• BJCEM 2015
BJCEM 2015

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

Konkurs i hapur për pjesëmarrjen e artistëve nga Kosova në Bienalin e Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut Mediterranea XVII, No food’s Land – Milano after EXPO, Milano

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë shpallë Konkurs të hapur, si mekanizëm bazë për përzgjedhjen e artistëve të rinj nga Kosova për pjesëmarrje në Bienalin e Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut, No food’s Land – Milano after EXPO, që mbahet prej 22 tetori deri më 25 tetor 2015, në Milano, Itali.

Duke filluar prej vitit 1985 Bienali i Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheu mbahet çdo të dytin vit në qytete të ndryshme nëpër Mesdhe me fokus në artist dhe krijues të rinj. BJCEM është rrjet ndërkombëtar me më shumë se 70 anëtarë dhe partner nga Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika, përkrahja e të cilëve e bën këtë bienale të mundur dhe siguron pjesëmarrjen e artistëve prej vendeve të cilët ata i përfaqësojnë.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është institucioni partner nga Kosova i rrjetit BJCEM dhe Bienalit të Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheu.

Pjesëmarrja e artistëve në Bienalin e Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut Mediterranea XVII, No food’s Land – Milano after EXPO, Milano, Itali, është e hapur për artistët vizuel, filmbërësit, shkrimtarët, perforumesit, muzikantët, dizajnerët stilist, kuzhinjer nën moshën 35 vjecare (të lindur deri me 31 dhjetor te vitit 1980). Artistët duhet të prezentojnë një propozim specifik të ndërlidhun me konceptin.

Këtë vit Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë do t’i mbuloj tri fusha me pjesëmarrjen e artistëve nga Kosova: artet pamore, artet aplikative dhe muzika. 
Artet pamore, për të cilën miren parasysh të gjitha format e shprehjes vizuele, të realizuara me instumenete tradicionale ose të reja, digjitale ose analoge; nga artet aplikative janë marrë në konsiderim disiplinat në vijim: në arkitekturë, krijuesit do të mund të prezentohet me projekte të ndërtesave tw vendit, publike dhe hapësira private, punë konceptuale, qofshin ato të realizuara ose jo; dizajni vizuel: do të mund të prezentohet me projekte që e kanë qëllim dizajnin grafik dhe komunikimin vizuel; web dizajni: këtu mund të jenë të pranueshme projektet grafike, vizuele. Për projeket në muzikë, është e mundur të prezentohen kompozime origjinale and prodhime muzikore nga zhanret: Rock, Pop, Jazz, Folk / Etno, Contemporary, Digital / DJ ‘s, Muzikë elektronike.

Pjesëmarrja në konkurs është falas dhe e hapun për të gjithë krijuesit që janë qytetarë të Kosovës, pa marrë parasysh gjininë, përkatësinë fetare, shoqërore dhe politike. Artistët të cilët kanë marrë pjesë në më shumë se një edicion të më hershme nuk mund të aplikojnë për pjesëmarrje, përparësi do të kanë artistët të cilët për herë të parë marrin pjesë në këtë ngjarje. Aplikacioni dhe materialet shtesë duhet të dorëzohen në gjuhën angleze.

Konkursi do të mbyllet me 31 mars 2015, kur është edhe afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve.

Koncepti i Bienalit 2015
Procesi i të ushqyerit është një shkëmbim: diçka është e asimiluar dhe e konsumuar për të siguruar energji për të bërë diçka tjetër. Një cikël e cila mund të jetë e drejtë ose e gabueshme, varësisht për çka vendosë ose ke mundësi për të konsumuar. Edhe imagjinata funksionon në këtë mënyrë: duhet ushqyer dhe kujdesur, kultivuar, pastruar prej diçka që më nuk është e nevojshme. Përmes punës sonë si artist, ne e ushqejmë imagjinatën tonë dhe të tjerëve; mundemi atë ta largojmë, mund ta bëjmë të reflektoj, të konsideroj, ndjej; mund të mbjellim fara të cilat do të mbinë me kohë, duke krijuar bazën në të cilën gjeneratat e ardhshme do të ndërhyjnë; mund ta ndyshojnë pikën e shiqimit, të sigurojnë nxitje, propozojnë ndyshime.

Në vegëzat më poshtë mund të gjeni informatat e përgjithshme, konceptin kuratorial, dhe procedurat e përzgjedhjes të artistëve për pjesëmarrjen në Bienalin e XVII-të të Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheu. Infomatat për aplikimin mund të kërkohen në: info@stacion.org.

http://www.stacion.org/en/BJCEM-2015
http://www.bjcem.org/call-for-participation-mediterranea-x…/