• Jelena Vesić në Shkolla Verore si Shkollë 2019
Jelena Vesić: Shfaqje e largët njerëzore në hapësirë
Jelena Vesić në Shkolla Verore si Shkollë 2019
8 gusht, 2019, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
5 - 21 gusht, 2019

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj "Shfaqje e largët njerëzore në hapësirë" nga Jelena Vesić, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019.

Në këtë leksion Vesić ofron një lexim të ri kritik të koncepteve arto-historike të Kubës së Bardhë (White Cube) (O'Doherty) dhe Perspektiva si formë simbolike (the Perspective as symbolic form) (Panofsky) përmes analizës së asaj që ajo e quan Shfaqje e largët njerëzore në hapësirë (Distant Human Display in Space) (DHDS). Termin që ajo propozon nënkupton "grupin e shpërndarë të objekteve të lëshuara nga Toka në drejtime të ndryshme dhe për arsye të ndryshme, por kryesisht në emër të asaj që referohet si kërkim shkencor dhe komunikim / sinjalizim". Në kuptimin material theDistant Human Display in Space akomodon artifaktet, të cilat janë caktuar në mënyrë të qartë vepra të artit, dhe zyrtarizohen përmes afatit të ekspozitës. Ajo gjithashtu përfshin objektet që janë duke përdorur mjete artistike të përformojnë një komunikim "jo-artistik" - për të dhënë mesazhin nga Toka, në zhanrin e asaj që u kuptua si fakt shkencor, tek inteligjentët “e tjerë” të panjohur në Univers.

Një nga tezat spekulative të hulumtimit të Vesiç është se një “scientific payload” (artifakte) realizojnë autonominë ideale të artit, duke qenë jashtë mundësive njerëzore dhe të ndara në mënyrë ideale nga jeta. Ato bëhen "art i dobishëm" vetëm brenda shancave kontigjente / probabilitetit të realizimint të qëllimit të tyre parësor të objekteve të komunikimit, duke mbajtur disa materiale / të dhëna shkencore për Tokën dhe duke u gjetur në Hapësirë nga një lloj inteligjenti “tjeter”.

Vesić argumenton se sinjalet e tilla te komunikimit mbesin të lidhura me traditën e pikturës humaniste perëndimore ose "mbeten në orbitën e veshtrimit te paraqitur nga perspektiva si një formë simbolike". Prandaj, siç deklaron ajo "megjithëse marrësi (jo) i pritshëm i figurës është Tjetri i largët, Tjetri i paimagjinueshëm, mesazhi si imazh, kthehet në vështrimin e dërguesit të tij, duke krijuar efektin bumerang". Imazhi i "njerëzve universal" kthehet në Tokë si zëri i kolonizatorit të mirënjohur të shkolluar të bardhë.

Jelena Vesić është kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjëruese e pavarur. Ajo është aktive në fushën e publikimit, hulumtimit dhe praktikës së ekspozitës që ndërthur teorinë politike me artin bashkëkohor. Ekspozitat e saj më të fundit janë Story on Copy (Akademia Schloss Solitude, Shtutgart) dhe We are Family (Ne jemi familje) (me Natasa Ilić) paraqitur në Pawilion, Poznan, pjesë e https://www.d-est.com/. Vesić gjithashtu ka kuruar lligjeratat - përformancat (MoCA, Beograd dhe Kölnischer Kunstverein, me Anja Dorn dhe Kathrin Jentjens) si dhe projektin e ekspozitës kolektive Political Practices of (post-) Yugoslav Art (Praktikat politike të Artit (post-) Jugosllav), i cili në mënyrë kritike shqyrtoi konceptet historike të artit dhe narrativët mbi artin Jugosllav pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Libri i saj i fundit, On Neutrality (Për Neutralitetin) (me Vladimir Jerić Vlidi dhe Rachel O'Reilly) është pjesë e edicionit të Non-Aligned Modernity (Modernintetit të pa-bashkuar) të Muzeut të Artit Bashkëkohor, Beograd.