• Hristina Ivanoska në Shkolla Verore si Shkollë 2019
Hristina Ivanoska: Dokumenti që mungon: Domethënia e ndërlikuar e së vërtetës në historitë gojore
Hristina Ivanoska në Shkolla Verore si Shkollë 2019
12 gusht, 2019, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
5 - 21 gusht, 2019

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj "Dokumenti që mungon: Domethënia e ndërlikuar e së vërtetës në historitë gojore " nga Hristina Ivanoska, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019.

Tregimi dhe nocioni i transferimit gojor i të dhënave është një traditë mbi të cilën ne mbështesim rastin e shumicës së narracioneve zyrtare historike në lidhje me historinë e grave. Transferimi oral / jomaterial mbart peshën e një dokumenti që nuk është shkencor dhe i prirur për manipulime. Përdorimi politik i disa dokumenteve të caktuara qëndron në potencialin e hapjes së një ndryshimi ose një zhvendosje paradigmatike në mënyrën se si perceptohet diçka. Në procesin e shqyrtimit kritik të zgjedhjes së të dhënave nga materialet autentike gjejmë sinteza të veçorive që çojnë në një narrativë dhe si rezultat, historia bëhet një fushë e kontestuar ku sfidohet lineariteti i tregimeve.
Në kornizën e "Dokumenti që mungon" Ivanoska do të paraqesë një përmbledhje të punimeve të bazuara në kërkime të paraqitura në mediume të ndryshme në një periudhë prej gati dy dekadash (përfshirë videon 3-chanell " Naming the Bridge: Rosa Plaveva and Nakie Bajram " dhe seri shfaqjesh "Document Missing") të përqëndruara në çështjet e shtypjes, kontrollit dhe ndërtimit të kujtesës kolektive në lidhje me strategjitë dhe politikën e rezistencës së grave.

Hristina Ivanoska (1974) punon me objekte, tekste, vizatim, video, performancë dhe instalacion, shpesh ndërdisiplinore dhe si hetim kritik në përvojën e sistemeve të sotme shoqërore dhe politike, dhe marrëdhëniet e tyre me teorinë dhe historinë. Ajo ka ekspozuar në Qendrën eksperimentale të MOMus për arte, Selanik; Bienalja e Dytë Ndërkombëtare për Artin Bashkëkohor “Autostrada Biennial”, Prizren; Kunsthalle Darmstadt; Muzeu i Artit Bashkëkohor Zagreb; Muzeu i Skulpturës - Pallati Królikarnia, Varshavë; Research Pavilion, Bienalja e 57-të Ndërkombëtare e Venecias; Muzeu i Artit Bashkëkohor Shkup; Galeria Kombëtare e Maqedonisë; MUMOK, Vjenë; Künstlerhaus, Halle für Kunst & Medien, Graz; Muzeu Kombëtar i Artit Bashkëkohor (MNAC), Bukuresht; Muzeu Shtetëror i Artit Bashkëkohor, Selanik; Galeria Kombëtare Sllovake, Bratisllava; nGbK - Neue Gesellschaft für Bildende Kunst, Berlin; Open Space – Zentrum für Kunstprojekte, Vjenë; Shoqata për Art Bashkëkohor, Graz; Konsthall C, Stokholm; Magazin4 - Bregenzer Kunstverein; Muzeu i Artit Bashkëkohor në Beograd dhe vende të tjera.

Ivanoska ka qenë një artiste rezidente në Qendrën Kulturore Tobačna 001, MGML, Ljubljana (2019), Hyde Park Art Center, Chicago (2018), Space Sculpture, Utica, New York (2016), Flutgraben e.V. Watchtower Schlesischer Busch, Berlin (2014), Cité International des Arts, Paris (2011), IASPIS, Stockholm (2008), Galeria Kronika, Bytom, Poloni (2007), ArtsLink Residency Program, New York (2004) dhe Stiftung Künstlerhaus Boswil , Zvicër (1998).

Që nga viti 2000 ajo bashkëpunon me artistin Yane Calovski. Projektet e tyre u ekspozuan në kontekste dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare duke përfshirë Bienalin e 56-të Ndërkombëtar të Venecias - Pavijoni i Republikës së Maqedonisë; Muzeu Pera, Stamboll; Muzeu i Artit Zhejiang, Kinë; Malmö Konstmuseum; MGML, Ljubljana. Ato përfaqësohen nga Gal | Zak | Branicka Gallery, Berlin. Në vitin 2004 ata bashkë-themeluan “press to exit project space " në Shkup si një platformë ndërkombëtare për kërkime artistike dhe praktika kuratoriale. Aktualisht Ivanoska është kandidate për doktoraturë në Akademinë e Arteve të Bukura Vjenë.