• Sami Khatib në Shkolla Verore si Shkollë 2019
Sami Khatib: Hapësira e kritikës
Sami Khatib në Shkolla Verore si Shkollë 2019
15 gusht, 2019, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
5 - 21 gusht, 2019

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Hapësira e kritikës” nga Sami Khatib, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019.

Nëse epoka jonë përcaktohet nga njeriu ekonomist kapitalist dhe nga përgjithësimi i formës së mallit, tregu global paraqitet si horizonti i fundit i përvojës dhe imagjinatës. Ky horizont është hapësinor dhe jo më historik: hapësira është bërë burim dhe terren i kapitalit. Si rezultat, hapësira e kapitalit ka krijuar përkohshmërinë e vet në të cilën hapësira dhe disponueshmëria e hapësirës si hapësinizimi kanë fshirë strukturën historike të kohës. Në punimin tim, unë do të argumentoj se kjo trajektore dehistorizuese nuk është e kufizuar në ekonominë politike por ndikon edhe fushën e artit dhe arkitekturës.

Cfarë Walter Benjamin quan “aura” – me sa thuhet nje metodë e vjetëruar e perceptimit lidhur me “këtu dhe tani” e punës unike para moderne të arteve – bëhet e ndryshueshme dhe reproduktive, duke i kredituar mallrave të artit vleren e tyre specifike të ekspozites dhe veqoritë reproduktive.

Sidoqoftë, veqoritë nuk mund të kritikohen, edhe nëse krahasohen ose vihen në perspektivë dhe kontekst: ato "flasin" vetëm me dhe për veten e tyre. Në të njëjtën kohë, kjo "estetikë e veçorive " monadologjike (Fredric Jameson) bëhet vendi hapësinor i "kriticizmit". Kritika artistike prodhohet si një markë e veçantë që huazon veprat e artit ose tekstet artistike të tyre "kritike". Me interes në rritje për teori brenda botës së artit, teoria dhe arti bashkëkohor konvergojnë në përpjekjen për të treguar, shfaqur, ekspozuar një qëndrim të quajtur kritik. Dikush madje mund të thotë se kjo konvergjencë përbën fushën e artit bashkëkohor në ditët e sotme. Dhe nëse, siç e vuri në dukje Boris Groys, "funksionet e artit në kontekstin e tregut të artit, dhe çdo vepër arti është një mall", kriticizmi është bërë gjithashtu mall - një mall "kritik" i bashkangjitur hapësirave dhe situatave njëjës, duke i privuar historise se tij.

Sami Khatib është një teoricient dhe filozof kulturor, që vepron në Berlin. Ai është një anëtar themelues i Institutit të Bejrutit për Analiza dhe Hulumtime Kritike (BICAR). Ai dha mësim dhe u angazhua në kërkime në Freie Universität Berlin, Jan van Eyck Academie Maastrichtt, American University in Beirut )Universiteti Amerikan i Bejrutit) dhe Akademia e Arteve të Bukura në Vjenë. Aktualisht, ai është një hulumtues akademik në Leuphana Universität Lunenburg. Interesimi i tij kryesor është në teorinë kritike dhe në teorinë estetike. Për botimet e fundit shih: https://fu-berlin.academia.edu/SamiKhatib