• Qëndresë Deda: Ship of fools, ship of the state, Plato,
Anija e budallëve, anija e shtetit, Platoni, anija kozmike Tokë, Robinsoni, të gjithë që janë të kushtëzum si ajo anije…

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

Anija e budallëve, anija e shtetit, Platoni, anija kozmike Tokë, Robinsoni, të gjithë që janë të kushtëzum si ajo anije…
Qëndresë Deda

Kuruar nga Vala Osmani dhe Albert Heta

20/12/2019 – 08/02/2020
Hapja: 20/12/2019 Ora: 20:00

Adresa: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj “Anija e budallëve, anija e shtetit, Platoni, anija kozmike Tokë, Robinsoni, të gjithë që janë të kushtëzume si ajo anije…, ekspozitë personale me Qëndresë Dedën.

A je(mi) lodhë?

Rugëtimi këtë here filloi nga historia e femijërisë me një shok, e kjo është një histori e bukur, një histori e vërtetë… që u shëndrru në diçka tjetër... diçka më shumë.

Ne u ndalëm në një mur... mur i vogël, por prap mur, i mbajtun dhe i përqafum nga mure të mëdha, me një bllok muri që mungon, dhe një anije letre. Nëse është kjo krejt, a është e mjaftushme?

Një anije letre dhe një mur. Një anije letre e gatshme për ujra të rrëmbyeshëm. Një anije letre e një fëmijërie. Një mur, një vrimë në mur, një skulpturë, një anije letre që shtyn murin më thellë dhe më larg, në rrethanat kur duhesh me ba diçka përtej vetës.

Dhe cilado që është forca e trupit tënd, zemrës dhe mendjes, je lehtë e shfrytëzuar nëse je e vendosun dhe kushtëzuar që të keqpërdoresh. Ose nese je një nga ata "një nga ato, një nga të zgjedhurat që nuk janë ato!". Dhe ti përballesh me murin, përderisa të tjerët që vendosin mure kënaqen kur shohin ftyrën tande që perballet me murin.

Dikush që nuk don me të thanë asgja, që nuk don me nda, apo çfardo që kish me thanë nuk do të ishte e randëshishme, ata nuk do të brengoseshin – dikush mendon. Dikush din mjaft të kuptojë që ekzistenca e qenjes së vet konsiderohet e parëndësishme nga të tjerët, për me arsyetu kujdesin nga dikush për të. Dikush që është në gjendje me nda diçka vetëm me ata që janë në gjendje me bashkëndje.

Dhe mandej, kush brengoset për një anije letre? Kush kujdeset në ditët e sotme për dikend ose diçka që nuk është në gjendje të luaj ndonjë rol që do të gjeneronte kapital (shoqnor) për dikë tjëtër?

Ose, a do të kujdesej, nëse nuk do të ishe në gjendje me dhanë knaqësi ose lehtësim të përkohshëm (që të bën me harru qysh je duke u perdorë). Diçka që është vetëm një gjë në vete, një lodër e brishtë veturë për imagjinatën.

Një objekt për qetësim real, i heshtun, per lojëra delikate. Një objekt i brishtë, që nuk është në gjendje me ndiku si mjet i fuqishëm me ndrru gjendjen e objekteve të tjera, ose thënë më qartë - me keqpërdorë. A mund të jetë diçka më shume se një lodër e ëndrrave të fëmijëve dhe objekt i nostalgjisë për të rriturit?

A i japim mjaft vlerë e atribute hapësirave dhe vendeve jo materiale, ose gjithçka ka vlerë vetëm për ndikimin e madh emocional që e ka? Hmm, por mos këto “situata, objekte, përralla, vende pa hapësire fizike, na bajnë veç me kalu nëper jetë ma lehtë, tu i harru kushtet e vështira në të cilat jemi të kushtëzum në realitet, tu na ba me besu në ideale “pa vlerë materiale” që e krijojnë një botë imagjinare që na bën me vazhdu…

Çka është një anije e letrës për Kruzon? A kish me qenë ai në gjendje me lujtë me të, përderisa i numëron ditët e veta! Asaj nuk i kujtohet nëse ai e kishte ndërtu një të tillë!

Bashkë me të mundet me qenë edhe një shkrim i shkurtë. Nëse janë më shumë shkrime atëherë një libër i vogël. Mandej njerëzit, njerëzit e vegjël që munden apo nuk mund të jenë aty, sepse ky është një tjëtër tregim..

Do të deshironte edhe një balon me ajër të nxehtë, që do të dukej edhe si kafaz… (por do të kushtonte shumë me u punu prej metalit), që do të kushtonte shumë me u punu prej metalit qysh e imagjinonte... por ndoshta kjo është një histori tjetër për ndonjë moment tjetër në kohë.

Njerezit duke qëndru në skaj të murit!

Ndoshta janë pak shumë gjana, megjithatë, por nëse e shihni ndonjë xixë dikun - përgjigjuni!

Anija e te çmendurve, anija e shtetit, Platoni, anija kozmike Tokë, Robinsoni, të gjithë që janë të kushtëzum si ajo anije… me
Qëndresë Deda është moduli i fundit i çmimit "Artistët e së nesermës" 2018.

Qëndresë Deda është fituese e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, e zgjedhur nga juria e përbërë nga Adrian Deva, Charles Esche, Erëmirë Krasniqi, Amanda Parmer dhe Jelena Vesić, të cilët në punën e Dedës gjetën një miks të mrekullueshëm të personales, poetikës dhe analitikës, duke kombinu imazhe, shkrime dhe objekte natyrore në forma komplekse dhe precize.

Çmimi “Artistët e së nesermës” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të jenë pjesë e një procesi specifik edukativ, të kenë takime dhe prezentime për një juri ndërkombëtare, mundësi që të marrin pjesë një ekspozitë të përbashkët me finalistët e tjerë në Stacion - Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë, por edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited.

Pas kthimit nga SHBA për artistët fitues organizohet ekspozitë personale në Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë.

Qëndresë Deda (1988) ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Dizajn Grafik (2008 – 2010). Aktualisht vazhdon studimet në Universitetin e Ljubljanës, Akademinë e Arteve të Bukura dhe Dizajn – Department i videos dhe mediave të reja.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor - YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Në vitin 2015, Residency Unlimited (RU) u angazhua si organizator i programit YVAA dhe nikoqir i programit rezidencial në Nju Jork. Në shtator të vitit 2015, Stacion – Qendra për Art Bashkëohor Prishtinë është ftuar për të marrë përsipër organizmin dhe udhëheqjen e Çmimit “Artistët e së nesërmës” në Kosovë, duke filluar me edicionin e parë të vitit 2016.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rrisë potencialin dhe ndikimin e Çmimit “Artistët e së nesërmes” në zhvillimit e gjithmbarshme në artin bashkëkohor, në tërë teritorin e Kosovës.

Anija e budallëve, anija e shtetit, Platoni, anija kozmike Tokë, Robinsoni, të gjithë që janë të kushtëzum si ajo anije… me
Qëndresë Deda mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, x-print dhe DZG.