• Timeless Considerations at Stacion
Timeless Considerations

Elena Bajo
Timeless Considerations
Kurator Albert Heta

26/11/2014 – 18/1/2015

Hapja: 26/11/2014 në ora 20:00
Performanci: 26/11/2014 ora 20:30


Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezantoj ekspozitën e parë personale të Elena Bajo në Kosovë, që përqëndrohet në projektin e saj të ri Timeless Considerations.

Praktika artistike e Bajo-s projektohet si formë hibride e skulpturës (apo “skulpturim”) dhe koreografisë, objekteve dhe lëvizjeve, ku imazhet njëkohësisht përceptohen dhe evokohen në imagjinaten kritike të spektatorit përmes punëve artistike. 

Timeless Considerations është instalacion që hulumton proceset historike të zbrazëtive kulturore. Puna e Bajo-s, i referohet objekteve historike dhe artefakteve për të gjurmuar në mënyrë intuitive nëpërmjet disiplinave të shumta politike, kulturore dhe ekonomike në kohë.

Ajo analizon imazhe prej burimeve digjitale dhe analoge, arkivave historike të objekteve dhe nga sistemet për ruajtjën e të dhënave. Në këtë projekt të ri për Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, ajo përqëndrohet në një moment të rraskapitjes së botës. Bajo, duke marrë rolin e një lloji të ri të artizanit kozmik, punëdorës, thurrjeve dhe fragmenteve koreografike të cilat gjinden në hulumtimet e saj antropologjike për relevancën e mitologjisë, kulteve të përendeshave dhe metodave të parashikimit të fenomeneve natyrore në civilizimet e lashta, siç janë interpretimet e ëndërrave për të parashikuar të ardhmën oneiromancy, në realitetin bashkëkohor, nën hipotezën e një epoke të re gjeofizike, e cila karakterizohët me shtjerrjën e resurseve të tokes, por në të njejtën kohë ndërthurrë dëshiren për përjetësi dhe riprodhimin e pafund të kapitalit, në një hibrid të manifestimin dhe përceptimit të ri të asaj se çfarë është “natyrore” dhe çfarë është “artificiale”.

Një kozmologji e re e pa-specifikuar apo Naturalia/Artificialia, e cila konsideron zbrazëtitë dhe hapësirat bosh, të metat dhe mungesën e mitit, duke krijuar një arkivë koreografike alternative, të prirë politikisht si zakonisht, të cilën Bajo e quan “dearkivim skupturor” të kthesës ekosofikale. 

Për Timeless Considerations, Bajo ka hulumtuar nga larg dhe ka udhëtuar në Prishtinë, shtëpinë e rrjeteve të kulturave të ndryshme, dhe është angazhuar në hulumtimin in-situ të mitologjisë së tyre, në gropimet arkeologjike aktuale, në arkivat e muzeut etnologjik dhe organizatat e grave artizanale lokale. 

Së pari, duke ekspozuar dhe zbuluar gjurmët e miteve në objektet e përditshme, prezencën apo mungesën e tyre në këto artefakte, apo atë që ka mbetë prej tyre - sikurse në flamurin e ri të qytetit të Prishtinës. 

Duke konsideruar mungesën e këtyre miteve aq sa edhe prezencën e tyre, thuhet që vallëzimi është çfarë ndodh mes lëvizjeve të tilla, ndodh edhe zhvillimi dhe shpalosja e objekteve të reja, që quhen objekte tranzitore. Këto momente të tranzicionit, janë të lidhura me shpejtësinë e rritur të jetës që e përjetojmë tani, në të cilën mund të parashikohet edhe dhe një lloj i ri i materialitetit, hiperobjektet, të definuara nga Timothy Morton si “objekte që në mënyrë masive janë të shpërndara në kohë dhe hapësirë që kapërcejnë lokalizimin, siç është ndryshimi i klimës (ngrohja globale) dhe stiropori”.

Së dyti, hulumimi i saj zgjerohet në botën digjitale duke shfrytëzuar arkiva digjitale të imazheve dhe lojërave parashikuese online, imazhe të gjeneruara nga algoritmet e kërkimeve që shfrytëzojnë të dhëna të përshtatura për subjektivitetin e “pyetjebërësit” dhe paparashikueshmërinë, dhe objekte të rastësishme krijohen. 

Si pikë të tretë të hulumtimit Bajo gjurmon burimet Botaniste dhe Herbaliste, në lidhje me shfrytëzimin e principeve aktive në bimë për tw stimulu ëndërra; drogat të cilat gjenerojnë një gjendje të ndryshuar të vetëdijës dhe lidhjen mes praktikave dhe ritualeve shamaniste të shfrtyëzuara për qëllime parashikuese ku ëndërrimtari ecë në të ardhmën, dhe ku lloji i tretë të materializimit ndodhë, ato që Bajo i quan objekte të pushtetit.

Dhe e katërta, i është dhënë konsideratë metodave që kanë të bëjnë me ndikimin ekologjik të shkaktuar nga njeriu, si dhe procesi i zhdukjës së kafshëve dhe llojeve, krahasuar me profecitë e lashta të përmbytjeve dhe fatkeqësive klimatike, hulumtimet me Natural Resources Protection Programs dhe programet emergjente të ruajtjës së ambientit do të paramendohen. 

Timeless Considerations është zgjeruar nga projekti i fundit i Bajo-s, With Entheogenic Intentent (Burn the Witch) që është prezantuar në 18th Street Arts Center, Los Angeles, në prill të vitit 2014, pas rezidencës artistike tre mujore, e cila është përqendruar në mitologji lokale të kulturave vendase Amerikane, dhe kumbimin e tij global politik. Puna e Bajo’s merret me marrëdhëniet mes objekteve dhe tregimeve abstrakte, dhe poashtu si këto zbrazëtira reflektojnë në dinamikën e politikës dhe pushtetit. 

Ajo hulumton historinë e kulturës për të parashikuar mënyra ku “objektet” mishërojnë vlerat e sistemeve shoqërore të të kaluarës dhe të ardhmës. Duke ri-krijuar situata dhe objekte të cilat janë zhdukë, Bajo lidhë procesin shkatërruës të objekteve materiale dhe zhdukjen e kapitalit kulturor, njëkohësisht duke pasë si referencë metodat e lashta dhe digjitale si mënyrë për të mësuar për botën. 

Elena Bajo (1976) është artiste nga Madrid, Spanjë e cila punon dhe jeton në Berlin dhe Los Angeles. Koncepti i saj i gjeneruar dhe praktika e hulumtit bazohen në dimensionet e përditshme të hapësirave shoqëroe dhe politike, strategjinë për ta konceputalizuar rezistencën, poetikën e ideologjisë, dhe marrdhënies në mes të përkohëshmërisë dhe subjektivitetit. Bajo, punon individualisht dhe kolektivisht përmes instalacioneve, skulpturës, pikturës, performancave, ngjarjeve pjesëmarrëse, filmave, teksteve dhe shkrimeve. Ekspozitat e fundit personale të saj përfshijnë: A Universe comes into being when a Space is severed or taken apart, ARTIUM Museum Vitoria-Gasteiz, Vitoria, Spanjë; An Arbitrary issue, Garcia Galeria, Madrid; The Absence of Work, D+T Project Gallery, Bruksel; With Entheogenic Intent (Burn the Witch) 18th St Arts Center; La Femme Radicale or The Point of No Return, 2013, D+T Project Brussels (BE); The Absence of Work, 2012, Platform3, Munich (DE); The Factory of Forms, 2012, Manifesta Parallel, Genk (BE) dhe ekspozitat në grup Marlborough Contemporary; Zero Hours, Art Sheffield 2013 Sheffield UK; Original Doubt at Plataforma Revolver, Lisbon; Throw a Rock and see what happens, Casa Encendida, Madrid; Vers une Hypothese Fort Du Bruissin Xll Lyon Biennial Lyon, Material Conceptualism at Anaant and Zoo Gallery, Berlin; Pacific Standard Time, LAXART, 2012, Los Angeles; Studies for an Exhibition, David Roberts Art Foundation; Perform Now! Los Angeles 2010; Registered, White Columns, New York, 2009; Bread and Roses 101, Universiteti I Trash, Sculpture Center, New York, 2009.

Elena Bajo ka kryer studimet Master në Artet e Bukura në Central Saint Martins School of Art, Londër (UK) me 2005 pasi që ka kryer Master në Arkitekturë në ESARQ, Barcelona me 2002. Ajo ishte bashkë-themeluese e projektit artistic të përkohshëm EXHIBITION, NY (2009). Libri i saj artistik With Entheogenic Intent (Burn the Witch) së fundmi është publikuar nga 18th Street Arts Center, Los Angeles, CA.


Timeless Considerations me Elena Bajo në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Ministria e Intergimit Evropian e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, X-print, Ujë Rugove dhe DZG.