• Stories on Human Rights
Tregime për të drejtat e njeriut

Tregime për të drejtat e njeriut
nga kineaste, artiste dhe shkrimtare


10/12/2009, ora 19:00
Kohëzgjatja: 1h and 20 min

Marina Abramovic, Hany Abu-Assad, Chimamanda Ngozi  Adichie, Armagan Ballantyne, Sergei Bodrov, Assia Djebar, Nuruddin Farah, Dominique Gonzalez-Foerster & Ange Leccia , Khaled Hosseini, Runa Islam, Elfriede Jelinek, Francesco Jodice, Etgar Keret & Shira Geffen, Zhang Ke-Jia, Naguib Mahfouz, Gabriel Garcia Marquez, Charles De Meaux, Toni  Morrison, Murali Nair, Idrissa Ouedraogo, Ruth Ozeki, Pipilotti  Rist, Daniela Thomas, Saman Salour, José Saramago, Sarkis, Roberto Saviano, Bram Schouw, Teresa Serrano, Abderrahmane Aissako, Pablo Trapero, Apichatpong Weerasethakul, Mo Yan dhe Jasmila Zbanic.

Koncepti dhe puna kuratoriale nga Adelina von Fürstenberg.


Kineaste, artiste dhe shkrimtare të njohur ndërkombetare bëhen bashkë për ta shënuar 60 vjetorin e Deklarates Universale për të Drejtat e Njeriut në një projekt të vetëm filmik, që ngerthen njëzetedy filma të shkurter, në kohëzgjatje prej 3 minutash, të frymëzuara nga gjashtë temat të Deklarates Universale: kultura, zhvillimi, dinjiteti dhe drejtesia, mjedisi, gjinia dhe pjesëmarrja. Tregime për të Drejtat e Njeriut është nisme e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, si dhe është prodhuar nga 'Art for the World', OJQ me seli në Gjenevë dhe Milano.

Tregime për të Drejtat e Njeriut është projekti i parë i madh filmik, që bashkon artiste dhe kineste në një projekt të vetëm kinematografik. Pjesëmarresit në këtë projekt u përzgjodhen për shkak të cilësisë së lartë të punës së tyre artistike si dhe angazhimit të madh të tyre rreth promovimit të të drejtave të njeriut.

Artistët e përfshire në këtë projekt janë: Marina Abramovic (Serbi/Holande), Hany Abu-Assad (Palestine), Armagan Ballantyne (Zelande e Re), Sergei Bodrov (Rusi), Charles De Meaux (France), Dominique Gonzales-Foerster & Ange Leccia (France), Runa Islam (Britani e Madhe/Bangladesh), Francesco Jodice (Itali), Etgar Keret & Shira Geffen (Izrael), Zhan Gke Jia (Kine), Murali Nair (Indi), Idrissa Ouedraogo (Burkina Faso), Pipilotti Rist (Zvicer), Walter Salles e Daniela Thomas (Brazil), Saman Salour (Iran), Sarkis (France), Bram Schouw (Holande), Teresa Serrano (Meksike), Abderrahmane Sissako (Mauritani), Pablo Trapero (Argjentine), Apichatpog Weerasethakul (Tajlande) dhe Jasmila Zbanic (Bosnje dhe Hercegovine).

Filmat janë realizuar në gjuhë të ndryshme si dhe xhiruar në më shumë se 15 shtete të Botës. Secili nga këta filma të shkurter ekzistojne si projekte të pavarura por gjithashtu shfaqën bashkë si një projekt i vetëm filmik i metrazhit të gjatë, me kohëzgjatje prej 1h e 20 min. Filmi është i titruar në gjashte gjuhët zyrtare të Kombeve të Bashkuara (arabisht, kinezisht, anglisht, Frengjisht, rusisht dhe spanjisht). Për nevojat e shfaqjes së filmit në Stacion-­ Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, filmi është titruar në shqip.

Projekti filmik shoqërohet edhe nga libri i publikuar nga Electa, i cili përfshin intervistat me kineste dhe artiste, pamje nga filmat e shkurter, fotografitë e prapaskenave si dhe kontributet mbi gjashtë temat e Deklarates, nga dymbëdhjetë autorë, përfshire edhe pesë fituës të çmimit Nobel, dhe të cilët  janë Gabriel Garcia Marquez, Khaled Hosseini, Roberto Saviano, Naguib Mafuz, Elfriede Jelinek, Ruth Ozeki, José Saramago, Chimamanda Ngozi Adichie, Assia Djebar, Nuruddin Farah, Toni Morrison dhe Mo Yan.


Tregime për të drejtat e njeriut nga kineaste, artiste dhe shkrimtare bën pjesë në Programin Hapësinor, modul pune i Stacion -­ Qendra për Art Bashkekohor, Prishtinë, dhe organizohet në bashkëpunim me Zyren e Komisionerit të Lartëte Kombëve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR)


Tregime për të drejtat e njeriut nga kineaste, artistë dhe shkrimtarë është nismë e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe është prodhuar nga 'Art for the World'.