Nita Luci në Shkolla Verore si Shkollë 2018
27 korrik, 2018, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit
Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Drejtësia Kognitive: De-centralizimi i Zhvillimit Pjesëmarrës përmes Artit në Kosovë” nga Nita Luci pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.
Në vitin 2015, Haveit, një grup artistik feminist i katër artisteve nga Prishtina, performuan një intervenim direkt në të ashtuquajturën e domosdoshme të kulturës shqiptare, përkatësisht traditën e saj të ligjit zakonor. Në një video performancë, artistet derdhin miell mbi një kopje të Kanunit, një tekst i kodifikuar i ligjeve zakonore, duke e shpërndarë atë me një t’holluese mbi kopjen e librit. Tager, titulli i veprës artistike, është një performancë e punës së grave rreth vazhdimit të dominimit patriarkal të lidhjeve socio-kulturore. Si e tillë, ajo përfaqëson një nga seritë e sfidave estetike dhe politike të ideologjisë gjinore ekzistuese në Kosovë, dhe globalisht. Megjithatë, praktikat sociale të Kanunit gjithashtu përfaqësojnë një njohuri e cila nganjëherë e ka vendosur shoqërinë kosovare drejt modernitetit, ndërsa në herët tjera e ka definuar “prapambeturinë” e saj. Në këtë aspekit, ky punim trajton konceptin e drejtësisë kognitive si princip i trajtimit të barabartë të të gjitha formave të diturisë. Një propozim i tillë shkon përtej kritikës në pretendime shkencore në universalitet, dhe specifikisht trajton zhvillimin si një formë e dhunës së ushtruar mbi mënyrat e njohjes, çoftë përmes shtetit, shtetit multishtet ose akterëve joqeveritarë. Nga ky koncept nxjerrim, pa e pohuar një relativizëm kulturor normativ, me qëllim të theksimit të asimetrive strukturore që pozicionojnë artikulimet dhe repertorët estetik.
Ne argumentojmë se artikulimet estetiko-politike përshkojnë shoqërinë Kosovare, përderisa shteti dhe burimet financiare ndërkombëtare dhe, ndonjëherë kërkesat politike konfliktuoze, ndikojnë metodat dhe rezultatet e praktikave të bazuara artistike. Përkatësisht, ky punim synon të paraqesë lidhjet, mobilitetin dhe shkëmbimin, si dhe divergjencat, rigjiditetet dhe praktikat përjashtuese përbrenda qendrës dhe periferisë në dhe përtej Kosovës. Bazuar në hulumtimet etnografike dhe në veprimet pjesëmarrëse, ne bëjmë një krahasim të koncepteve dhe praktikave përmes të cilave qendrat rinore institucionale të pavarura, artistike dhe të financuara nga shteti i qasen rinisë së pafavorizuar. Ne argumentojmë se këto dhe pyetje të tjera, kërkojnë reflektim në mënyrat se si kontigjentet historike kanë formësuar praktikat, konceptet dhe politikat themelore të punëve të tilla.
Nita Luci (PhD në Antropologji - Universiti në Miçigan, Ann Arbor) është ligjëruese në departamentin e Antropologjisë, Sociologjisë dhe Artit Bahkëkohor në Universitetin e Prishtinës. Fusha e saj e hulumtimit përfshin tema të gjinisë dhe burrërisë, lëvizjeve shoqërore dhe politike, shteti dhe post-socializmi, nacionalizmi, arti bashkëkohor, intervenimet ushtarake, kujtesa dhe dhuna. Në vitin 2013 ajo ka bashkëthemeluar programin universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, UP, të cilin ajo momentalisht e bashkëudhëheq. Në vitin 2013 ajo ka qenë hulumtuese e ftuar në Institutin për Hulumtime Gjinore në Kolegjin Dartmouth. Përtej angazhimeve të saj universitare ajo poashtu shërben në bordet e një numëri organizatash të shoqërisë civile në Kosovë me fokus mbi gjinitë, LGBT, dhuna e bazuar në gjini, hulumtim dhe aktivizëm. Publikimet e përzgjedhura: The Making of Citizenship Against Corruption in Kosovo: Protest, Lies, and the Public Good (Edward Elgar, 2016); “Our men will not have amnesia”: Civic Engagement, Emancipation, and Gendered Public in Kosovo (bashkë-autore me Linda Gusia, CEU Press 2014); Un/welcomed Guests: NATO Intervention in Kosova (Routledge, 2011); Events and Sites of Difference: Mark-ing Self and Other in Kosovo (bashkë-autore me Predrag Markovic, Ashgate 2009); Superfluity: Cultural Policies and Contemporary Art (2008); The Politics of Remembrance and Belonging: Life Histories of Albanian Women in Kosova (bashkë-autore me Vjollca Krasniqi, 2006); Transitions and Tradition: Constructions of Gender, Nation and Family in Kosova (LitVerlang 2005); Das Schweigen der Frauen: Genderkonstruktionen und Genderdynamiken in Kosova vor und nach dem Krieg (Lit-verlang, 2004); Endangering Masculinity in Kosovo: Can Albanian Women Say No? (2002).