• Çmimi “Artistët e së nesërmes” 2016
Kriteret për aplikim

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është i krijuar për artistët e rinj deri në moshën 35 vjeçare.

Në konkursin dhe garën për Çmimin “Artistët e së nesërmes” 2016, mund të marrin pjesë artistët individual dhe artistët që punojnë në grup, puna e të cilëve i plotëson kriteret e Çmimit “Artistët e së nesërmes”.

Programi i qëndrimit rezidencial mund të pranojë vetëm një artist për secilin shtet, brenda një viti.

Aplikuesit për Çmimin “Artistët e së nesërmes” duhet të kenë qenë aktiv si artist në Kosovë gjatë së paku 3 viteve të fundit, të kenë 3-5 projekte - vepra referencë, dhe të kenë marrë pjesë në ekspozita të organizuara në institucione të artit, si galeri, qendra arti, muze, ose të kenë krijuar punë në hapësira publike.

Artistët që nuk kanë nënshtetësi kosovare duhet të jenë të njohur për kontributin e tyre në zhvillimet në skenën e artit në Kosovë në 3 vitet e fundit, dhe zhvilimi i tyre artistik duhet të ketë lidhje të konsiderueshme me Kosovën.

Artistët emigrantë duhet të jenë pjesë të komunitetit artistik të vendit dhe që kanë ekspozuar rregullisht në Kosovë së paku gjatë 3 viteve të fundit.