• IRWIN: Time for a new state
Koha për një shtet të ri

Koha për një shtet të ri
Disa thonë që atje mund ta gjesh lumturinë
IRWIN

Kurator: Albert Heta

Hapja: 1 Nëntor 2012, ora 19:00
1 Nëntor 2012 - 1 Dhjetor 2012

Në sajë të rrethanave të veçanta në fillim të viteve të nëntëdhjeta, ishte e mundur për ne që të prodhojmë pasaportat e NSK Shteti në Kohë, në bashkëpunim me Ministrinë Sllovene të Punëve të Brendshme. Si rezultat, pasaporta NSK nuk dallojnë nga standardet e zakonshme për produkte të tilla në lidhje me mënyrën dhe cilësinë e prodhimit. Deri tani, disa mijëra persona kanë aplikuar dhe morën pasaportat tona dhe në këtë mënyrë u bën qytetarët e NSK Shteti në Kohë, duke e mbajtur shtetësinë e tyre të mëparshme, siç mund të imagjinohet. Shumica e tyre mund të konsiderohen se i përkasin të ashtuquajturës "Skenës së artit". Disa vite më parë, aplikimet për pasaportë NSK filluan të vijnë nga Afrika: nga Nigeria, konkretisht nga Ibadan dhe Lagos. Ajo filloi ngadalë, por në një kohë të shkurtër numri i aplikimeve të Nigerianëve tejkaloj 1,000. Çmimi i pasaportës nuk është i lartë, por për banorët e të ashtuquajturës Botës së Tretë është  vështirë se e parëndësishme. Ne dyshonim se interesi i njerëzve nga Nigeria në marrjen e pasaportës NSK kishte lidhje me artin. Ajo dukej më shumë politikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht destabilizom thellësisht Botën e Tretë, ku mbijetesa e thjeshtë është shpesh një çështje keryesore dhe nga ku njerëzit emigrojnë në masa të nxitura nga dëshira për një jetë më të mirë, pasaportat NSK pushuan të jenë objekte.

Me ndihmën e Hansi Momodu dhe Institutin Lagos të Artit Bashkëkohor, në korrik të vitit 2010 ne fund arritm të udhëtojëmë për në Nigeri dhe për të kontaktuar me mbajtësit e pasaportave lokale. Kur arritëm në Lagos, vëmendja jonë ishte tërhequr në postera të mëdha të shfaqura nëpër qytet. Ato ishin të kuqe dhe shkruante: " Koha për një shtet të ri" dhe më poshtë me shkronja të vogla: "Disa thonë që atje mund ta gjesh lumturinë".  Nuk përmend një emër të kompanisë ose informacione të tjera. Mbeti e paqartë se çfarë ishin ato reklama. Kur kemi pyetur mikpritësit tanë, se per qfar qëndrojnë ato, askush nuk e dinte. Dikush përmendi se ato reklama promovonin një pije të re të lehtë, por nuk ishte i sigurt. Ajo ishte një nga ato fushatat graduale të propagandës, ku fazat e ndryshme të ndjekin njëri-tjetrin dhe ku motivi është vetëm në hapin e fundit. Paralelisht me postera të mëdhenj, ka pasur edhe plot faqe shtesë në gazetat kryesore. I vetmi ndryshim ishte se përbërja horizontale në postera u ndryshua nga një vertikale në gazeta. Duke pasur parasysh se emri i Shtetit NSK-së është NSK Shteti në Kohë, ju mund të imagjinoni marrëdhëniën midis këtyre posterave dhe shtetit NSK, e cila ishte arsyeja e vizitës sonë në Lagos, ishte e qartë. Dukej sikur ata ishin atje për ne, për të përhapur NSK Shteti në Kohë. Në intervistat që kemi bërë me qytetarët e NSK nga Lagos, disa prej të intervistuarve, pasi u siguruan se NSK nuk ka ndonjë territor, u përgjigjën diçka si: "Por miqtë tanë që ishin atje, thonë se atje ju mund të gjeni lumturinë. "

Kur u kthyem në Lubjanë ne i kemi treguar fotografinë e posterit me panoramën e Lagos në sfond miqëve tanë. Ata u impresionuan nga fotografitë, por shumica e tyre e konsideruan shumë cinike. "A nuk kaluat vijën këtë here?" ata pyetën. Ata nuk kishin asnjë dyshim se posterët ishin të IRWIN Logos Project. Ishte vetëm pak muaj më vonë, kur artisti dhe kuratori nga Lagos Jud Anogwih erdhi në Berlin për pjesëmarrje të një delegate në kongresin e pare të NSK Shtet në Kohë, të mbajtur në Haus der Kultur der Welt në tetor 2010, në fund u mësua se kush bëri posterin: ishte Coca Cola.

IRWIN

"Koha për një shtet të ri. Disa thonë që atje mund ta gjesh lumturinë.", një projekt billboard në Prishtinë nga Irwin, është pjesë e projektit" Identity Restoration Reloaded "nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.