• DJ Sesioni IV. me Petrit Pulën
Sesione(t) DJ në Shkolla Verore si Shkollë 2019
DJ Sesioni I.
DJ Tahira
27 korrik, 2019, 22:00

DJ Sesioni III.
Sami Khatib
17 gusht, 2019, 22:00

DJ Sesioni IV.
Petrit Pula
20 gusht, 2019, 22:00

Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
5 - 21 gusht,, 2019

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj Sesione(t) DJ nga DJ Tahira, Liburn Jupollin, Sami Khatib, Petrit Pula pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019.

DJ Sesioni I. me DJ Tahira
DJ, producent dhe kërkues nga São Paulo, Brazil, Tahira përmban një tjetër DJ eklektik dhe udhëzues i cili kombinon zhanret dhe epokat, nga tingujt tradicional në mixet elektronike nga DJ Kultura. Puna e tij ka ndikim jashtëzakonisht të madh nga muzika afrikane, latine, braziliane, jazz, 70-tat, disko dhe soul.

Produksioni, në dy edicionet e tij të fundit - Dr Estereo "Cumbia Perdida" (Tahira Afro-Cumbia Remix) dhe Gilberto Gil "Toda Menina BAiana" (Tahira Re-edit) - kanë marrë reagime pozitive nga legjendat e DJ kulturës si François K, Gilles Peterson, Laurent Garnier, Nickodemus, LEFTO, jojoflores, Alex nga Tokio, DJ Izem, Mop Mop, Eagles from Nightmares on Wax, Baron Whisky madje edhe vetë Gilberto Gil, i cili postoi versionin e Tahira në Twitter dhe Facebook.

Netlabel i tij EBS Digg promovon tingujt bashkëkohorë të marra nga skena e nëntokës braziliane dhe larmisë së saj të pasur. Edhe një herë, fokusi varion nga tradita në muzikën elektronike.

Lansimet e label-it kanë tërhequr vëmendjen në mbarë botën dhe kanë marrë hapësirën e merituar në podcastet dhe radiot në mbarë planetin.

Me veshët gjithmonë të hapura për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e muzikës në stilet më të ndryshme, Tahira është një nga DJ të pakët aktiv në skena të ndryshme muzikore, nga festivalet jazz, nejat muzikore braziliane, afrikane dhe latine, projektet eksperimentale muzikore, hapësirat e mbullyra publike dhe klubet e muzikës elektronike.

Ana e tij informuese mund te gjindet në internet në tregimin e tij mujor EBS Podcast, të organizuar nga Deep Beep (Brazil), Groovalizacion (Spanjë) dhe Africa.FM (Afrika e Jugut).
DJ Sesioni III. me Sami Khatib
Shkolla Verore si Shkollë 2019 DJ Session tregon një formë të njohurive bazuar në tinguj; duke vendosur përvoja dhe imagjinata që fillojnë nga meloditë.

Sami Khatib është një teoricient dhe filozof kulturor, që vepron në Berlin. Ai është një anëtar themelues i Institutit të Bejrutit për Analiza dhe Hulumtime Kritike (BICAR). Ai dha mësim dhe u angazhua në kërkime në Freie Universität Berlin, Jan van Eyck Academie Maastrichtt, American University in Beirut )Universiteti Amerikan i Bejrutit) dhe Akademia e Arteve të Bukura në Vjenë. Aktualisht, ai është një hulumtues akademik në Leuphana Universität Lunenburg. Interesimi i tij kryesor është në teorinë kritike dhe në teorinë estetike. Për botimet e fundit shih: https://fu-berlin.academia.edu/SamiKhatib

DJ Sesioni IV. me Petrit Pulën
Për mbi pesëmbëdhjetë vjet, Petrit Pula ka mbajtur funksione të shumta në industrinë e muzikës. Ai është i njohur si themelues dhe drejtor i Brasil Summerfest, festivalit më të madh bashkëkohor të muzikës dhe artit brazilian në botë. Tani në vitin e tij të nëntë, festivali paraqet shfaqje të kalibrit të lartë, art dhe kulturë të Brazilit. Petriti është pronar i një agjensioni eksklusiv për rezevimin dhe produksionin me talentë, me klientë të tillë si Red Bull, Natura, Convene, Muzeu Hebre, Rockrose Development Corp, Qeveria e Francës, ndër të tjera. Petriti shërben aktualisht si Zëvendës Drejtor i “Make Music”, New York, organizatë jofitimprurëse, qe organizon një ditë feste muzikore solstice verore, që zhvillohet çdo vit në gjithë qytetin. Petriti filloi në muzikë si DJ dhe performoi në disa nga vendet më të spikatura dhe festivale të New York - ut. Nga 2006- 2014, ai shërbeu si menaxher i Labelit të Nublu Records, një kompani e pavarur e incizimit, ku ai menaxhoi punët biznesore dhe çështjet ligjore në të gjithë botën. Petriti është anëtar i Akademisë së Incizimit (Grammy’s).