• Ivan Moudov: Wine for Openings
Wine for Openings

Ivan Moudov: Wine for openings
29.12.1008 - 30.1.2009

Hapja: 29.12.2008, 19:00.


‘Wine for openings’ nga Ivan Moudov me qëllim kuincidon me ekspozitën e parë që është hapur në Stacion më 29.12.2006. Fainting¹ me Bujar Sylejmanin dhe Jakup Ferrin (http://www.stacion.org/?cid=2,2,59&mode=article), puna kuratoriale nga Albert Heta, me të cilën ka filluar programi i ekspozitave në Stacion - Qendrën për Art Bashkëkohorë me ç’rast ka iniciuar një rrugëtim unik. Projekti ka stacionuar në këtë qytet (të humbur) me qytetin shtet dhe me atë që është tu lëviz atje jashtë.

Një paragraf i shkurtë nga teksti i Iara Boubnova mbi Ivan Moudov, e cila thotë në vijim: Punët e Ivan Moudov infiltrojnë realitetin dhe hapësirën e jetës së përditshme, përderisa krijojnë një pauzë/hapje që krijon mundësinë ta shohësh të zakonshmen nga një këndvështrim tjetër, me një dozë mëdyshjeje dhe me një nënqeshje të lehtë didaktike. Qëllimi i artistit nuk është të jetë kritik, ai nuk është në kërkim të distancës por as nuk pretendon të kërkoj realitetin. Ai vetëm shtrydhet në situata përderisa përdorë gjuhën dhe mjetet e veta.

'Wine for openings' nga Ivan Moudov për ne është një moment perfekt por i shkurt për tu kënaqur dhe reflektuar mbi të kaluarën që të punojmë në të ardhmen.

Ivan Moudov është i lindur më 1975 në Sofie, Bullgari. Jeton dhe punon në Sofie. Punët e tija janë ekspozuar gjërësisht. Mes tjerash punët e tija janë ekspozuar në Pavlionin Bullgar  'A Place You Have Never Been Before',
52nd Venice Biennial, e kuruar nga Vessela Nozharova, "I (ICH) An exhibition in three acts, Performative Ontology", Secession, Vjena, e kuruar nga Vit Havranek, "Wild Capital", Kunsthaus Dresden, Dresden, "Dialectics of Hope",
1st Moscoë Biennial of Contemporary Art, Moscow, e kuruar nga Joseph Backstein, Daniel Birnbaum, Iara Boubnova, Nicolas Bourriaud, Rosa Martinez, Hans-Ulrich Obrist , 'Love it or leave it', 5th Cetinje Biennale, Cetinje / Montenegro, Dubrovnik / Croatia, Tirana / Albania, e kuruar nga Rene Block, Natasa Ilic, "In the Gorges of the Balkans", Fridericianum Museum, Kassel, curated by Rene Block, "Blood & Honey", The Essl Collection, Vienna, e
kuruar nga Harald Szeemann, "Reconstructions", 4th Cetinje Biennial, Montenegro, e kuruar nga Iara Boubnova dhe Andrej Erofeev, 'Manifesta 4', The European Biennial of Contemporary Art, Frankfurt/Main, e kuruar nga Stephanie Moisdon Trembley, Nuria Enguita Mayo, Iara Boubnova, "IIn Search of Balkania", Neue Galerie, Graz, e kuruar nga Roger Conover, Eda Cufer, Peter Weibel 

Në 2008 ka pasur ekspozitën e tij personale 'Trick Or Treat',në Kunstverein Braunschweig, Braunschweig, "Ivan Moudov, Welcome", në Prometeo Gallery di Ida Pisani, Milan, e kuruar nga Katia Anguelova, "Ivan Moudov", The 1st at Moderna, at Moderna Museet, Stockholm, e kuruar nga Ulf Eriksson.

Albert Heta
22/12/2008

p.s.1. Për 2009 ne do të hulumtojmë në vijim: Çfarë i ka ofrua ky projekt (Stacion - Qendra për Art Bashkëkohorë) kësaj skene dhe a ishte e gatshme kjo skenë për neve? A do ta dëshmojë prapë e nesërmja, se ishulli është e tëra bota kur është e rrethuar nga deti i zi rreth teje? 

p.s.2. Ekspozita e Ivan Moudov's në Stacion Qendrën për Art Bashkëkohorë
është inicuar nga Alban Muja.