• Kursi 12: Ndërmjet shpresës dhe Dëshprimit
Kursi 12: Ndërmjet shpresës dhe dëshprimit - Tri dimensione për politikat demokratike dhe artin
Kursi 12: Ndërmjet shpresës dhe dëshprimit - Tri dimensione për politikat demokratike dhe artin
Kurs nga Elzbieta Matynia
16 - 18 gusht, 2019


Përshkrimi i kursit
Ne jetojmë në një epokë të parehatshme. Pikërisht tri dekada më parë, në vitin 1989, u shfaq një lloj i ri imagjinarës revolucionare, e cila premtoi një fillim të ri dhe demonstroj mundësinë e ndryshimit tërësor sistematik pa gjakderdhje. Velvet, kadife, apo ndryshe revolucion jo-radikal, ky lloj revolucioni u bë një vend i shpresës së prekshme, madje edhe në vendet ku dhuna politike ende sundonte. Kapacitetet performuese të bazuara në fjalime çliruan kreativitetin qytetar, dhe u dukën se ishin vërtet transformuese për ata që u angazhuan, pasi ndihmoi të përkulurit të ngriteshin lartë.

Megjithatë, në mënyrë që liria të bëhet me të vërtetë performuese, nevojitet jo vetëm fjalimi por një shesh publik, që është "hapësirë e shfaqjes" Arendiane. Njëmend, marrëdhënjet midis lirisë aktive dhe sheshit publik janë të ndërsjella, pasiqë pa liri, sfera publike tkurret dhe me kohë zhduket. Çfarë është e parehatshme, edhe pse jo e pazakontë, është se sfida ndaj politikës demokratike vjen nga po ai ambient politik që mundësohet nga kornizat dhe aranzhimet demokratike ende ekzistuese.

Sot, kur shpresa shoqërore duket të jetë në një gjendje të deficitit të padiskutueshëm, kudo që jetojmë, ky kurs i strukturuar si set i tre seminareve distutuese është një ftesë për të shqyrtuar faktorët që bënë të mundur që shpresa të rrënjoset, dhe ata që lehtësuan kthesën e pashembullt.

A janë ndryshimet e sotme të demokracisë në pjesë të ndryshme të botës, efekt i domosdoshëm i tjetërsimit të shkaktuar nga modaliteti jonë i demokracisë përfaqësuese, duke u mbështetur dukshëm tek ekspertët, kandidatët dhe paratë? A krijohen kufizimet për lirinë tonë vetëm nga mbikëqyrja, censura dhe turbo-burokracia? Apo ndoshta ekziston ndonjë mënyrë tjetër për të parë këto kthime mbrapa?

Është në kohë krizash, si kjo e jona kur njerëzit nganjëherë përpiqen të krijojnë imazhe shpresëdhënëse që mund t'i ndihmojnë ata të përfytyrojnë zgjidhje të mundshme. Burimet e këtyre imazheve janë shpesh në artet, letërsi dhe historitë gojore. Të dyat, artet pamore dhe poezia janë të njohura për një kapacitet të tillë, pasi ato mund të kapin një kombinim zakonisht të pashprehshëm të përkohshmes dhe hapësirës, ​​të ndjenjës dhe të mprehtësisë intelektuale. Udhëzuesit kryesor do të jenë shkrimet e Hannah Arendt, por edhe mënyra se si ajo organizoi ligjëratat e saj në filozofinë politike, me veprat e artit në qendër.

Seminari i parë: Infrastruktura e shpresës publike: Performativiteti dhe politika demokratike

Në seminarin e parë (The Infrastructure of Public Hope: Performativity and Democratic Politics) ne do të shqyrtojmë një sërë pyetjesh që - megjithëse duken të jenë të përgjithshme - janë të projektuara për të nxjerr diskutim mbi idetë dhe praktikat që bëjnë të mundur që qytetarët të jetojnë një jetë kuptimplotë dhe ndoshta edhe të lumtur. Ne do të pyesim se cilat janë kushtet që gjenerojnë dinjitet në vend të poshtërim, besim në vend të dyshimit. Çfarë nevojitet që shpresa shoqërore të dale në pah dhe të jetë e qëndrueshme?

Seminari i dytë: Pranishmëria e së kaluarës: Arti i kujtesës publike dhe politika e historisë
Në seminarin tonë të dytë (Presentness of the Past: The Art of Public Memory and the Politics of History) do të shqyrtojmë politikën e kujtesës publike, veçanërisht të tendosur në një kohë kur sistemet politike po shpërbëhen dhe rikonfigurohen, identiteti etnik dhe kulturor po shfaqet si një burim i fuqishëm i tensioneve dhe shtetet-kombe po sfidohen nga zhvillimet e reja globale. Në këtë sesion do t'i kushtojmë vëmendje të veçantë strategjive përfaqësuese të përcaktuara për të nxjerrë kuptimin e vendeve dhe praktikave të kujtesës, qoftë në fushën e artit publik, aktiviteteve të komunitetit, muzeve përkujtimore, destinacioneve turistike, monumenteve ose zonave historike.

Seminari i tretë: Historia e dy shesheve: Heshtja, dhuna dhe fundi i politikës
Së fundi, ne do të trajtojmë çështjen e lirisë publike. Liria si e tillë nuk është lehtësisht e prekshme. Është si ajri i freskët që na lejon ne të marrim frymë; por vetëm kur të bëhet e gjallë dhe e mishëruar mund të shfaqet në publik. Në këtë seminar përmbyllës (The Story of Two Squares: Silencing, Violence, and the End of Politics) ne do të pyesim se çfarë po ndodh me atë liri. Çfarë po ndodh me lirinë që kemi arritur, ose me premtimin e lirisë për të cilin ende kemi mall, pavarësisht nëse jemi amerikanë, europianë, latinoamerikanë, aziatik, afrikanë apo zelandezë? Çfarë po ndodh, dhe si ti japim kuptim?

Leximet përfshijnë: Thomas Mann, Paul Ricoeur, Vaclav Havel, Chantal Mouffe, Judith Butler, Jacques Ranciere, Adam Michnik , Bernard Crick, Achille Mbembe dhe të tjerë.


Biografia
Elzbieta Matynia (SHBA / Poloni) është profesore e sociologjisë dhe studimeve liberale dhe drejtore e Transregional Center for Democratic Studies në The New School for Social Research në Nju Jork. Hulumtimi i saj në sociologjinë e artit dhe politikës përqendrohet në transformimin demokratik, dhe kohët e fundit, zmbrapsjet nga demokracia, në Evropën Lindore dhe më gjerë, mbi konceptin e kufijve në Evropën e re të përbashkët dhe më së fundi në sfidat me të cilat përballen demokracitë që dalin me një trashëgimi të dhunës. Dy librat e saj të fundit sjellin së bashku arenën e politikës, artit të performances dhe agjencinë e qytetarëve. An Uncanny Era (Një epokë e pazakonshme) (Yale University Press, 2014) paraqet biseda postrevolucionare midis ish-disidentëve më emblematikë të Evropës: dramaturgu çek dhe presidenti Václav Havel dhe mendimtari politik polak Adam Michnik. Performative Democracy (Demokracia Performative) e saj (Paradigma, 2009), zbulon një potencial në jetën politike që ikën lehtësisht nga teoricienët: demokracia e inspiruar vendase nga qytetarët. Shkruar nga dikush që përjetoi një sferë publike në zhvillim brenda Polonisë para 1989, ajo kërkon të identifikojë kushtet për performativitetperformim në jetën publike.


Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta lexojnë faqen Regjistrimi dhe kushtet e përgjithshme, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me 15 qershor 2019.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.