• Kursi 6: This is a Painting Class
Kursi 6: This is a Painting Class

Kursi 6: This is a Painting Class 
Udhëhequr nga Felix Gmelin
23 Korrik – 1 Gusht, 2018


Përshkrimi i shkurtë i kursit:
Ky është një kurs për pikturë që ju nxjerr nga praktika e juaj e zakonshme. Bazohet në hulumtime individuale, ligjerata të shkurta, eksperimente të shpejta praktike dhe diskutime të dy anshme për çfarë mund të jetë për ne piktura dhe çfarë do të thotë për neve sot. Është për atë se si behën veglat relevante dhe si posedohet gjuha për të komunikuar ndjenja personale dhe dëshira.

Një klasë për pikturë që ekzaminon se si rrëfimi dhe politikat e identitetit mund të lëvizin pikturën në drejtime të reja. Politikat e identitetit dhe rrëfimi zhvillojnë narracione të pazakonshme në pikturë, sot. Artistët si Anna Boghiguian, Lubaina Himid, Tala Madani dhe Kerry James Marshall bëjnë punë magjepëse duke rrëfyer tregime të harruara apo të fshehta nga diskursi dominant. Në Akademinë e Arteve në Vienë profesor Ashley Hans Scheirl sot ofron klasa në “Pikturë Kontekstuale” duke promovuar: tema “trans” dhe praktika si Queer, Trans-Media, Zhanre-Trans, dhe Transgjinor. Si pasojë edhe feminizmi lëviz pikturën sot. Kjo për shkak që Feminizmi ka qenë diskursi që ka nisë një diskurs të ri në gjuhë dhe politikë.

Një klasë për pikturë që është për rrëfimin – si të artikulojmë ëndërrat, kujtimet, përrallat, dhe përvojat subjektive. Synon të zhvilloj tregime dhe artikulime që konsiderojnë se si lidhen me medium dhe gjuhën që e zgjedh. Ne si instruktorë do të ndajme ekspertizën tonë, dhe do të diskutojmë se si forma ndjek funksionet e pjesëmarrësve.

Tregimet janë të fuqishme: ato krijojnë kombe, institucione, religjione, disident, frikë dhe rebelim, por gjithashtu mund të ndërtoj dhe rrënoj familje. Shoqëria e mediave bën që informacioni të udhëtoj shpejtë, por vetëm tek disa prej neve që zhvillojmë tregimet tona. Ne do të ju ndihmojm të zhvilloni tregimet e juaja, dhe të diskutoni se si një tregim gjithmonë shtrihët në një tjetër. Ne jemi kurreshtar të mësojmë se si të merrem më tregimet e juaja.

Kjo është një klasë për pikturë, që do të filloj ekzaminimin e shembujëve historik të narracioneve në pikturë. Më pas, në një punëtori lozonjare ku do të ketë detyra të shpejta, ne do të zhvillojmë projekte me mjete të thjeshta. Ne synojmë të gjejmë rrugë për të zhvilluar dhe për të artikuluar projektet e juaja individuale, nëpërmes trajnimeve individuale dhe grupore, si dhe inkurajimin e zhvillimit në të ardhmën.


Biografia
Felix Gmelin jeton dhe vepron në Oslo. Ai ka studiuar në Institutin Mbretëror të Artit/Kungl. Konsthögskolan në Stockholm (1983—1988) dhe aktualisht punon si profesor për art bashkëkohor në Akademinë Kombëtare të Artit në Oslo si dhe ligjeron në Akademinë Ndërkombëtare të Artit në Palestinë. Në vitin 2010 Gmelin shpërblehet me çmimin “Carnegie Art Award” për një nga veprat që pothuajse ishte një kërkim arkeologjik politik dhe shoqëror të shtrirjes të së prekshmes dhe të shprehurit të pikturës. Një tematikë kyçe në performancat e hershme artistike, Gmelin rikthehet në fushën e veprimit, me një vepër komplekse që konsideron “prekjen” piktoreske duke kaluar nëpër media të filmit, pikturës dhe imazhe të shtypura.

Ekspozitat individuale të Gmelin janë PORTIKUS, Frankfurt a.M; Malmö Konstmuseum dhe Gasworks, Londër; Galerie Nordenhake, Stockholm; Milliken Gallery, Stockholm; Annet Gelink Gallery, Amsterdam; Vilma Gold, London dhe maccarone inc., New York, përfshirë prezentimet solo në Premier | Art | Basel dhe në Frieze Art Fair. Ka marrë pjesë në ekspozita kolektive si në Bienalen e 50-të të Venedikut të kuruar nga Francesco Bonami dhe Daniel Birnbaum; Bienalja e 52-të e Venecias e kuruar nga Robert Storr; Bienalin Berlin 4 të kuruar nga Maurizio Cattelan, Massimiliano Gioni dhe Ali Subotnick si dhe October Salon 2006 në Beograd të kuruar nga Barbara Heinrich dhe René Block.