• Julieta Aranda në Shkolla Verore si Shkollë 2019
Julieta Aranda: Fatëkeqësia si dizajn: Akte të zotit, akte të njeriut

Julieta Aranda në Shkolla Verore si Shkollë 2019
6 gusht, 2019, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë 
5 - 21 gusht, 2019

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj
"Fatkeqësia si dizajn: Akte të zotit, akte të njeriut" nga Julieta Aranda, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019. 

Julieta Aranda është bashkë-drejtore e e-flux dhe ligjëron rregullisht seminarin Art & Science (Arti dhe shkenca) në Institutin për Art në Basel, Zvicërr. Ajo mban titullin BFA (Baçelor i Arteve të Bukura) për film nga School of Visual Arts (Shkolla e Arteve Vizuele) në Nju Jork dhe titullin MFA (Master i Arteve të Bukura) nga Universiteti Columbia në Nju Jork. Fusha e eksplorimit të saj përfshin instalacionin, videon dhe mediat e shtypura, me interes të veçantë në krijimin dhe manipulimin e shkëmbimit artistik dhe përmbysjes të nocioneve tradicionale të tregëtisë përmes bërjes të artit. Instalacionet e Arandës dhe projektet e saj të përkohshme janë intensivisht specifike për hapësirën ku janë vendosur dhe shpesh ekzaminojnë interaksionet shoqërore dhe rolin që qarkullimi i objekteve luan në qarqet e prodhimit dhe konsumit.

Puna e Julieta Aranda është ekspozuar ndërkombëtarisht, duke përfshi institucionet si: Der Tank, Basel (2016); Bienalja e 56-të e Venedikut (2015); Muzeu Guggenheim, Nju Jork (2015, 2009); Kunsthalle Fridericianum, Kasel (2015); Bienalja e 8-të e Berlinit (2014); Muzeu Berardo, Lisbonë (2014); Witte de With, Roterdam (2013, 2010); Muzeu i Artit Bashkëkohor Villa Croce, Gjenova (2013); MACRO Roma (2012); Documenta13 (2012); N.B.K. (2012); Bienalja Gwangju (2012); Bienalja e 54-t e Venedikut (2011); Bienalja e Stambollit (2011); Portikus, Frankfurt (2011); New Museum, Nju Jork (2010); Kunstverein Arnsberg (2010); MOCA Majami (2009), Muzeu i Artit Bashkëkohor, Çikago (2007); Bienalja e dytë e Moskës (2007); MUSAC, León (2010 and 2006); dhe Bienalja e VII-të e Havanës.