• Konkursi për çmimin Artistët e së nesërmes 2023
Konkursi çmimi AeN 2023

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë thirrjen për propozime për Çmimin Artistët e së nesërmes 2023 – për artistë të rinj nga Kosova.

Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet në bashkëpunim me Residency Unlimited në Nju Jork dhe mbështetet bujarisht nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork.

Afati i fundit për aplikim për çmimin është 1 tetor 2023.

Artistët që punojnë në artin bashkëkohor, duke përfshirë mediat eksperimentale, video, instalacion, performancë, fotografi, pikturë, skulpturë, grafikë dhe vizatim inkurajohen të aplikojnë. Artistët nuk kanë të drejtë të aplikojnë me punë në artet aplikative, si dizajni, teatri, vallëzimi dhe filmi.

Tre finalistët e përzgjedhur për çmimin Artistët e së nesërmes 2023 do të shpallen jo më vonë se data 8 tetor 2023.

Ekspozita e tre finalistëve do të hapet më 8 nëntor 2023.
Fituesi i çmimit Artistët e së nesërmes 2023 do të shpallet më 3 dhjetor 2023.

Fituesit do të shpërblehet me rezidencë artistike dy mujore në Nju Jork, SHBA, në Residency Unlimited (http://residencyunlimited.org/) në qershor/korrik 2024 dhe do t’i ofrohet realizimi i një ekspozite personale në kuadër të programit vjetor të Stacion – Center. për Art Bashkëkohor Prishtinë në 2024/2025.

Nëse angazhime të tjera e pengojnë artistin të marrë pjesë në rezidencën në Nju Jork brenda kornizës kohore të parashikuar, ai/ajo/ata duhet të konsiderojë aplikimin për çmimin në edicionet e ardhshme.

Procesi i aplikimit
Aplikimi për çmimin Artistët e së nesërmes 2023 bëhet online, përmes plotësimit të formularit të aplikimit dhe dërgimit të dokumentacionit të kërkuar përmes formularit të aplikimit në ueb faqen e Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Procesi i përzgjedhjes
Tre finalistët dhe fituesi i çmimit Artistët e së nesërmes do të përzgjidhen nga juria e çmimit Artistët e së nesërmes 2023, e nominuar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Anëtarë të Jurisë së çmimit Artistët e së nesërmes 2023 janë Julieta Aranda, Miljana Dunđerin, Driton Selmani, Alper Turan dhe Agrina Vllasaliu.

E drejta për t’u zgjedhur
Çmimi është i dedikuar vetëm për artistë deri në 35 vjeç.
Të drejtë për të aplikuar në çmimin Artistët e së nesërmes kanë artistë individualë dhe artistë që punojnë në grupe që plotësojnë kriteret e çmimit. Programi i rezidencës në SHBA mund të mbështesë vetëm një artist individual për çdo vend, edhe nëse fituesit janë artistë që kanë aplikuar si grup.

Aplikuesit duhet të kenë qenë aktiv si artist së paku gjatë 3 viteve të fundit në Kosovë, të kenë 3-5 projekte të dalluara dhe të kenë ekspozuar në institucione të artit si galeri, qendra arti, muze apo hapësira publike.

Artistët që nuk kanë nënshtetësi kosovare duhet të jenë të njohur për kontributin e tyre në zhvillimet në skenën e artit në Kosovë në 3 vitet e fundit, dhe zhvilimi i tyre artistik duhet të ketë lidhje të konsiderueshme me Kosovën.

Artistët emigrantë duhet të kenë njohuri për tendencat dhe zhvillimet artistike të vendit dhe të kenë ekspozuar në Kosovë në 3 vitet e fundit.

Mbështetësi kryesor i çmimit Artistët e së Nesërmes 2023 është Trust for Mutual Understanding (TMU). Çmimi Artistët e së Nesërmes 2023 mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës.
Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve të bashkëpunimit për Çmimin Artistët e së Nesërmes 2023 do të shpallet në kohën e duhur.