• STEALTH.unlimited
STEALTH.unlimited: Prej Venedikut deri ne Tirane

Prezentim dhe diskutim
Ana Dzokic dhe Marc Neelen (STEALTH.unlimited)

E marte, 7 korrik 2009, ora 20:00.

Prej Venedikut deri ne Tirane - zjarri dhe qeshtjet tjera 'qe po digjen'

Vitin e kaluar ne Bienalen e Arkitektures ne Venedik, STEALTH.unlimited (Ana Dzokic dhe Marc Neelen) dhe Saskia van Stein nga Institutit i Arkitektures i Holandes ishin kuratore te Pavilionit Holandez me projektin 'ARCHIPHOENIX ­ Fakultetet e Arktitektures'.

Pergjegjja e tyre ne temen e gjere 'Atje..: Arkitektura pertej ndertesave' ka fillu me djegien ne flake te Fakultetit te Akitektures ne Delft (Maj, 2008). Ne kete rast, ne vend se te mendohej per nje ekspozite, Pavilioni Holandez eshte kthy ne skene per hulumtim dhe kerkim dhe ne platforme per debat, duke u perqendruar ne fakultetet e arkitektures ­ ne kuptim te kapacitetit, fuqise dhe mundesive te shumefishta qe ato kane.

Per nje jave, projekti pati mundesine te angazhoje nji rrjet te madh te arkitekteve dhe profesionisteve te tjere te perfshire ne nje shkembim te drejtperdrejt ose si foles, intervistues apo moderator. Pjesemarresit ishin pjese e praktikave te reja, veshtrues kritik kulturor dhe deri te ekspertet ne dizajn. Struktura hapsinore e pavilionit ndryshonte ne baza ditore per te akomoduar rrjedhen e aktiviteteve dhe
njesine per editimin e video materialeve aty per aty dhe prodhimit te librave. Deri sa pavijoni kishte rolin e 'shkolles'se perkoheshme, permbajtja e prodhuar synonte te behej planprogram imagjinar per
arkitekture, pertej ndarjes ne edukim dhe praktike.

Ne Stacion ­ Qendra per Art Bashkekohor Prishtine, Ana Dzokic dhe Marc Neelen do te flasin per pervojen ne Venedik dhe gjithashtu do te paraqesin tema dhe qeshtje te cilat do te lidhen me kontributin e tyre si
bashke-kurator ne Bienalen Nderkombetare te Artit Bashkekohor te Tiranes, e cila do te hapet ne shtator te ketij viti. Kete vit, per here te pare Bienalja do te paraqes nje perqendrimin ne prodhimin hapesinor ne qytetet ne rajon, nen kushtet neo ­ liberale, dhe gjendjen e tyre si nje jehone e fuqive globale.

Ana Dzokic dhe Marc Neelen bashkepunojne qysh nga viti 2000 ne STEALTH.unlimited, pune e vendosur ne mes te Roterdamit dhe Beogradit. Projektet e ty rmerren me nderlikushmerine dhe jo-konsistencen e qytetit bashkekohore, si Wild City (Beograd), Urban Catalyst (Amsterdam), Challenging the Conservative Brain (Kunstverein Minhen), Cut for Purpose (Museum Boijmans van Beuningen, Roterdam), Lost Highway Expedition ('Ballkani Perendimor').


Ne punen e tyre, ndryshimi i perspektivave, prej artit vizuel, hulumtimit urban, intervenimit hapesinor deri ne aktivizmin kulturor, jane nje element kyq. Duke krijuar pajisje te cilat mund te marrin formen e nje intervenimi specifik ne nje hapsire fizike, nje rast per shkembim te diturise, por gjithashtu edhe si nje pjese softwar-i, ata krijojne rrethana testuese per te provuar krijimin e perbashket ne hapesirat urbane dhe kulturore.

http://www.stealth.ultd.net/
http://tica-albania.org/TICAB/