• The Directo's Cut: Rexhep Ferri
The Director's Cut

The Director's Cut: Rexhep Ferri
Kurator: Albert Heta
5/4/2011 - 30/4/2011
Hapja: 5/4/2011, 19:00

Kjo është një ekspozitë që s'do të duhej të ndodhte.

The Director's Cut ­ prerja regjisoriale: Rexhep Ferri është pjesë e projektit Kthimi në të ardhmen, projekt kuratorial i Albert Hetës, dhe që prodhohet prej Stacion ­ Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Prej fillimit të vitit 2009, Kthimi në të ardhmen u formësua përbrenda programit të ekspozitave: Petrit Halilaj: Kthimi në të ardhmen (17/12/2009 - 6/2/2010), Kthimi në të Ardhmen: Agim Çavdarbasha (11/3/2010 - 2/4/2010),
Kthimi në të ardhmen: Nysret Salihamixhiqi (1/6/2010 - 22/6/2010) dhe Kthimi në të ardhmen: Kadër Pagarusha (4/9/2010 - 2/10/2010).

Faza tjetër e këtij projekti do të jetë simpoziumi Kthimi në të ardhmen që do të mbahet me 7/4/2011 dhe diskutimi me panelistët Zdenka Badovinac, drejtore e Moderna Galeria, Lublanë, Mehmet Behluli, artist dhe anëtar i
këshillit drejtues të Galerisë së Arteve të Kosovës, Prishtinë dhe Shyqri Niman, drejtr i Galerisë së Arteve, Prishtinë nga themelimi në vitin 1979 deri në vitin 1989.

Po qe se e shikojmë të kaluarën e këtij projekti, Kthimi në të ardhmen si projekt në skenën ndërkombëtare kishte një 'takim të afërt' me një 'objekt' më të madh, panairin artistik Artissima (5/11/2010 - 7/11/2010). Seksioni
'Back to the Future' për këtë ngjarje u konceptua prej komitetit shkencor të përbërë nga tre kuratorë të koleksioneve muzeale: Christine Macel, kuratore e Qendrës Pompidou, Paris - Jessica Morgan, kuratore e Artit Bashkëkohor, Tate Modern, Londër - Massimiliano Gioni, Drejtor i projekteve speciale, Muzeu i Ri i Artit Bashkëkohor, New York dhe drejtor artistik i Fondazione Nicola Trussardi, Milano.

Ky seksion, jo vetëm që u krijua me të njëjtin emër 'Back to the future' (Kthimi në të ardhmen), por ka edhe ngjashmëri të jashtëzakonshme në projekt, që janë më shumë se vetëm interesante për të punuar me to në të ardhmen.

Kthimi në të ardhmen me Rexhep Ferrin dhe Xhevdet Xhafën ishin pjesët e strukturës fillestare të projektit Kthimi në të ardhmen. Të dy pjesët u anuluan në fazën e vonë të hulumtimit, në mes të vitit 2010. Procesi i hulumtimit të punës së Rexhep Ferrit (1937) kishte mbërritur fazën finale dhe kjo ekspozitë do të projektojë pikëtakimin e fundëm të bashkëpunimit me këtë artist të madh dhe personalitet kompleks.

Rexhep Ferri është piktor, poet dhe shkrimtar, por mbi të gjiha është një mendimtar. 

The Director's Cut: Rexhep Ferri sërish ka të bëjë me paraqitjen e një pune të krijuar në të kaluarën, në një tjetër hapësirë, kohë dhe kontekst. Dy figura dhe një pritje u krijua në vitin 1973.

The director's cut ­ prerja regjisoriale apo versioni i regjisorit, në këtë rast, është version veçant i edituar i projektit Kthimi në të ardhmen.
Director's cuts ­ prerja regjisoriale, në industrinë e filmit, përgjithësisht mbetet i pashfaqur për publikun, meqënëse për filmat, në shumicën e studiove, regjisori nuk e ka privilegjin e premjes/ editimit të versionit final. Studioja (e cila i ka investimet në rrezik) mund të insistojë që të bëhen ndryshime, që sipas tyre, mund ta bëjnë filmin më të
shikuar në kinema. Kjo ndonjëherë, nënkupton fund më të lumtur ose më pak ambiguitete, por në shumicën e rasteve nënkupton që filmi të shkurtohet në mënyrë që të mundësojë më shumë shfaqje mbrenda një dite. Prandaj, forma më e shpeshtë e director's cut është version me skena të shtuara, që shpeshherë e bëjnë filmin dukshëm më të gjatë sesa 'origjinalit'.

Në rastin tonë, është e rëndësishme të përmendim se ka qenë një tjetër prerje e vërtetë që kishte luajtur rol në këtë ekspozitë; një prerje 18 cm që u përshkrua si dëmtim në pjesën e sipërme të pikturës së përzgjedhur për
këtë ekspozitë. Kjo pikturë është pjesë e Galerisë së Arteve të Kosovës.

Ky koleksion është komponenta tjetër e projektit Kthimi në të ardhmen dhe pika qendrore e partneritetit me Galerinë e Artit të Kosovës është ky projekt. Kërkesa zyrtare për të pasur qasje te kjo pikturë ishte rasti i dytë, kur si pjesë e projektit, ne nisëm procedurat administrative për të të huazuar punime prej Galerisë së Artit të Kosovës. Rasti i parë ishte për ekspozitën: Kthimi në të ardhmen: Nysret Salihamixhiqi.

Por cili është konteksti (tjetër) historik që e rrethon këtë pikturë dhe punë të Rexhep Ferrit?

Viti 1973 ishte viti kur Rexhep Ferri krijoi më shumë se një pikturë. Në vitin 1974 Krahina Socialiste Autonome e Kosovës dhe Krahina Socialiste Autonome e Vojvodinës fituan një pozitë unike kushtetuese në Federatën
Jugosllave dhe Republikën Socialiste të Sërbisë, si dhe i fituan institucionet e veta vetëqeverisëse, të cilat jo vetëm që ishin autonome por në të njëjtën kohë shërbenin si mjete për të kontrolluar aspiratat gjithëherë të pranishme sërbe përmes një zgjidhjeje unike kushtetuese, që mund të përshkruhet vetëm si një mvarshmëri e dyanëshme që i kufizonte fuqitë Sërbisë. Për ta përshkruar këtë zgjidhje me vetëm një element: vendimet e marra nga Kuvendi i Sërbisë, që kishin të bënin me Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës dhe Krahinën Socialiste Autonome të
Vojvodinës, sipas kushtetutës së vitit 1974, duhej të aprovoheshin nga Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Vojvodinës.

Në vitin 1977 Rexhep Ferri hapi një ekspozitë vetjake në Galerinë (Yvon?) Lambert, në Paris, Francë. Alain Bosquet e fillon tekstin në hyrje të katalogut të ekspozitës me këto rreshta: 

'Salut për Rexhep Ferrin

Është gjithmonë ndjenjë e këndshme, madje ekzaltuese, të nderosh talentin e
një piktori, që nuk e njeh dhe që vjen nga horizonte të largëta. Kjo është
kënaqësia që kam sot para veprës së një artisti. Nuk kam mundësi të them
nëse kjo pikturë ka rrënjë të veçueshme në traditën e vendit të tij, i cili,
nga  aspekti i pikturës, nuk është shumë i njohur për ne. Mendoj më parë se,
duke i shkëputur nga rrethanat, Rexhep Ferri ka ditur mjaft mirë të sigurojë
universalitëtin e tij dhe kjo, u morr vesh, më le mbresën më të
qëndrueshme...'


12 vjet më vonë, ndrrimet në kushtetutën e Sërbisë në vitin 1989, që e shlyen autonominë e Kosovës, u aprovuan prej Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Ky votim erdhi në një kohë kur kushtet e autonomisë dhe
të aparatit shtetëror të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës u lëkundën seriozisht prej sfidave të pandërprera që i bënte Sërbia Kosovës, qysh prej vdekjes së Josip Broz Titos në vitin 1980. Riparaqitja e parë publike e
aspiratave të para kolonialiste të Sërbisë ndodhi në pranverë të vitit 1981, pas demonstratave të studentëve shqiptarë në Universitetin e Prishtinës.

Demonstratat e vitit 1981 sot quhen edhe 'Pranvera (shqiptare) 1981'. Shumë libra e disertacione të masterit janë shkruar prej atyre, të gjendur sot në pushtet, që thonë të jenë organizatorët a sponsorët e 'Pranverës (shqiptare)
1981'. Në reprezantimin medial të vitit 2011 të kësaj ngjarjeje paraqitet një problem shtesë: një fotografi me ngjyra e demonstratave të viteve 1990, tash po përdoret në version bardh e zi, nga mediet, për të 'dokumentuar' demonstratat e vitit 1981.

Nuk e di se çfarë ka ndodhur me fotografinë e Hydajet Hyseni me mustaqe të vitit 1981, që i ngjitur në një pemë në qendër të Prishtinës flet përmes megafonit?

Por cili është dallimi ndërmjet demonstratave të vitit 1981 dhe atyre të vitit 1990? Shqiptarët dolën në rrugë si në vitin 1981 ashtu edhe në vitin 1990. Në demonstratat e pranverës së vitit 1981 shqiptarët ishin edhe demonstrues edhe policë. Në vitin 1981 Lidhja Komuniste e Kosovës ishte partia që e udhëheqte Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës. Në vitin 1981, Mahmut Bakalli ishte ende në pozitën e kryesuesit të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Kosovës. Mahmut Bakalli u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit. Karriera politike e Bakallit nisi në organizatat e rinisë së Lidhjes Komuniste të Kosovës, ndërsa në vitin 1961 përfundimisht u vu në krye të saj. Në vitin 1967, ai u bë udhëheqës i komitetit partiak të Prishtinës. Përderisa ngritej në pozitë,
ai u zgjodh në mandate pasuese në Komitetin Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Sërbisë dhe në Kryesinë e Lidhjes Komuniste të Komitetit Qendror të Jugosllavisë. Bakalli e udhëhoqi Partinë Komuniste në Kosovë
gjatë viteve të vonshme të '70 e deri në vitin 1981. Ai dha dorëheqje më 6 maj 1981 pas demonstratave të studentëve shqiptarë.

Po qe se e google-oni Hydajet Hysenin, një prej udhëheqësve të demonstratave të pranverës së vitit 1981, mund të gjeni përshkrimin nën imazhin (tashmë të munguar) e vërtetë të demonstratave të vitit 1981: Dhe atëherë Hydajet
Hyseni, aktivist, themelues në zë i grupit Marksist-Leninist si dhe gazetar i të përditshmës kosovare në gjuhën shqipe Rilindja, i cili deri kohë më parë fshihej, u ngjit në pemë dhe u foli demonstruesve para ndërtesës së
Partisë Komuniste e i nxiti që të mos ndaleshin. Kështu ai u bë i njohur si Che Guevara i Kosovës. (Daut) Dauti thotë: "Njerëzit thoshin se ne duhet të çliroheshim prej sundimit sërb. Ekzistonte një ndjenjë se [pavarësisht prej
autonomisë] pozitat kyçe ende mbaheshin prej sërbëve dhe shqiptarëve pro-sërb."

Në imazhin e vitit 1990, që tani shihet si imazh i vitit 1981, shqiptarë qenë vetëm demonstruesit. Imazhi i përdorur dokumenton demonstratën e organizuar në vitin 1990 gjatë vizitës së delegacionit amerikan në Kosovë që
udhëhiqej prej Bob Dole-it dhe gjashtë senatorëve të tjerë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1990 Kosova ishte nën okupimin sërb. Lidhja Komuniste e Kosovës nuk ekzistonte më. Policia në imazhin e
vitit 1990 ishte polici sërbe që ishte pjesë e aparatit të shtypjes së okupimit sërb.

Krejt kjo që u tha më sipër më sjell te dy pyetje kyçe që kanë të bëjnë me këtë projekt.
Cili është imazhi i punës së Rexhep Ferrit gjatë gjithë këtyre viteve? Qysh gjeti vend ky kompleksitet social në pikturën moderniste të Rexhep Ferrit dhe të piktorëve të tjerë modernistë?

Dhe, cili është roli i koleksionit të artit si dhe roli i institucionit që punon në mbledhjen e artit dhe të narrativëve të një vendi? A munden këta artikuj, të mbledhur rastësisht dhe pa kontekstualizim të krijimit të tyre, të luajnë ndonjë rol në artin e të sotmes?

A është konteksti (historik) i munguar që lidhet me departamentin e munguar të historisë së artit që nuk u krijua asnjëherë si pjesë e ndonjë prej universiteteve a institucioneve të tjera arsimore në Kosovë?

A janë përpjekjet për ta shlyer artin bashkëkohor të ndërlidhura me përpjekjet për të shlyer modernizmin në këtë shoqëri?

Për ta përmbyllur, do të citoj një pjesë të një studimi nga Gëzim Qëndro, kritik arti që jeton në Tiranë, për monografinë e punimeve të Rexhep Ferrit, të publikuar tash së voni nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës: ŒModernizmi për një vend si Kosova kishte një rëndësi që e kapërcente lidhjen vetëm me artin dhe letërsinë. Kjo, pasi modernizmi për Evropën ishte një risi që tronditi themelet e botës në të cilën kishin jetuar evopianët deri atëherë, ndonëse, ndryshe nga c'mendohet, thyerja me traditën nuk pati atë përmsë që i jepet. Thelbi i kësaj risie qëndronte në vëtëkritikën që propozonte hapur epoka moderniste, një shqyrtim që nuk ndalej kur vinte në dikutim vetë themelet e qytetërimit perëndimor.

Shoqëria kosovare, në shumicën e saj, ragoi pozitivisht ndaj modernitetit, duke pranuar karakterin e tij zanafillor reformist socio-kulturor. Përpjekja për futjne e konceptit të vetëkritikës në një shoqëri të mbyllur konzervatore si Kosova e viteve '50‹'60 është padyshim e lëvdueshme, ndonse për mendimin tim modest, ndaj modernizmit dhe risive te tij reagoi pozitivisht vetëm elita kulturore dhe një pjesë e klasës së mesme në qytetet kryesore.'

Pyetja ime është: Cila është ajo ndjenjë ndërmjet 'Pranverës (shqiptare) 1981', shkatërrimit të shoqërisë kosovare dhe aparatit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (modernizmit në Kosovë), okupimit sërb të
Kosovës dhe projektit ­ shtet të ri (lindur) të Kosovës?

Dhe si mund ta projektojmë modernizmin (e munguar) si realitet në epokën e Lady Gaga-së?


Kthimi në të ardhmen nga Stacion ­ Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina është kërkim për ta zënë kohën nëpërmjet punimeve të përzgjedhura të artit dhe teksteve, si dhe puna në kontekstualizimin e kohës dhe gjeografisë të
ndërlidhur me punët e jashtëzakonshme që janë në fokus të këtyre ekspozitave dhe që janë një investim në krijimin e hapësirës për reflektime të ardhshme të besueshme mbi punët e gjeneratave të kaluara të artistëve për gjeneratat
e ardhshme të artistëve.

Albert Heta
Prill 2011