• Pasojat. Ndërimi i pejsazhit kulturor

The AFTERMATH. Changing Cultural Landscape (Pasojat. Ndërimi i pejsazhit kulturor) është projekt ndërkombëtar, hulumtimi i parë rajonal dhe platforma kuratoriale e themeluar për t’i identifikuar dhe artikuluar tendencat kryesore brenda fushës së fotografisë bashkëkohore në raport me mjedisin e tanishëm. Me pjesëmarrjen e organizatave partnere nga ish-Jugosllavia, ky projekt përfaqëson një hulumtim të zgjeruar të efektit të ndryshimeve të mëdha shoqnore në imazhin e mjedisit fizik dhe mental, dhe rrjedhimisht, edhe në të shprehurit e një numri artistësh që punojnë brenda fushës së fotografisë së angazhuar artistike.

Aftermath paraqet një metaforë për pasojat e ngjarjeve trazuese dhe shenjimin e tyre në mjedisin fizik dhe në jetën e përditshme shoqërore.

 

Përmes përpjekjeve të tyre kreative, artistët pjesëmarrës ju adresohen efekteve të ndryshme të proceseve tranzitore që pakushtimisht dhe brutalisht e ndërruan jetën e individit, qoftë luftërat brutale të 1990-ave dhe konsekvencat e tyre direkte dhe indirekte, qoftë ndërrimet radikale ekonomike që patën ndikim të rëndësishëm në mjedisin e përgjithshëm, apo të lidhura drejt për së drejti me vlerat e reja shoqërore.

Përshkak të shtrirjes së vet kohore, Aftermath ofron një konfrontim interesant të reflektimeve dhe shprehjeve artistike të gjeneratave të ndryshme, që ose përjetuan periudhën para shpërbërjes së shtetit të përbashkët, ose që dalin prej një konteksti plotësisht të ri shoqëror.

 

Një periudhë 20 vjeçare është mjaft e shkurtër për ta ruajtur kujtesën historike; kështuqë, me shumicën e artistëve, situata e re është gjithmonë disi e ballafaquar me kujtesën e së kaluarës së afërt. Pika fillestare e veprave të ekspozuara është pra, relacioni në mes të vjetrës dhe të resë, regjistrimi i ndrrimeve graduale brenda një vendi dhe hapësire individuale dhe efektin e ideologjive në një mjedis të gjerë shoqëror dhe fizik

AFTERMATH është një projekt bashkëpunuës i shtat organizatave partner nga shtetet e ish-Jugosllavisë dhe CRAF Spilimbergo; është e përkrahur nga komuna Pordenone dhe European Cultural Foundation (BIFC).