• Summer School As School 2016
Vjollca Krasniqi: Identiteti, Simbolizmi dhe Pushteti: Politikat e shtet-ndërtimit në Kosovë
Shkolla Verore si Shkollë
3 - 18 Korrik, 2016

Programi Publik
E Martë, 5 Korrik 2016, ora 19:00

Vjollca Krasniqi:
Identiteti, Simbolizmi dhe Pushteti: Politikat e shtet-ndërtimit në Kosovë

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku, Prishtinë
Republika e Kosovës


Duke u fokusuar në identitetin, simbolizmin dhe pushtetin në Kosovën e pas luftës dhe pas pavarësisë, diksutimi shpjegon procesin e shtet ndërtimit si të parashikuar nga akterët ndërkombëtarë dhe e perjetuar nga elita dhe popullsia kosavare, shqiptare. Politikat e kontestuara të identitetit kombëtar mundësojnë lexime të ndryshme të naracioneve kombëtare tw asociuara me dinamikat e pushtetit. Ashtu siç do të tregojë prezentimi, shtet ndërtimi është ri bërë përmes marrëdhënieve të pushtetit gjinor dhe tregimeve që u japin prioritet burrave, maskulinitetit dhe vlerave maskuline. Të kuptuarit e raportit ndërmjet gjinisë dhe shtet ndërtimit, është esencial për tw kuptuar modelet e krijimit të identitetit kombëtar.

Biografia
Dr. Vjollca Krasniqi, është sociologe, profesoreshë asistente në Fakultetin e Filozofisë, në Universitetin e Prishtinës. Ajo është bashkë kryesuese në Programin për Studime dhe Hulumtime Gjinore, në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka shkruar për aspekte të ndryshme të rindërtimit të pasluftës në Kosovë, referuar gjinisë, ndërtimit të kombit dhe shtetit, drejtësisë në tranzicion dhe mirëqenies. Vjollca është pjesëmarrëse në projekte të ndryshme internacionale për memorien kolektive dhe ndërtimin e kombit, drejtësinë e pasluftës, mirëqenien dhe shtet ndërtimin.