• Grate e Lybeniqit, Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina (2010)
Kthimi ne te ardhmen: Agim Çavdarbasha

Kthimi në të ardhmën: Agim Çavdarbasha

Punë kuratoriale nga Albert Heta


11/3/2010 – 2/4/2010
Hapja: E enjtë, 11/3/2010, ora 19:00.

 

Kthimi ne te ardhmen: Agim Çavdarbasha ka të bëjë me të treguarit e një pune në një hapvsire tjetër, në një kohë tjetër dhe në rrethana të tjera.

‘Grate e Lybeniqit’ nga Agim Çavdarbasha (1944-1999), janë fytyra grash me vrima thellë të shpuara që u gjasojne syve të drejtuar në ty, e qe sot më bëjnë ta shoh 1997-tën tonë dhe pamjet e të tashmës.

‘Grate e Lybeniqit’ nga Agim Çavdarbasha për mua është një punë e vërtete, dedikuar Gani Bobit (1943-1995), mendimtarit të shquar, filozofit, sociologut, profesorit te Sociologjisë së Kulturës në Fakultetin Filozofik dhe në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës, si dhe një punë e veçantë arti që në vete mban plagët e popullit tonë.

Kjo punë është e drejtpërdrejtë në qëllimin e saj për ta kapur kohvn ashtu siç ishte – e vrazhdë, e pamëshirë, dramatike, morbide, e dhunshme dhe me vdekjen që na ishte gjithandej. Kjo punë nuk është as e bute e as paqësore. As s’kerkon ndihme e as s’është patetike në gjuhë. Kjo punë thjesht çirret dhe i flet popullit tonë.

Keto nuk janë thjesht gra që u është heqë turpi dhe të ndjekin drejt me sy, te çliruara për një çast prej zingjirëve të shoqërise sonë; këto janë gra që dëshmojne një ngjarje dhe na japin forcë për ta kujtuar kohën që lehtë e çojmë në harresë.


1997 ishte viti kur kjo punë u tregua për herë të parë në Prishtinë.
1997 shënon fillimin e fazës përfundimtare të implementimit të procesit të rezistencës së shpallur (n’art), të shndrruar në normalizim të gjendjes.

2010 është viti kur universitetet tona nuk janë më armë emancipimi.


Albert Heta, 8 mars 2010


‘Kthimi n
ë të ardhmën: Agim Çavdarbasha’ është pjesë e projektit ‘Kthimi në të ardhmën’ nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

‘Kthimi në të ardhmën: Agim Çavdarbasha’ implementohet në partneritet me Fondacionin ‘Agim Çavdarbasha’ dhe mbështet nga Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës se Kosovës, Galeria e Arteve e Kosovës, KTV, Rrokum dhe DZG.


P
ër më shumë infomata për  Agim Çavdarbashën dhe Fondacionin Agim Çavdarbasha mund të vizitoni web faqën zyrtare të Fondacionit http://cavdarbasha.org/