• Sezgin Boynik në Shkolla Verore si Shkollë 2018
Sezgin Boynik: Mësimi i Teorisë për Studentët e Artit

Sezgin Boynik në Shkolla Verore si Shkollë 2018
23 korrik, 2018, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezantojë “Mësimi i Teorisë për Studentët e Artit” nga Sezgin Boynik, pjesë e Programit Publik të Shkollës Verore si Shkollë 2018.

Pika hyrëse për këtë ligjëratë do të jetë puna e Kazimir Malevich në periudhën Unovis në Vitebsk (1019-1921) dhe koncepti i “elementit plotësues” të cilin ai e propozoi si përmbledhje teorike në praktikën e tij edukative. Kjo do të përcillet duke analizuar kuptimin e të mësuarit kolektiv nga Arti & Gjuha, dhe definicionin e artit konceptual si aktivitet shoqëror i të mësuarit jashtë institucioneve, duke i bashkuar dy pikëpamje radikale artistike të krijuara në vitet e njëzeta dhe shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Prezantimi do të përfundojë me tezat e statusit aktual të të mësuarit teorik në artin bashkëkohor. Idetë e përgjithëshme të ligjeratës janë të kritikojë vartësinë e praktikës artistike në prodhimin e standardizuar të dijës, dhe në vend të saj të mbështesë konceptet teorike të veçanta që vazhdojnë të dalin direkt nga praktika e artit.

Sezgin Boynik është teoricien që jeton dhe punon në Helsinki. Ai ka përfunduar PhD në Kinematografinë Jugosllave të njohur si “Black Wave”. Ai ka bashkë-redaktuar Nationalism and Contemporary Art: Critical Reader (MM&EXIT, 2017) dhe History of Punk and Underground in Turkey (BAS, 2008). Publikimet e fundit përfshijnë Noise After Babel (Spector Books, 2015), On Lenin: Atlases, Herbariums, Rituals (Checkpoint Helsinki, 2017), dhe artikujt “Ideologies od Artistic Education” (Inca Press, 2016) dhe “Filming the Uprising People” (Moderna Galerija, 2017). Ai është kryeredaktor në Rab-Rab: journal for political and formal inquiries in art.