• Zdenka Badovinac në Shkolla Verore si Shkollë 2018
Zdenka Badovinac: Destabilizimi i Muzeut Kombëtar

Zdenka Badovinac në Shkolla Verore si Shkollë 2018
31 korrik, 2018, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Destabilizimi i Muzeut kombëtar” nga Zdenka Badovinac, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.

Qëllimi i ligjëratës është që të reflektoj në rolin e muzeut në një kohë ku ka rritje të së djathtës ekstreme, ksenophobisë dhe popullizmit, përderisa ka përqendrim të veçantë në krizën e refugjatëve në Evropë. Pyetja që ligjerata shtron është lidhur me shkallën në të cilën është e mundur të destabilizohet modeli ekzistues i muzeut kombëtar në mënyrë që të organizoj kujtimet ndryshe, jo vetëm duke forcuar identitetet ekzistuese dhe hapësirën e tyre kulturore, në mënyrë që të përfshijë më shumë se identitetet kombëtare individuale dhe vlerat e përbashkëta evropiane.

Zdenka Badovinac është drejtoreshë e Moderna galerija/ Museum of Modern Art, Ljubljanë që prej vitit 1993. Ajo ka kuruar një numër ekspozitash duke prezentuar artistë slloven e të huaj dhe ndërkohë ka inicuar koleksionin e parë të artit të Evropës Lindore, Moderna galerija’s 2000+ Arteast Collection. Ajo sistematikisht është përballur me proeset e re-difinimit të historisë dhe pytjet mbi traditat e ndryshme avant-garde të artit bashkëkohor, nisur nga ekspozita ‘Body and the East— From the 1960s to the Present’ (Moderna galerija, Ljubljana, 1998; Exit Art, New York, 2001).

Në vitin 2000 ajo vazhdon me paraqitjen e parë publike të 2000+ Arteast Collection: ‘2000+ Arteast Collection: The Art of Eastern Europe in Dialogue with the West at Moderna galerija’ (2000); më pas me një seri të ekspozitave Arteast Exhibitions, kryesisht në Moderna galerija: ‘Form-Specific’ (2003); ‘7 Sins: Ljubljana-Moscow’ (2004; e bashkë-kuruar me Victor Misiano dhe Igor Zabel);’ Interrupted Histories’ (2006); Arteast Collection 2000+23 (2006); ‘The Schengen Women’ (2008), Galerija Škuc, Ljubljanë, pjesë e projektit Hosting Moderna galerija! project; dhe ‘Old Masters’ (2008), Zavod P.A.R.A.S.I.T.E., Center in galerijaP74, Ljubljana, poashtu pjesë e projektit Hosting Moderna galerija!

Punët e saja të tjera madhore përfshijnë unlimited.nl-3, DeAppel, Amsterdam (2000), (un)gemalt, Sammlung Essl, Kunst der Gegenwart, Klosterneuburg/Vienna (2002), ev+a 2004, Imagine Limerick, Open&Invited, vende të ndryshme ekspozuese, Limerick (2004); dhe Democracies për Bienalen e Tiranës (2005). Ajo poashtu ka punuar si përfaqësuese e Sllovenisë për Bienalen e Venedikut (1993–1997, 2005) dhe si përfaqësuese e Austrisë në Bienalen e San Paolos (2002).