• Announcement of the Winner of the Artists of Tomorrow Award 2022
Shpallja e fituesit të çmimit Artistët e së nesërmes 2022

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë vendimin e jurisë për finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2022.

Stacion – Qendra ër Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë vendimin e jurisë për finalistët e çmimit  e përbërë nga Anne Barlow, drejtoresha e TATE St Ives, Miljana Dunđerin, artiste, drejtore e qendrës private kulturore "Akvarijus", Laura Raicovich, shkrimtare, kuratore, Bernhard Rüdiger, artist, profesor në École Nationale des Beaux Arts, Driton Selmani artist, ka zgjedhur fituesin e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2022.

Juria ka lëshuar këtë deklaratë:

Juria u mblodh në Prishtinë nga 1 deri më 3 dhjetor për të përzgjedhur fituesin e çmimit Artistët e së nesërmes 2022.

Ne ishim të kënaqur që takuam secilën nga finalistët Mimoza Sahiti, Valdrin Thaqi dhe Agrina Vllasaliu dhe për të diskutuar për punën e paraqitur në ekspozitë.

Juria ishte e impresionuar nga mënyra se si finalistët zhvilluan idetë e tyre për ekspozitën dhe iu përgjigjën Klubit të Boksit dhe bashkëpunimit me ekipin kuratorial dhe ekipin e produksionit të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Secili artist prezantoi vizionin dhe qasjen e tij unike në ekspozitë që besojmë se do të vazhdojë të japë një kontribut jetik në praktikën e artit bashkëkohor në Kosovë dhe më gjerë.

Instalimi i pikturave të Mimoza Sahitit pasqyron një frymë të jashtëzakonshme artistike dhe estetikë thellësisht personale. Karakterizuar nga vizatimi jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe tekstura si bartës i gjesturës dhe psikologjisë, pikturat e saj komunikojnë kolektivisht një botë figurative surreale. Natyra instinctive, emocionale dhe reaktive e punës së saj buron nga një vend që duket kryesisht i pavetëdijshëm, ndoshta në kufi me art brut, ndërsa në të njëjtën kohë pasqyron një zë që është unik i saj. Duke transmetuar një zemërim të caktuar përmes vetë sipërfaqes së ngjyres, puna e saj reflekton një feminizëm të ashpër.

Tema në veprën e Valdrin Thaqit buron nga një kuriozitet dhe shtytje që ndihet urgjente dhe instinktive, por në procesin e krijimit të saj, ajo kalon nëpër një proces të përsosjes që përkthehet në një tërësi pune që është rigoroze dhe precize. Instalimet e tij të fundit janë shumë eksperimentale dhe juria u impresionua nga konsiderata e tij e thellë e takimeve të publikut me punën e tij, duke i pozicionuar fizikisht shikuesit që të angazhohen me format e paraqitura. Duke u mbështetur në referenca të shumta duke përfshirë artin, shkencën, teknologjinë dhe mitologjitë e ndryshme, përmes materialeve të panumërta praktika e tij kërkimore dhe artistike trajton çështje kritike të kohës sonë në aspektin post-natyror dhe post-njerëzor.

Vepra e Agrina Vllasaliut trajton në mënyrë prekëse pozicionin e saj si artiste e diasporës përmes fotografisë, skulpturës dhe instalacionit. Duke parë nocionet e shtëpisë dhe identitetit përmes një lenteje feministe dhe kritike, instalimi në këtë ekspozitë është shumë personal për sa i përket përvojës së saj dhe përfshirjes së referencave vizuale specifike kulturore. Në të njëjtën kohë, në trajtimin e nocioneve të zhvendosjes, tjetërsimit, traumës dhe dëshirës për të sfiduar traditat dhe qëndrimet që përcillen edhe nga diaspora, ajo trajton çështje universale që kanë kapacitetin për t'u lidhur me përvojat e shumë njerëzve.

Duke marrë parasysh kriteret e përzgjedhjes që janë: portofolet artistike, arritjet dhe ekspozitat e mëparshme dhe aktuale, intervistat dhe potenciali i demonstruar, diskutimi i jurisë mori parasysh të gjitha këto pika, duke njohur diversitetin e pikave të forta të secilit prej artistëve në lidhje me këto kritere. Ky ishte një nga proceset më të vështira të përzgjedhjes deri më sot, pasi juria mendonte se në fuqinë e veprave në ekspozitë, të gjithë artistët kishin merita të posaçshme.

Në vijim të kësaj analize, pas shumë shqyrtimeve, juria vendosi që çmimin t'ia ndajë Agrina Vllasaliut. Juria mendoi se rezidenca në Nju Jork do t'i mundësonte Agrinës të ndeshej me perspektiva të reja që do të ishin shumë të dobishme në një moment kritik në zhvillimin e saj dhe në lidhje me temën që ajo po eksploron.

Agrina Vllasaliut i urojmë shumë suksese në Nju Jork dhe në të ardhmen. Dëshirojmë t'i urojmë të gjithë finalistët e këtij viti dhe të inkurajojmë shumë Mimoza Sahitin dhe Valdrin Thaqin dhe të gjithë artistët nën 35 vjeç që punojnë në Kosovë, që të vazhdojnë përkushtimin e tyre në praktikën e tyre dhe të konsiderojnë seriozisht aplikimin për çmimin 2023.

+

Anëtarët e jurisë së çmimit „Artistët e së nesërmes” 2022:
Anne Barlow, Miljana Dunđerin, Laura Raicovich, Bernhard Rüdiger, Driton Selmani.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon të gjithë artistët që kanë aplikuar për çmimin “Artistët e së nesërmës” 2022, për punën e tyre të vazhdueshme dhe bashkëpunimin.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon jurinë për punën dhe bashkëpunimin.

Çmimi “Artistët e së nesërmës” organizohet nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
Çmimi Artistët e së nesërmes 2022
9/11/2022 – 10/12/2022

Artistët: Mimoza Sahiti, Valdrin Thaqi, Agrina Vllasaliu
Fituese e çmimit Artistët e së nesërmes 2022: Agrina Vllasaliu

+

Mbështetësit kryesorë të çmimit “Artistët e së nesërmës” 2022 janë Trust for Retual Understanding (TMU), Komuna e Prishtinës, x-print, DZG, SYRRUSH dhe Vidasus

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
Çmimi Artistët e së nesërmës 2022
Artistët: Mimoza Sahiti, Valdrin Thaqi, Agrina Vllasaliu
Puna kuratoriale: Albert Heta dhe Vala Osmani
Arkitektura e ekspozitës: Vala Osmani
Foto dokumentimi: Alban Nuhiu
Poster: DZG