• Alketa Ramaj: No title, 2013
Alketa Ramaj: Pa titull
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

Alketa Ramaj: Pa titull
Punë kuratoriale nga Albert Heta

21 Shkurt 2014 - 22 Mars 2014
Hapja: 21 Shkurt 2014, ora 20:00

Artist talk: 22 Shkurt 2014, ora 19:00
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë prezenton ekspozitën e parë personale të Alketa Ramajt në Kosovë.

Alketa Ramaj ka lindur në vitin 1983 në Përmet, Shqipëri. Aktualisht jeton dhe punon në Tiranë dhe Venedik. Është fituese e Çmimit Onufri (2012) dhe çmimit Ardhje (2013).

Në punën e saj ndjesia fillestare është ajo që drejton krijimin e fazës së parë të punës deri në një kërkim te vazhdueshëm për fundin e saj. Kjo ndjenjë është e lidhur ngushtë si pjesë e padukshme dhe e brendshme e krijimit, por produkti final (objekt) i përket një realiteti të jashtëm.

Pa titull në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë shfaqet në arkitekturën funkcionale të krijuar për një vepër tjetër, që është ekspozuar në kuadër të programit të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Vendimi për ta shfaqur këtë vepër në këtë strukturë funcionale, të fuqishme por të huaj për të, ka të bëjë me hapësirën fizike në të cilën kjo arkitekturë ekspozuese mund të funkcionojë, me procesin e ri që kjo veper e ka nisur, por dhe me kontekstin kohor dhe shoqnor në të cilën kjo vepër shfaqet. Ky kontekst nuk është i huaj për këtë vepër.

Kjo vepër që mund të shihet si reference e marredhënies brenda një çifti si një cikël që mund të duket të jetë monotonia vetë, por në realitet është konflikti i brendshëm i pasigurisë dhe dominimi i heshtur.

Në këtë kontekst, ky lexim të stimulon të mëndosh për pranimin e ‘natyrshëm’ të dominimit të heshtur (dhe më zë), brenda dhe jashtë çifteve tradicionale burrë - grua dhe konfliktin e mbajtun brenda si një modus operandi për tërë shoqërinë tonë. Ne i mbajmë të kyçura jo vetëm të drejtat tona dhe të tjetrit por edhe ambicjet dhe ëndrrat, të ngarkuar nga normat shoqnore të cilat nuk janë të krijuara të jenë ligje por vetëm të përditësohen dhe reciklohen nga shoqnitë ‘paralele’ për nevoja ditore të dominimit. Shshsh! Djali po flen.

Djali flen në një kontekst ku dominon procesi i zhdukjes të ndikimit të institucioneve publike që në secilin kontekst duhet të krijojnë hapësirë për përparimin e një shoqërie bashkëkohore që në hapërimin për përparim nuk mund të frenohet nga tregimet për një të kaluar, për një interes privat apo një besim të caktuar.

Ekspozita Pa titull me Alketa Ramajn në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është prelud i Projektit të ri të bashkëpunimit në mes të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Tirana Institute for Contemporay Art - TICA. Ky projekt bazohet në synimin strategjik të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe TICA për të krijuar hapësirë pune për artistët, punëtorët shoqëroro-politik dhe institucionet e pavarura, që në secilin realitet dhe shoqëri janë tregues i zhvilimit shoqëror, dhe shpesh herë edhe lidhja e vetme me realitetin ekzistues shoqëror dhe politik.

Pa titull me Alketa Ramajn në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është e vendosur të funkcionoje në arkitekturën e ekspozitës 3-2-1...Trishtim i gjatë nga Anri Sala me kurator Edi Mukën.

Pa titull me Alketa Ramajn në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është pjesë e programit vjetor të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, përkrahur nga: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Ministria e Intergrimit Europian e Republikës së Kosovës, X-print dhe DZG.