• Konferencë: Action Boxing Club
Konferencë: Action Boxing Club
Action Boxing Club
Konferencë

E Shtunë, 13 Dhjetor 2014, ora 20:30

Panelistët: Gjejlane Hoxha, Elana Katz, Nikola Radić dhe Petrit Selimi
Moderator: Albert Heta

Vendi: Ish-ndërtesa e Klubit të Boksit Prishtina
Rr. Mark Isaku, Prishtinë

Action Boxing Club ishte hapur për publikun nga 12 Shtatori deri më 11 Tetor 2014, bashkë me hapjen për publikun të një ndërtesë me identitet të shumëfisht.

Konferenca e projekit, prezentimet dhe një diskutim me panelistët Gjejlane Hoxha, Elana Katz, Nikola Radić and Sali Shoshi, që do të moderohet nga Albert Heta, do të merret me temat e ndërlidhuna me ekspozitën Action Boxing Club, vazhdimin e hulumtimt të artistes, temat bashkëkohore dhe historike që kanë qenë shkaktar të hulumtimit dhe punës, metodat të kujtimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pasojat, roli i artit dhe diskursi historik, dhe kujtesën e historisë hebraike në Kosovë.

Hulumtimi i artistes Elana Katz, përmes mbledhjes së historive gojore, si pjesë të një hulumtimi, kishte identifikuar këtë ndërtesë si shkollë e dikurshme Hebraike apo ndërtesë e komunitetit Hebraik të Prishtinës.

Ndërtesa e cila dikur është shfrytëzuar edhe nga Klubi i Boksit Prishtina, përmes intervenimit Action Boxing Club është bërë edhe një platformë e re e pavarur e artit bashkëkohor në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Kosova është e njohur më shumë për konflikt se kulturë, është thënë së fundi në një tekst në seksionin online për shtegëtimin në ‘the Guardian’.

Prishtina ende ka vetëm një institucion të pavarur të artit bashkëkohor, një galeri kombëtare, që funkcinon si institucion qeveritar, një galeri që funksionon si një zyre e departamentit të një institucioni qeveritar, dhe një galeri në fakultetin e arteve dhe një apo dy galeri private të artit.

Vitet e 1980-ve, apo koha kur konflikti ri-filloi, ishin edhe koha kur vendi kishte humbur autonominë, dhe shumë qytetar humbën edhe vendin e punës dhe kjo ndërtesë ishte bërë vendi ku njerëzit provuan fatin e tyre me lojë me numra. Para kësaj kohe ndërtesa është shfrytëzuar nga trajnerët dhe bokserët e Klubit të Boksit Prishtina, një klub me famë në ish-Jugosllavi.
Klubi i Boksit Prishtina me trjanerin Lah Nimani ka pasë në radhët e veta kampion sikur Bajram Hashani, Aziz Salihu, Sami Buzolli, Afrim Majanci, Xhevdet Peci, Mehmet Bogujevci që së bashku me klubet tjera dhe sportistët dhe sportistet e Kosovës ishin krenaria e Kosovës në Jugosllavi. Për qytetarë më të vjetër të Prishtinës, kjo ndërtesë është ‘Sokolana’. Para se të transformohej në palestrën e klubit të boksit, kjo ndërtesë njihej si “Sokolana” apo “Sokolsko društvo”, të dy emërtime në gjuhën serbe.

Para këtij projekti, ndërtesa kishte humbur nga vëmendja e publikut. Edhe pse është e vendosur në qendër të Prishtinës, sot ndërtesa mezi dallohet. E vendosur rreth 100 metra larg ndërtesës së Kuvendit, me qasje nga një nga rrugët kryesore, për tu afruar të ndërtesa duhet të kalohet një nën-kalim nën ndërtesat e banimit të ndërtuara pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjithmonë këtë ke ma ba këtë duke ecë në shpëjtësi, dhe ke me kalu këtë objekt, duke tentu m i ikë kundërmimi që vjen nga shportat e hapura të bërllogut dhe lëngjet e tyre që ujisin asfalltin fare pranë ndërtesës. Apo unë gjithnjë e kam bërë këtë, dhe e kam pa vetëm shenjën e Klubit të Boksit Prishtina që mezi rrin e varrur në një qosh të një shtese të ndërtesës kryesore. Shënja e zbehur e e Klubit të Bo.
Në raport me këtë ndërtesë dhe të tjerat të cilët janë asociuar me Komunitetin Hebraik të Kosovës, dokumentacioni është jo-ekzistent.Arkiva e Komunitetit Hebraik të Kosovës aktualisht është zhdukur, pasiqë ishte zhvendosur në Beograd, Serbi pas vitit 1999. Katz ka ndjekur gjurmët e arkivit të zhdukur, si dhe ka hulumtuar historinë Hebraike në Kosovë përmes intervistave me anëtarë të Komunitetit Hebraik në Kosovë, të vendosur në Prizren, banorët aktual të Prishtinës, dhe të mbijetuarit e Holokaustit të ish-Komunitetit Hebraik të Prishtinës, të cilët janë zhvendosur në Beograd, prej 1970 deri me 1999.

Action Boxing Club, dhe veprimi për të riaktivizuat këtë ndërtesë janë hapa të nevojshëm për të bërë publike historitë e kësaj shoqërie, duke hapur hapësira ekzistuese për përdorimin dhe diskutimin nga publiku në mënyrë që të zhvillohët një proces kredibil i kujtimit dhe dokumentimit jo vetëm të kaluarën dhe mungesën e tanishme të kaluarës Hebraike të Kosovës por edhe mungesën e tanishme por edhe të kaluarën dhe të tanishmën e shoqërisë Kosovare.

Konferenca Action Boxing Club përkrahet nga: Ambasada e SHBA-ve Prishtinë, Komuna e Prishtinës, Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës së Kosovës, Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS, Ujë Rugovedhe DZG.