• Shkolla Verore si Shkollë 2015
Shkolla Verore si Shkollë 2015
Shkolla Verore si Shkollë
26 Korrik - 9 Gusht, 2015
Afati për regjistrim 20 Korrik 2015.

Shkolla verore si shkollë (SSAS) është një udhërrëfyes dhe një ndërhyrje, e stacionuar në Prishtinë, e dizajnuar për të bashkuar dhe shpërndarë njohuri kritike të prodhuar nga profesionistë të zgjedhur, për eksplorimin dhe përgjigjen ndaj sfidave relevante të sotshme, modelet e reja dhe mundësitë në arsimin dhe bashkëpunimin artistik.

Ligjëruesit në SSAS janë: Asistenti teknik i Muzeut të MoAA, Branislav Dimitrijeviç, Martin Fritz, Felix Gmelin, Edi Hila, Ibro Hasanoviç, Nita Luci, Nebojsha Milikić, Suzana Milevska, Miran MOHAR, Alban Nuhiu, Adrian Paci, Amila Ramović, Pepi Sekulich.

Udhëheqësit e kurseve, ligjëruesit dhe bashkëpunëtorët kanë përpiluar një program sfidues dhe frymëzues për pjesëmarrësit dhe publikun, të strukturuar si një nyjë me pesë kurse themelore, ligjereta dhe prezentime publike, guida turistike, programe në mbrëmje dhe një ekspozitë, për të prodhuar një eksperiencë unike dhe një model.

Shkolla verore si shkollë është një projekt nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në bashkëpunim me Akademinë për Arte Vizuale - AVA, Lubjanë.

Programi fillon më 26 Korrik dhe përfundon më 9 Gusht 2015.