• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Prezentim nga Vjollca Krasniqi
Vjollca Krasniqi në Shkolla Verore si Shkollë 2017

E Martë, 18 Korrik, 2017, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimet e Vjollca Krasniqi, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.

Dr. Vjollca Krasniqi është sociologe. Ajo mban doktoraturë nga Universiteti i Lubljanës. Ajo ka diplomë master të shkencave për studime gjinore, zhvilimin dhe globalizimin prej London School of Economics and Political Science (LSE) dhe diplomë bachelor në Filozofi dhe Sociologji prej Universitetit të Prishtinës. Ajo është mësimdhënëse në departamentin e Sociologjisë në fakultetin e Filozofisë. Interesat e saj të hulumtimit janë: Europa juglindore, gjinia, ndërtimi i kombit dhe shtetit, ruajtja e paqes/ ndërtimi i paqes, zhvillimi, etniciteti, kujtesa kolektive, lufta, teoritë post-koloniale, teoritë feministe, trupi, sociologjia e përditshme, trans-nacionalizmi reprezentimi dhe etnografia.

Ajo ka shkruajtur për zhvillimet gjinore, politike dhe sociale në Ballkan. Publikimet e saj përfshijnë:
“Beyond the Incomplete: The Politics of Social Change in Kosovo” in Cvetičanin. P. (ed.) A Life of Tomorrow: Social Transformations in South East Europe (University of Skopje, Macedonia, February 2015); “Disability, Politics and Culture in Kosovo”, Socialno delo (Faculty of Social Work, University of Ljubljana, November 2014); “The Topography of the Construction of the Nation in Kosovo” in Pål Kostø (ed.) Strategies of Symbolic Nation-Building in South Eastern Europe, (London: Ashgate, March 2014); “Another Report on the Banality of Evil: The Cultural Politics of the Milošević Trial in Kosovo,” in Timothy Waters (ed.) The Milošević Trial: An Autopsy, (Oxford University Press, December 2013); Kombformimi Simbolik në Evropën Juglindore [Symbolic Nation-Building in South Eastern Europe] (ed.) (Prishtinë, QHPGJ, September 2013); “Feminism, Globalisation and Capitalism,” in Kasić, B., Petrović, J., Prelenda, S., Slapšak, S. (eds.) Feminist Critical Interventions: Thinking Heritage, Decolonising, Crossings (Red Athena University Press, Zagreb, September 2013); “Neo-Colonial Regimes, Sexual Politics, and State-Building in Kosova” in Free and Sovereign: Art, Theory and Politics. A Book of Essays and Interviews on Kosovo and Srbija, (Novi Sad, Censura, Kontekst Galerija, May 2013); “The Gender Politics of Post-War Reconstruction in Kosova,” in Christine Eifler and Ruth Seifert (eds.), Gender Dynamics in Post-Conflict Reconstruction (Bern, New York, Oxford: Lang Publishers, 2009); “Imagery, Gender, and Power: The Politics of Representation in Post-War Kosova,”Feminist Review, Vol.86 (July 2007); The Politics of Remembrance and Belonging: Kosovar Women since the War [co-authored] (Prishtina: CRGP, 2006). Ajo ka qenë anëtare e Academic Fellowship, Open Society Institute përgjatë 2010- 2015.
Ajo ka qenë e përzgjedhur nga British Chevening Scholar në 2004-2005.

Ajo ka qenë aktive në lëvizjen e grave në Ballkan, ka organizuar dhe ka marrë pjesë në një numër konferencash ndërkombëtare mbi çështjet politike dhe gjinore.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.

Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017

Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.

Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.