Summer School as School

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

Shkolla verore si Shkollë
26 korrik - 9 gusht, 2015

Afati për regjistrim 20 korrik 2015.

Shkolla verore si shkollë (SSAS) është një udhërrëfyes dhe një ndërhyrje, e stacionuar në Prishtinë, e dizajnuar për të bashkuar dhe shpërndarë njohuri kritike të prodhuar nga profesionistë të zgjedhur, për eksplorimin dhe përgjigjen ndaj sfidave relevante të sotshme, modelet e reja dhe mundësitë në arsimin dhe bashkëpunimin artistik.

Ligjëruesit në SSAS janë edhe: Asistenti teknik i Muzeut të MoAA, Branislav Dimitrijeviç, Martin Fritz, Felix Gmelin, Edi Hila, Ibro Hasanoviç, Nita Luci, Nebojsha Milikić, Suzana Milevska, Miran MOHAR, Alban Nuhiu, Adrian Paci, Amila Ramović, Pepi Sekulich.

Udhëheqësit e kurseve, ligjëruesit dhe bashkëpunëtorët kanë përpiluar një program sfidues dhe frymëzues për pjesëmarrësit dhe publikun, të strukturuar si një nyjë me pesë kurse themelore, ligjereta dhe prezentime publike, guida turistike, programe në mbrëmje dhe një ekspozitë, për të prodhuar një eksperiencë unike dhe një model.

Shkolla verore si shkollë është një projekt nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në bashkëpunim me Akademinë për Arte Vizuale - AVA, Lubjanë.

Programi fillon më 26 korrik dhe përfundon më 9 gusht 2015.

Kursi 1
Historia e artit ndërmjet djepave dhe barrikadave: Metodologjia feministe e hulumtimit të historisë së artit

27 korrik – 1 gusht, 2015
Udhëheqëse e kursit: Prof. Dr. Suzana Milevska

Përshkrimi i kursit
Nëse ekziston pajtimi se arti feminist është një etapë në historinë e artit, një lëvizje, diskurs ose një ndryshim i plotë në mënyrën se si bëhen gjërat, është e kuptueshme se ajo i përqafon mënyrat tjera të kuptuarit të artit. Në tri seksione të ndërlidhura mësimore (ligjërata që shoqërohen prej sesioneve të leximit dhe që përfundojnë me një punëtori), prof. Suzana Milevska do të prezantojë metodat themelore të hulumtimit feminist që bazohet në dekonstruktimin si metodologji kryesore interpretative që përfshin argumentet dhe idetë e fundit nga kritika post – marksiste, postkolonialiste he institucionale, ekofeminizmi, kiber-feminizmi, transversaliteti dhe interseksionaliteti. Andaj, ky kurs i shkurtër i historisë së artit feminist nuk e adreson vetëm artin feminist, por ofron edhe një strukturë të mendimit feminist rreth disiplinës së historisë së artit duke i adresuar çështjet e ndryshme dhe parakushtet për një metodologji tjetër të historisë së artit. Ky kurs tregon se analiza e thellë e mënyrës se si njohuria mbi historinë e artit që modelohet “si formësim diskurziv mbi aksin e pushtetit të institucionalizuar në muze dhe akademi” (G. Pollock), dhe si ajo përcaktohet nga kontekstet e përgjithshme shoqëroro-politike dhe kushtet ekonomike (që prodhuan traditën e gjatë të hegjemonisë së historisë së artit të përcaktuar nga patriarkia perendimore), duhet të ndërthuret me shtresat hulumtuese ndërdisiplinore dhe të disiplinave të ndryshme.

Edhe pse vetë hulumtimi feminist është konsideruar si një metodologji, nuk ka metoda të veçanta kërkimore feministe, kështu që disiplina e historisë së artit përdor metoda të veta hulumtuese, por duke ngritur pyetje të reja kërkimore. Çështjet madhore të hulumtimit që i adreson kursi do të jenë pyetjet e rëndomta feministe rreth epistemologjisë dhe konstruktimit të dijes. Theksi do të vihet në pozicionimin e hulumtuesit brenda procesit të hulumtimit dhe përbrenda teorizimit dhe mbi qëllimet e menduara të dijes së prodhuar (p.sh. qëllimi i kësaj është të kuptohet pse pabarazitë ndërmjet grave dhe burrave vazhdojnë të ekzistojnë dhe të hulumtohen arsyet kryesore të dominimit mashkullor). Debati themelor mbi dallimin ndërmjet esencializmit dhe konstruktivizmit do të adresohet përmes shembujve të ndryshëm nga historia e artit. Çështjet relevante shtesë mbi diferencimin ndërmjet historisë së artit të dominuar nga historia e artit dhe metodologjisë feministe të historisë së artit qëndron në atë se sa dallon shikimi i gruas nga ata ai i burrit. Si ndikon identiteti dhe dallimet gjinore në mënyrat se si të dy gjinitë e shohin botën. Dhe cili është vendi i tyre në art? Dhe si e shohin arti?

Duke nisur me nevojën për reinterpretimin e disa nga njohuritë më të rëndomtat mbi periudhat e historisë së artit, lëvizjet dhe zhanret, dhe duke ndjekur debatet më të fundit dhe çështjet që dalin nga praktikat e artit bashkëkohor të artisteve me orientim feminist, kursi do t’ua bëjë të mundshme studentëve të vazhdojnë hulumtimin e pavarur përgjatë këtyre linjave të mendimit të historisë së artit. Disa nga temat e historisë së artit që do të diskutohen do të jenë, p.sh. leximet e ndryshme dekonstruktive të stileve të famshme artistike, të drejtimeve dhe veprave madhore të krijuara nga artistë meshkuj, të shikuara nga perspektiva e historisë feministe të artit, si dhe një hulumtim i thellë i artisteve të keqinterpretuara dhe/ ose të atyre jo fort të vlerësuara.

Kursi 2
Lokalitete të ndërlidhura si globalitete të reja
29 korrik - 6 gusht, 2015

Udhëheqësi i kursit: Miran Mohar

Përshkrimi i kursit
Kursi i artit bashkëkohor do të fokusohet në çështje praktike, realizim të një vepre të artit në çfarëdo mediumi të përzgjedhur gjatë kohës së shkollës verore.
Nga pjesëmarrësit do të kërkohet që të eksplorojnë pyetjet që mund të jenë pjesë e historisë globale të artit bashkëkohor nga perspektiva e tyre lokale. Natyra e punimeve që do të zhvillohen gjatë kursit duhet të diskutojnë dhe të paraqesin çështjet e dallimeve mes vendeve me sistem të zhvilluar të artit dhe të atyre pa ose me sistem më pak të zhvilluar (siç është rasti në shumë vende të Evropës Lindore dhe gjetiu). Në vende pa sistem të zhvilluara të artit ekzistojnë strategji e qasje të ndryshme në nivele të ndryshme, si në prodhim të artit dhe distribuim.

Pjesëmarrësit priten të marrin në konsideratë premisën se të jesh nga një vend me sistem të artit më pak të zhvilluar nuk është domosdoshmërisht disavantazh.
Zhvillimi i kursit do të bazohet në diskutim të ideve, zbatime materiale, si dhe në procesin e prodhimit të një vepre të artit krahas me nivelit konceptual dhe teknologjik. Studentët duhet pastaj të vendosin se me çfarë tema duan të merren si dhe të zhvillojnë një projekt më të ndërlikuar me të cilin do të donin të punonin në të ardhmen. Temat nuk do të jenë të kufizuara.

Kursi 3
Konceptimi i hapësirës: Dizajn skenografie - film
29 korrik - 6 gusht, 2015

Udhëheqësi i kursit: Pepi Peter Sekulich

Përshkrimi i kursit
Kursi ka për qëllim të prezantojë një gamë të gjerë të proceseve teknike dhe të ideve kryesore në fushën e dizajnit të skenografisë për ekran. Ekziston një theks mbi zhvillimin e strategjive për realizimin, të menduarit dhe vendim-marrjes; për të kuptuar ndërlidhjen e tyre dhe për të vendosur rëndësinë e kontekstit varësisht se si shfaqen interesat tuaj kërkimor.

Qëllimi është që të pajisen studentët me fjalorë teknikë dhe konceptualë. Kjo u jep atyre me zhvillimin e duhur të strategjive të artikuluara përmes realizimit, reflektimit dhe diskutimit në grup. Çelësi i këtij kursi është organizimi individividual i "konstelacionit" të kërkimit.

Kursi 4
Puna kuratoriale si art i munguar retorik
31 korrik - 2 gusht, 2015

Udhëheqësi i kursit: Dr. Branislav Dimitrijeviç

Përshkrimi i kursit
Mënyra sipas të cilës Aristoteli konsideronte retorikën si një nga "artet qytetare" duket mjaft e largët nga operacionalizmi jonë artistik dhe politik. Për Aristotelin, retorika ishte "zotësia e observimit, në çfarëdo rasti të dhënë, të mjeteve të disponueshme të bindjes", por në artikulimin e tij të retorikës si një art, ai gjithashtu kombinon vetitë pothuajse të papajtueshme të techne-s dhe të përshtatshmërisë për qytetarët.

Ngjashëm, Platoni kishte dyshimet ndaj poezisë, si dhe kishte dyshime ndaj retorikës. Përderisa retorika mund të përdoret për të "përmirësuar jetën qytetare", për Platonin ajo mund të përdoret njësoj dhe lehtësisht për të mashtruar apo manipuluar me efekte negative në qytet. Masat ishin të paafta për të analizuar apo për të vendosur vetë ndonjë gjë, dhe për këtë arsye ato mund të ndikohen nga fjalimet bindëse.

Prandaj të dyjat bashkë, poetikja dhe retorikja, kishin mbartur një "shpresë" të ngjashme brenda në vete, por kjo "shpresë" ishte rrezikuar nga mashtrimi i qenësishëm i të dy praktikave. Megjithatë, më vonë, mashtrimi i poetikës e ka dëshmuar thelbin e vet artistik, ndërsa mashtrimi i retorikës ka pasur implikime kryesisht politike. Retorika sot nuk konsiderohet më si një formë e artit.

Por, çka nëse, të paktën, për "qëllime retorike", ne mund të spekulojnë një mundësi që arti i humbur i retorikës është transformuar në atë që ne sot e quajmë punë kuratoriale?
Puna kuratoriale në vetvete ka pësuar një transformim të madh që nga fundi i viteve 1960, dhe ky transformim është një nga simptomat e rendeve post-moderniste, post-industriale dhe post-fordiste. Me institucionalizimin e edukimit kuratorial që nga vitet 1990, duket se puna kuratoriale sot është transformuar kryesisht në një praktikë të menaxhimit kulturor. Në mënyrë për t'iu kundërvënë kësaj "vendosmëria" të vetme, ne do të diskutojmë të gjitha aspektet e tjera të punës kuratoriale si një praktikë teorike dhe retorike, të lidhur në mënyrë të efektshme për nocionin e formësimit të diskursit, edhe sikur techne përbrenda qëllimit të fushës publike dhe këmbimit.

Kursi 5
Puna kuratoriale dhe prodhimi i artit publik
3 gusht-7 gusht, 2015

Udhëheqësi i kursit: Martin Fritz

Përshkrimi i kursit
Puna kuratoriale dhe dhe prodhimi i artit publik ka bërë një rrugë të gjatë qysh se ajo ishte e lidhur kryesisht me skulptura të pavarur, memoriale dhe murale. Specifika e lokacionit është bërë një kornizë përpunuar konceptuale dhe praktike për një larmi të madhe të praktikave të identifikuara si arti i lidhur me lokacionin, arti i lidhur me kontekstin, zhanri i ri i artit publik, praktikat pjesëmarrëse të artit dhe Artivizmi.

Duke filluar me hulumtim në vend në kontekstin urban të Prishtinës, pjesëmarrësit do të zgjedhin një situatë adekuate urbane për propozimin e tyre të projektit. Më pas pjesëmarrësit do të udhëhiqen përmes zhvillimit konceptual, kuratorial dhe praktik të një projekti. Parimet bazë të projekt-menaxhimit dhe një hyrje në prodhimin e realiteteve për projektet e artit bashkëkohor do të plotësojnë programin.

Regjistrimi
Afati i fundit i regjistrimit është 20 korrik 2015.

Më shumë informata dhe regjistrimin në SSAS vizitoni www.stacion.org

Shkolla verore si shkollë është një projekt nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në bashkëpunim me Akademinë për Arte Vizuale - AVA, Lubjanë.

Shkolla Verore si Shkollë është e pjesë e programit vjetor të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtnë dhe mbështetet nga:
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.
Culture for all – faza III
Kosova Foundation for Open Society
Friedrich Ebert Stiftung
Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës
Ministria për Integrim Europian e Republikës së Kosovës
Kanceleria Federale e Autrisë
Ministria Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme e Austrisë
Technomarket
Sindikata
X-print
DZG