• Stacion Agnes
Stacion Agnes

Stacion Agnes

8 shkurt, 2007, ora 19:00.

Art për dosta (nëse him e dojm me përkthy)

Artistët: Rroni, Jakupi, Vigani, Shejni, Rina, Albani, Pille, Bardhi, Ylli, Maja, Agnes, Totoni, Ermali, Loriku.

Vazhdojmë tu kërku në mes nesh. Jo larg e nga larg për ne, por para hunëve tona. Stacion këtë herë nalet të Agnes. Nalet përgjithmonë!  Në nje vend ku ndodh arti për dosta. Këta krijues e krijojnë historinë e re të artit bashkëkohor për njeri tjetrin.

Ne krijojmë ekspozitën e parë përmanente me art bashkëkohor në Prishtinë. Kjo hapesirë prej 8 shkurtit 2007 do të jetë gjithmonë aty, për të gjjthë.

Mbani mend këta emra (pa mbiemra). Këta emra do të jenë gjithmonë aty. Në dhomën e Agnes ndodh arti më i fresket i kësaj kohe. Shumë qështje mund të analizohen në ketë hapësirë.

Albert Heta, 1/2/ 2007.

Hapja: 8 shkurt 2007, ora 19:00.

Adresa: Agnes Nokshiqi, Rr. Xhavit Mitrovica, Hyrja I. nr.17, 10000 Prishtinë, Kosovë

Vizitat pas hapjes: Me paralajmërim.