• Branislav Dimitrijević: AGAINST ART – Goran Djordjević, 1979-1985
Branislav Dimitrijević: Against Art - Goran Djordjević, 1979-1985
Shkolla Verore si Shkollë
26 korrik - 9 gusht, 2015

Programi Publik
E shtunë, 1 gusht 2015, ora 21:10

Branislav Dimitrijević: AGAINST ART – Goran Djordjević, 1979-1985

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku Prishtina
Republika e Kosovës

AGAINST ART (kundër artit) është dashur të jetë emri i ekspozitës së Goran Djordjević, e mbajtur në janar, 1980, në Qendrën Kulturore të Studentëve në Beograd. Por kuratori i galerisë vendosi se ky titull ishte shumë provokativ ose dëmtues për punën e galerisë, kështu që vetë artisti në fund vendosi ta quante projektin e tij Ekspozita. Mirëpo, në anën e pasme të ftesës ishte e shkruar: Punimet në këtë ekspozitë nuk janë punime arti. Ato janë vetëm qëndrim ndaj artit. Ose, më saktësisht, janë qëndrim kundër artit. Mendoj se ky është pa dyshim momenti i fundit për ta larguar maskën e lirisë dhe humanizmit nga arti, që të zbulohet fytyra e vërtetë e tij, fytyra e një shërbëtori besnik e të përulur.
Kjo ishte koha kur Goran Djordjević vuri në dyshim ekskluzivitetin e narrativave tradicionale të artit, por edhe rolin e luajtur nga “praktika e re artistike“ që përfshin shumë variante të artit konceptual të viteve '70. Pas “zhgënjimit“ me iniciativën për International Strike of Artists më 1979, dhe pas rikonsiderimit të natyrës „ikonoklastike“ të artit konceptual, Djordjević filloi të përdorte një strategji tjetër për “luftën kundër artit ku mjet është vetë arti“: kopjen.
Prej vitit 1985 kanë ndodhur një numër ngjarjesh që janë lidhur me Goran Djordjević (International Exhibition of Modern Art më 1986, Salon de Fleurus në New York in the 1990s, Kunsthistorisches Mausoleum hapur në Beograd, dhe shumë të tjera), ku substanca e dendur teorike e kopjes zbulohet në shumë tregime e kontekste. Synimi i prezantimit është të hidhet pak dritë mbi punën e Goran Djordjević para vitit 1985, ashtu që të tregohet një gjenealogji e një fushe specifike dhe aktivisht “periferike“ të artit.
Dr. Branislav Dimitrijevic është profesor i Historisë dhe Teorisë së Artit në shkollën për Art dhe Dizajn dhe në Nova Academia në Beograd. Ai poashtu ligjëron në kursin për Praktikë Kuratoriale në Universitetin e Arteve të Beogradit, (në programin Erasmus). Fusha kryesore e hulumtimeve të tij historike është arti vizual, Pop kultura dhe filmi në Jugosllavinë socialiste. Si kurator, ai eksploron “specifikat e lokacionit” and “narracionin fizik” në artin bashkëkohor dhe politikat e ekspozimit. Projektet e tij kuratioriale përfshijnë: Murder1 (CZKD, Beograd, 1997), Konverzacija (MOCAB, 2001), Situated Self: Confused, Compassionate, Conflictual (Muzeu i Qytetit në Helsinki; MOCAB, 2005), Breaking Step – Displacement, Compassion and Humour in Recent Art from Britain (MOCAB, 2007), FAQ Serbia (ACF, New York, 2010), No Network (D0 Nuclear bunker, Konjic, Bosnje, 2011), etj.
Në njëzet vitet e fundit ai ka shkruar dhe edituar shumë libra dhe katalogë, përfshirë: On Normality: Art in Serbia 1989-2001 (MOCA Beograd, 2005), Good Life: Physical Narratives and Spatial Imagination (Qendra Kulturore në Beograd, 2012) dhe së fundi Goran Djordjević - Against Art (MOCA Beograd, 2014). Prej vitit 2014 ai shkruan rregullisht mbi çështje politike dhe kulturore për portalin “Peščanik” (http://pescanik.net/author/branislav-dimitrijevic/).
Dimitrijevic mban titullin MA në Histori dheTeori të Artit nga Universiteti i Kentit (BM), dhe titullin PhD në Studime Kulturore Interdiciplinore nga Universiteti i Arteve në Beograd, për temën mbi shfaqjen e kulturës konsumatore në Jugosllavinë socialiste.

Tekste të zgjedhura në dispozicion në: https://independent.academia.edu/BranislavDimitrijevic