• Summer School as a School 2015

Shkolla Verore si Shkollë
26 korrik – 9 gusht, 2015

Shkolla Verore si Shkollë është paraparë të jetë një udhërrëfyes dhe një ndërhyrje, me qëllim për të bashkuar e të shpërndarë njohuri kritike për trajtimin e sfidave të rëndësishme me të cilat përballemi sot, me anë të modeleve të reja dhe mundësive në edukim dhe bashkëpunim në fushën e artit.

Udhëheqësit e kurseve, ligjëruesit dhe bashkëpuntorët e Shkollës Verore si Shkollë 2015 kanë përpiluar një program sfidues dhe frymëzues për pjesëmarrësit dhe publikun, e strukturuar me shtatë kurse, kurse teorike dhe të punës praktike dhe prodhimit të veprave të artit, ligjerata publike dhe prezentime, vizita, ekspozita dhe performanca, që krijojnë një përvojë dhe model unik

Shkolla Verore si Shkollë është projekt nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në bashkëpunim me Academy for Visual Arts – AVA, Ljubljana

Programi fillon më 26 korrik dhe përfundon me 9 gusht, 2015.

Regjistrimi
Afati për regjistrim është me 20 korrik, 2015

Shkolla Verore si Shkollë është pjesë e programit vjetor të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe mbështet nga:
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës
Culture for all – phase III

Kosova Foundation for Open Society
Friedrich Ebert Stiftung
Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës
Ministria e Integrimit Evropian e Republikës së Kosovës
Kanceleria Federale e Austrisë
Ministria Federale e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme
Technomarket
Sindikata
X-print
Ujë Rugove

DZG