• Shelbatra Jashari:Writing Piece
Writing Piece

Shelbatra Jashari: Writing piece
27/3/2013, 20:00 - 23:00.


Deklaratë e artistes
Një grua, e ulur në karrigë, nuk e lejon dritën me depërtu në sytë e saj, ia ofron trupin e saj publikut dhe kalimëtarëve si hapësirë për gjurmime poetike nëpërmes fjalëve, vizatimeve dhe ripozicionimit të gjymtyrëve të saj, të cilat publiku me guxim mund t’i vë në pozicione të ndryshme. Ndërtimi i karakterit i lejon publikut të hyjë në një hapësirë lozonjare, për tu ballafaquar me një karakter në zhvillim; për të filluar një dialog, përtej nevojave sipërfaqësore për me nda një pije me dikë, por më tepër me nda etjen shpirtnore për kërkim në përfaqësimin, rrënjët, meditimin, durimin dhe dukshmërinë/ padukshmërinë.

Biografia e artistes
Shelbatra Jashari (e lindur në Prishtinë, Kosovë) është aktore, artiste audiovizuele dhe performuese që punon në fusha të filmit, lëvizjes, zërit dhe hapësirës dhe fokusohet në kualitetin skulptural të trupit, gjendjën njerëzore dhe përfaqësimin e tyre në sisteme të ndryshme politike dhe mendore si pika kryesore të interesit. Ajo ka magjistruar në arte audiovizuele në Hogeschool Sint Lukas në Bruksel, me punë të saj që hulumtojnë traditën e filmit të pavarur në celuloid, dhe rrënjet e arteve iluzioniste të quajtur kinema. Pikët e saj kryesore të hulumtimit tematik rreth përfaqësimit vizuel të trupit të njeriut dhe politikave të ndryshme dhe strategjive të përdorura në Perendim, Lindje, Veri, Jug, komunizëm, kapitalizëm dhe orientalizëm.

Metamorfoza, miti, letërsia dhe tradita audiovizuele, interprtimi i historisë dhe keqpërdorimi saj në sisteme të ndryshme politike ishin temat që krijuan tregimet për përvojën vizuele estetike të shprehur në instalacione dhe filma të shkurtë.

Puna e saj në film është shfaqur në skenën ndërkombëtare dhe është shpërblyer në Courtisane film festival në Belgjikë në 2004 dhe 2007.

Pas shumë viteve të bashkëpunimit me artistë të ndryshëm ndërkombëtarë, krijuesit teatror dhe organizata të arteve, ajo tash është duke krijuar punën përformuese të saj duke u bazuar në lidhjet mes trupit të njeriut dhe elementeve transformuese/shtazarake, durim fizik, praktika medituese dhe filozofitë. Kjo bëhet përmes teknikave dhe traditave të ndryshme si artet marciale, vallëzim, joga dhe modelim për fotografi.

“Puna ime është zhvilluar përmes një tregimi të pafund për zgjedhje të hapësirës, kohës dhe materialit/mediumit të duhur, në mënyrë që sinteza të mund të bëhet përmes trupit, imazhit të krijuar dhe ambientit të jashtëm.”
Ka të bëjë me zbulimin e momentit të përsosur dhe bashkimin e entiteteve të ndara për t’u bërë një, është për të kërkuar një lidhje mes hapësirës, kohës dhe zhvillimit të karakterit. Ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjeve të thjeshta për probleme të ndërlikuara. 


Shelbatra Jashari: Pjesë shkrimi është pjesë e Programit Hapësinor

Përkrahur nga:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Prishtinës 
Ujë Rugove
X-print
DZG