• Sonja Radaković në Shkolla Verore si Shkollë 2019
Sonja Radaković: Gangbang
Sonja Radaković në Shkolla Verore si Shkollë 2019
21 gusht, 2019, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
5 - 21 gusht, 2019

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Gangbang” nga Sonja Radaković, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019.

Performanca Gangbang përmban një krevat dopio, një artiste femër gjysmë të zhveshur dhe audiencën e ftuar për të marrë pjesë në fotosesione një nga një. Ajo ka një rrjedhë të pashmangshme e cila varet nga atmosfera dhe situata aktuale.
Kur u krijua për herë të parë në vitin 2014, performanca u përdor si një koment tallës për fenomenologjinë e ndërhyrjeve sociale dhe mënyrat me të cilat fitohet reputacioni në skenën e artit. Përveç që është një platformë brohoritëse për argëtimin e të ftuarve këtë shfaqje paraqet pozicionin jo të përhershëm të artistit dhe idenë e pavlefshme të njëjësitetit të saj. Kjo performancë zhvendos perspektivën nga autori tek audienca duke vënë në plan të parë fuqinë e lidhjes dhe të rrjetëzimit.

CV për Qira
Sonja Radaković, evropiane 30 vjeçare, balerinë rekreative, mësuese e artit, shumë e arsimuar dhe krijuese. Lëkurë të bukur e të lëmuar, rrezitje të lehtë, trup i mëndafshtë dhe gjendje e përsosur shëndetësore dhe ende në dukje rinore. Profesionale, e sofistikuar, elegante dhe fleksibile. E përshtatshme dhe e disponueshme për çdo rast arti. Diskrecioni është i garantuar. Vetëm kërkesa serioze ju lutem.

Sonja Radaković është artiste vizuele që ekspozon në mënyrë aktive që nga viti 2007. Ajo ka marrë pjesë në një numër të madh të ekspozitave dhe projekteve të pavarura dhe grupore në Serbi dhe jashtë. Ajo ka diplomuar në shkallën Bachelor (2012) dhe Master (2014) në pikturë në Akademinë e Arteve në Novi Sad, Serbi. Për më tepër, ajo aktualisht është regjistruar si kandidate për doktoraturë në departamentin e Arteve të Bukura, ku punon si asistente e profesorit në lëndët Pikturë dhe Wall Paintig. Asaj iu dhanë disa bursa nga Fondi për Talentë të Rinj të Republikës së Serbisë, (Ministria e Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Serbisë) dhe mori çmime për pikturë. Dy vjet më parë, Sonja kreu një semestër në Spanjë si PhD Erasmus & studiuese në Akademinë e Arteve të Bukura në Granada. Në veprën e saj artistike Sonja përdor trupin e saj dhe të njerëzve të tjerë si mjet manipulues, merr një rol të dëshirueshëm shoqëror dhe ekzaminon pozicionin e saj shoqëror dhe artistik në kufirin e moralit, shijes dhe vendosmërisë. Që nga viti 2013 ajo është e angazhuar në mënyrë aktive në performancë dhe rutinë klasike të baletit. Përveç arteve, ajo është e përfshirë në aktivitete sportive e artistike humanitare dhe mbledhje fondesh që ndihmuan në rindërtimin e shtëpisë në vendbanimin lokal Romëve në Beograd.