• Worst fear, best fantasy, 2-channel HD-video, 2014
Frika më e keqe, fantazia më e mirë

Anna Witt
Frika më e keqe, fantazia më e mirë

29/5/2014 – 28/6/2014
Hapja: 29/5/2014, ora 20:00

Cila është gjëja më e keqe që mund të ju ndodhë? Cila është gjëja më e mirë që mund ta paramendoni?” janë pyetje konkrete, për të cilat kanë reflektuar njerëz të ndryshëm në rrugët e Prishtinës. Të ndërtuara mbi dialog, shënime të shkurta dhe parashikime për të ardhmën, hedhën tek njëra – tjetëra, duke krijuar një përspektivë dy-fytyrëshe. Mendimi me skenarë është metodë e zakonshme për planifikim strategjik. 

Skenarë të ndryshëm që simulojnë gjasat dhe problemet në mënyrë që të zbulohen dobësitë në sistem. Skenari i rastit më të keq dhe më të mirë shënojnë kufijtë e një hapësire ku gjithçka mund të ndodhë. Skenare të ndryshme po ashtu përshkruhen në këshillat ndërkombëtare për udhëtime.

Ato janë shërbime qeveritare për udhëtarë që ofrojnë informata për sigurinë e vendeve tjera. Duke krahasuar versionet zyrtare të vendeve të ndryshme, doli në pah ndryshueshmëria dhe ndjeshmëria e përdorimit të gjuhës, në vrazhdësinë e intepretimit e ndonjëherë këto të dhëna janë edhe kontradiktore. Duket se të dhënat zyrtare thurren me interpretime individuale dhe frika personale. Një punë e bazuar në informatat tekstuale të përmbledhura shfrytëzohën për krijimin e tregimeve të ndryshme nga burimi i njejtë.

Anna Witt është ftuar si artiste në rezidencë në AiR Stacion, program rezidencial i zhvilluar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Ekspozita prezanton punën që është zhvilluar në vend gjatë rezidencës. 

Frika më e keqe, fantasia më e mirë, titulli i ekspozitës është po ashtu titulli i punës qëndrore të ekspozitës. Frika më e keqe, fantazia më mirë, është një video-instalacion në dy kanale, që shfaqë dy herë personin e njejtë duke imagjinuar një herë rastin më të keq dhe një herë rastin më të mirë të një skenari, me temë personale, shoqëror apo politike për të cilin ata dëshirojnë të flasin. Planifikimi përmes skenarit është metodë për planifikim strategjik që përdoret në ekonomi por po ashtu edhe në politikë në mënyrë që të bëhen më fleksibile planet për të ardhmën. Duke filluar nga interesimi i saj për përceptimin ndërkombëtar për vendin të krijuar nga mediat, thashëthëmet dhe burime zyrtare, Anna Witt ka kryer hulumtim mbi këshillat qeveritare të vendeve të ndryshme.

Anna Witt, e lindur me 1981 në Gjermani jeton dhe punon në Vjenë. Duke punuar me intervenime përformuese dhe video- instalacion, puna e saj ka të bëjë me ndërtimin e stereotipeve kulturore dhe me pozicionimin e individëve në sisteme shoqërore. Ambivalenti i punës saj qëndron mes ri-krijimit fiktiv dhe inskenimin dokumentues që përfaqësojnë problematikën e formimit të subjektit në relacion me politikat e identitetit, kolektivit dhe të drejtat e nënshtetësisë. Së fundmi puna e saj është ekspozuar në Galerie Tania Wagner, Berlin 2014 (ekspozitë personale), An I for an Eye, Austrian Cultural Forum, New York, Risc Society, MOCA Museum of Contemporary Art Taipei, Taiwan; Fremd & Eigen, Galerie im Taxispalais, seu Innsbruck; Emscherkunst 13, Triennale Ruhrgebiet (Kat.); Over the Rainbor, Kunstmuseum St.Gallen; We only dream of places and resistance, for now, Lux/ICA Biennial of Moving Images Londër 2013, dhe ka fituar /mimin për Art BC21 nga Boston Consulting dhe Belverdere Contemporary, Vjenë.

Anna Witt: Frika më e keqe, fantazia më e mirë në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë përkrahët nga: Ministria e Edukimit dhe Kulturës Austriake (BMUKK), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, X-print dhe DZG.