• Shkolla Verore si Shkollë 2015
Kursi 1: Art History between Cradles and Barricades: Feminist art history’s research and methodology
Kursi 1: Art History between Cradles and Barricades: Feminist art history’s research and methodology
Udhëhequr nga: Prof. Dr. Suzana Milevska
27 Korrik – 1 Gusht, 2015

Përshkrimi i kursit
Nëse ekziston pajtimi se arti feminist është një etapë në historinë e artit, një lëvizje, diskurs ose një ndryshim i plotë në mënyrën se si bëhen gjërat, është e kuptueshme se ajo i përqafon mënyrat tjera të kuptuarit të artit. Në tri seksione të ndërlidhura mësimore (ligjërata që shoqërohen prej sesioneve të leximit dhe që përfundojnë me një punëtori), prof. Suzana Milevska do të prezantojë metodat themelore të hulumtimit feminist që bazohet në dekonstruktimin si metodologji kryesore interpretative që përfshin argumentet dhe idetë e fundit nga kritika post – marksiste, postkolonialiste he institucionale, ekofeminizmi, kiber-feminizmi, transversaliteti dhe interseksionaliteti. Andaj, ky kurs i shkurtër i historisë së artit feminist nuk e adreson vetëm artin feminist, por ofron edhe një strukturë të mendimit feminist rreth disiplinës së historisë së artit duke i adresuar çështjet e ndryshme dhe parakushtet për një metodologji tjetër të historisë së artit. Ky kurs tregon se analiza e thellë e mënyrës se si njohuria mbi historinë e artit që modelohet “si formësim diskurziv mbi aksin e pushtetit të institucionalizuar në muze dhe akademi” (G. Pollock), dhe si ajo përcaktohet nga kontekstet e përgjithshme shoqëroro-politike dhe kushtet ekonomike (që prodhuan traditën e gjatë të hegjemonisë së historisë së artit të përcaktuar nga patriarkia perendimore), duhet të ndërthuret me shtresat hulumtuese ndërdisiplinore dhe të disiplinave të ndryshme.

Edhe pse vetë hulumtimi feminist është konsideruar si një metodologji, nuk ka metoda të veçanta kërkimore feministe, kështu që disiplina e historisë së artit përdor metoda të veta hulumtuese, por duke ngritur pyetje të reja kërkimore. Çështjet madhore të hulumtimit që i adreson kursi do të jenë pyetjet e rëndomta feministe rreth epistemologjisë dhe konstruktimit të dijes. Theksi do të vihet në pozicionimin e hulumtuesit brenda procesit të hulumtimit dhe përbrenda teorizimit dhe mbi qëllimet e menduara të dijes së prodhuar (p.sh. qëllimi i kësaj është të kuptohet pse pabarazitë ndërmjet grave dhe burrave vazhdojnë të ekzistojnë dhe të hulumtohen arsyet kryesore të dominimit mashkullor). Debati themelor mbi dallimin ndërmjet esencializmit dhe konstruktivizmit do të adresohet përmes shembujve të ndryshëm nga historia e artit. Çështjet relevante shtesë mbi diferencimin ndërmjet historisë së artit të dominuar nga historia e artit dhe metodologjisë feministe të historisë së artit qëndron në atë se sa dallon shikimi i gruas nga ata ai i burrit. Si ndikon identiteti dhe dallimet gjinore në mënyrat se si të dy gjinitë e shohin botën. Dhe cili është vendi i tyre në art? Dhe si e shohin arti?

Duke nisur me nevojën për reinterpretimin e disa nga njohuritë më të rëndomtat mbi periudhat e historisë së artit, lëvizjet dhe zhanret, dhe duke ndjekur debatet më të fundit dhe çështjet që dalin nga praktikat e artit bashkëkohor të artisteve me orientim feminist, kursi do t’ua bëjë të mundshme studentëve të vazhdojnë hulumtimin e pavarur përgjatë këtyre linjave të mendimit të historisë së artit. Disa nga temat e historisë së artit që do të diskutohen do të jenë, p.sh. leximet e ndryshme dekonstruktive të stileve të famshme artistike, të drejtimeve dhe veprave madhore të krijuara nga artistë meshkuj, të shikuara nga perspektiva e historisë feministe të artit, si dhe një hulumtim i thellë i artisteve të keqinterpretuara dhe/ose të atyre jo fort të vlerësuara.