Kursi 10: Serious Immobilities (Workshop Version)
Udhëhequr nga Ari Benjamin në bashkëpunim me Sandhya Daemgen
30 Korrik – 2 Gusht, 2018
Përshkrimi i shkurtë i kursit:
Punëtoria përdor performancën Serious Immobilities (2013) të Meyer si dhe kompozimet e tij muzikore si pikënisje. Fokusi do të përqëndrohet në materiale vokale të mësimit dhe improvizimit si grup, lëvizjes në hapësirë dhe hulumtimit të marrëdhënieve mes përformuesit dhe publikut në kontekst të kohëzgjatjes së performancës. Dita e parë do të kalohet duke punuar bashkarisht si grup. Dita e dytë do të jetë e hapur si performancë ndaj publikut i cili do të ketë mundësinë t’i bashkohen lëvizjes, punës vokale dhe improvizimit. Kjo punëtori favorizon “të bërit” kundrejt të diskutuarit dhe përballet me punën e kohëzgjatjes vokal – trup duke luajtur me set-e dhe materiale të improvizuara si dhe duke de-konstruktuar dinamikën e ushtrimit të përformancës. Do të tentohet të krijohet një punëtori e natyrës instalacion – performancë grupore me të gjitha aktivitetet që ndodhin në Shkolla Verore si Shkollë. Performuës të avancuar të të gjitha niveleve janë të mirëseardhur, nuk kërkohet përvojë paraprake muzikore, por gatishmëria për këndim dhe lëvizje janë të domosdoshme.
Biografitë
Ari Benjamin Meyers (1972, SHBA) jeton dhe punon në Berlin. Meyers është trajnuar si muzicient klasik, kompozitor dhe dirigjent pranë Juilliard School, Universiteti Yale dhe Instituti Peabody. Punimet e tij si artist siç janë Kunsthalle for Music (2018), Symphony 80 dhe Solo for Ayumi (që të dyja gjatë vitit 2017), hulumtojnë strukturat dhe proceset në kompozimin muzikor dhe lidhjen mes performuesit dhe audiencës. Praktikat e ndryshme të tij përfshijnë krijimin e performancave muzikore për skenë dhe hapësira ekspozuese. Ai ka bashkëpunuar me artistë si Tino Sehgal dhe Dominique Gonzalez-Foerster; bende muzikore si Einstürzende Neubauten dhe Chicks on Speed; dhe ansamblet klasike përfshirë Bavarian Radio Symphony Orchestra dhe Hong Kong New Music Ensemble.
Punimet e tij të fundit janë shfaqur në Witte de With (2018), Bienalja e 14-të e Lion-it, Francë (2017); Spring Workshop, Hong Kong (2017); Lenbachhaus Mynhen, Gjermani (2017); Hamburger Bahnhof, Berlin, Gjermani (2016); Muzeu i Artit Modern, Varshavë, Poloni (2016); KW Instituti për Art Bashkëkohor, Berlin, Gjermani (2015).
Sandhya Daemgen është performuese dhe koreografe e bazuar në Berlin. Ajo është e interesuar në ide që hulumtojnë realitetin multi-dimensional të përditshmërisë, duke përdorur muzikën/vokalin, metoda shkenco-fiktive dhe interaksion personal dhe shoqëror. Ajo mban titullin në Teori Kulturore nga Universiteti Wesleyan University në SHBA dhe në Vallëzim, Kontekst dhe Koreografi nga Hochschulübergreifendes Zentrum Tanz në Berlin. Pjesët e saja më të shquara janë: Alter Ego (2014, Berlin), The Listening Party Experiment (2015, Berlin), What’s That Noise (2015, Berlin), dhe This is Not the Omega (2016, Amsterdam). Që prej vitit 2011 ajo punon afër me Tino Sehgalduke duke performuar pjesë të ndryshme si dhe emra të tjerë si Ari Benjamin Meyers, Alexandra Pirici, Kat Valastur dhe Arcade Fire. Së fundmi ajo ka punuar përkrah Ari Benjamin Meyers për të prodhuar Kunsthalle for Music tek Witte de With (2018, Roterdam) si dhe me ansamblin Hong Kong New Music Ensemble për të prezentuar krijimin e fundit Litany and Rapture brenda kontekstit të solo ngjarjeve tek Spring Workshop, Hong Kong.