• Pipilotti Rist në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
In- and out-sights of Pipilotti Rist the dog
In- and out-sights of Pipilotti Rist the dog
(a little talk about her artistic practice)

26 Nëntor 2016, ora 19:00
Klubi i Boskit, Rruga Mark Isaku, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës


Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj In- and out-sights of Pipilotti Rist the dog (a little talk about her artistic practice), prezentim nga Pipilotti Rist.

Pipilotti Rist ka lindur në Grabs në Luginën e Swiss Rhine në vitin 1962. Që nga dalja në skenën ndërkombëtare të artit në mes të viteve 1980 dhe 1990 me videot njëkanalshe të famshme si “I'm Not the Girl Who Misses Much” (1986) dhe “Pickelporno" (1992), Rist ka pasur një numër të madh ekspozitash personale dhe kolektive dhe është një ndër video artistët më të vlerësuar që punon sot.

Në vitin 2009 Rist u shpërblye me çmimin Joan Miró për veprimtarinë e saj artistike të shumëllojshme dhe për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në skenën aktuale artistike nga Fundació Joan Miró, Barcelonë, Spanjë. Për filmin e saj të parë artistik “Pepperminta" (2009), në vitin 2009 Rist u shpërblye me çmimin 'E Jashtëzakonshëm të Presidentit të Jurisë’ në edicionin e 6të të Festivalit të Filmit Europian në Spanjë dhe në vitin 2010 ajo morri "Cutting the Edge Award” nga Festivali Ndërkombëtarë i Filmit Europian në Miami. Në vitin 2012, Rist u shpërblye me çmimin Harper’z Bazaar Art China dhe si “Artistja më e mirë” dhe, në Korrik të vitit 2013, ajo fitoi çmimin e Festivalit të Zurih-ut 2013 dhe çmimin Prix Meret Oppenheim 2014.

Ekspozitat e saj personale të fundit janë: ‘Dein Speichel ist mein Taucheranzug im Ozean des Schmerzes’ Kunsthaus Zürich, Cyrih, Zvicërr (2016); ‘Du wirst sorglos sein’ Kestner Gesellschaft, Hanover, Gjermani (2015); ‘Komm Schatz, wir stellen die Medien um & fangen nochmals von vorne an’ Kunsthalle Krems, Krems, Austri (2015); 'Stay Stamina Stay' at Hauser & Wirth Somerset (2014); 'Worry Will Vanish' Hauser dhe Wirth Londër (2014); 'Gentle Wave in Your Eye Fluid', Times Museum, Guangzhou, Kinë (2013); 'Pipilotti Rist. A la belle étoile', Henry Art Gallery, Universiteti i Washingtonit, Seatëll WA (2012); 'Pipilotti Rist – Spear to heaven!', LEEUM Samsung Muzeu i Artit, Seoul, Kore (2012); 'Blutbetriebene Kameras und quellende Räume', Kunstmuseum St. Gallen, Gallen, Zvicërr (2012); 'Eyeball Massage', Galeria Hayward, Londër, Angli (2011) që udhëtoi për në Kunsthalle Mannheim, Mannheim, Gjermani (2012); 'Parasimpatico', Fondazione Nicola Trussardi, Cinema Manzoni, Milano, Italy (2011); 'Pipilotti Rist. Partit amistós – sentiments electrónics', Fundació Joan Miró & Centre Cultura Caixa Girona Fontana d'Or, Barcelonë / Girona, Spanjë (2010); 'Elixir – The video organism of Pipilotti Rist', Museum Boijmans Van Beuningen, Roterdam, Holandë (2009); 'Pour Your Body Out (7354 Cubic Metres)', MoMA, Nju Jork, SHBA (2008) dhe 'A la belle étoile', Centre Pompidou, Paris, Francë (2007).

Ekspozita e saj personale “Pixel Forest” është e hapur në New Museum, Nju Jork NY, deri më 15 janar të vitit 2017.