• Artists of Tomorrow Award 2022
Procesi i perzgjedhjes

Juria ndërkombëtare do të zgjedhë tre finalistët që do të prezantojnë punën e tyre në ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2022, që do të hapet në Klubin e Boksit në Prishtinë me 9 nëntor 2022.

Finalistët do të përzgjedhen në bazë të shqyrtimit të portfolios së tyre artistike, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme dhe potencialit të demonstruar.

Fituesi i çmimit "Artistët e së nesërmes" 2022 do të përzgjedhet në bazë të shqyrtimit të portfolios së tij/ saj artistike, projekteve dhe veprave të artit të ekspozuara në ekspozitën e finalistëve, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme, bashkëbisedimit me jurinë dhe potencialit të demonstruar.

Anëtarët e Jurisë të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2022 janë Anne Barlow, drejtore e TATE St Ives, Britani e Madhe, Miljana Dunđerin, artiste, drejtoreshë e Qendrës Kulturore private “Akvarijus”, Laura Raicovich, shkrimtare, kuratore, Nju Jork, Bernhard Rüdiger, artist, profesor në École Nationale des Beaux Arts në Lyon, Driton Selmani artist, Kosovë.