• Kursi 7: Teoria, pse? Kritika si produkt
Kursi 7: Teoria, pse? Kritika si produkt
Kursi 7: Teoria, pse? Kritika si produkt
Kurs nga Sami Khatib
12 - 17 gusht, 2019


Përshkrimi i kursit
Në aktualen tash, termi "teori kritike" është bërë pothuajse një markë që mbulon trende dhe disiplina të ndryshme përbrenda shkencave shoqërore, ekonomisë politike, artit dhe shkencave humane. Në sens specifik historik, teoria kritike përdoret si një term ombrellë për shkollat ndërdisiplinore të mendimeve bashkëkohore kontinentale, duke u angazhuar me, ose duke u nisur nga tri diskurset "kritike" të Marksit, Niqes dhe Frojdit.

Duke kombinuar njohuritë nga disiplina të ndryshme, teoria klasike kritike përcakton një mënyrë vetë-refleksive të kërkimit, hetimit dhe shkrimit, që në thelb ndryshon nga "shkencat pozitive" të aplikuara. Lënda e teorisë kritike merr pjesë në caktimin e objektit të saj të kritikës, prandaj metoda dhe lënda janë të gërshëtuara në thelb. Me kthesën postmoderne të teorisë kritike, megjithatë kritika është nxjerrë nga rrjeti i saj relacional midis subjektit, objektit dhe metodës, dhe gradualisht shndërrohet në një termin më amorf "kritikaliteti", duke u përqendruar në veprimin, agjencinë dhe performativitetin e vetë kritikës.

Në këtë mënyrë, kritikaliteti si praktikë e dallueshme bëhet një praktikë e lëvizshme dhe e disponueshme, e cila mund t'i bashkëngjitet qëndrimit "kritik" të vetës neoliberale (si në teknikat vetë-reflektuese të vetë-përmirësimit dhe vetë-kujdesit) dhe prodhuar si shenjë e dallueshme e cila i ka dhënë veprave të artit ose teksteve artistike, vulën e tyre "kritike".

Me rritjen e interesit dhe prodhimit të tepërt të teorisë brenda botës së artit, teoria dhe arti bashkëkohor takohen në përpjekjen për të treguar, shfaqur, ekspozuar një qëndrim të quajtur kritikalitet. Mund të thuhet madje se kjo konvergjencë formon fushën e artit bashkëkohor. Dhe nëse, siç thekson me të drejtë Boris Grojs, "arti vepron në kontekstin e tregut të artit dhe çdo vepër arti është një produkt," gjithashtu kritikaliteti është komodifikuar në produkt. Duke u nisur nga bllokimi i kritikës në epokën e riprodhueshmërisë së tij neoliberale si kritikalitet, kursi kujton pyetjen e famshme të Mishel Fuko "Çfarë është kritika" (1978) dhe gjurmon teorinë kritike në katër fusha të ndërlidhura: (1) Koncepti "Kritik" zhvilluar nga Kant dhe më pas e marrë nga romantizmi gjerman dhe koncepti i saj i kritikës së artit; (2) Diskutimet "kritike" të Marksit, Niqes dhe Frojdit; (3) Teoria kritike e Shkollës së Frankfurtit dhe më gjerë; (4) Arti, kritikaliteti dhe logjika kulturore e kapitalizmit neoliberal.


Biografia:
Sami Khatib është një teoricient dhe filozof kulturor, që vepron në Berlin. Ai është një anëtar themelues i Institutit të Bejrutit për Analiza dhe Hulumtime Kritike (BICAR). Ai dha mësim dhe u angazhua në kërkime në Freie Universität Berlin, Jan van Eyck Academie Maastrichtt, American University in Beirut )Universiteti Amerikan i Bejrutit) dhe Akademia e Arteve të Bukura në Vjenë. Aktualisht, ai është një hulumtues akademik në Leuphana Universität Lunenburg. Interesimi i tij kryesor është në teorinë kritike dhe në teorinë estetike. Për botimet e fundit shih: https://fu-berlin.academia.edu/SamiKhatib


Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta lexojnë faqen Regjistrimi dhe kushtet e përgjithshme, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me 15 qershor 2019.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.