• Sara Reisman në Stacion
Sara Reisman në Stacion

Sara Reisman në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

26 Qershor 2013, ora 20:00

Sara Reisman është kuratore e cila që nga viti 2008 vepron në New York dhe është drejtoreshë e programit ‘Percent for Art’ (Përqindje për Art) të New York-ut. Sara Reisman është edhe komisionere për vepra të përhershme publike të artit që përkrahen nga ky program dhe që i dedikohen hapësirave të jashtme dhe të brendshme që janë pronë e qytetit, dhe të cilat janë sapo konstruktuar apo janë renovuar.
Së fundmi artistët e përkrahur për të realizuar projektet e tyre me këtë program përfshijnë Mary Mattingly, Duke Riley, Odili Donald Odita, Ester Partegas, Mary Temple, Julianne Swartz, Karyn Olivier, Xu Bing dhe Kanishka Raja, veprat e të cilëve janë instaluar përherë në shkolla publike, rrugë, bibloteka, sheshe dhe parqe.

Si kuratore e pavarur, Reisman ka organizuar më shumë se pesëdhjetë ekspozita dhe projekte artistike të përqendruara në politikat e hapësirës publike, globalizimin dhe specifikat e lokacionit, praktikat sociale, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrushëm, identitetin kulturor dhe transformimin.
Ajo ka qenë kuratore e ekspozitave të realizuara në The Cooper Union School of Art, Nju Jork; Smack Mellon, Nju Jork, SHBA; Queens Museum of Art, Nju Jork, SHBA; Socrates Sculpture Park, Nju Jork, SHBA; Filadelfi ICA, SHBA; Museum of Contemporary Art, Banjallukë, Bosnë dhe Herzegovinë; Kunsthalle Exnergasse, Vjenë, Austri. 

Reisman ka organizuar projekte të shumta solo, më së fundi projektet: Privileged White People (2013), Claudia Joskowicz: Sympathy for the Devil (2012), dhe Leslie Johnson: Days to Go (2012) (all for Forever & Today), Inc., ku ajo ishte kuratore e ftuar në 2012-2013 për Forever & Today. Ajo ishte kritikja-në-residencë në Art Omi, një rezidencë ndëkombëtare e artit vizuel, në shtetin e New York-ut. 

Në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Reisman do të diskutojë për përvojën e saj me dallimet në mes të artit të angazhuar politik dhe social, dhe artit që prodhohet në një sistem të caktuar politik, posaçërisht brenda kornizave të programit ‘Percent for Art’ (Përqindje për Art) të New York-ut; i cili është një prej programeve më të vjetër dhe më të mëdhenj të artit shoqnor publik në Shtetet e Bashkuara.

Në rolin e saj si drejtoreshë e ‘Percent for Art’ (Përqindje për Art), Reisman implementon një legjislacion lokal, që kërkon nga agjencitë e qeverisë së New York-ut, të finacojë krijimin e veprave të përhershme të artit, brenda projekteve të ndërtimeve të financuara nga buxheti publik, dhe që ekzekutohen në hapësirat publike që cilat janë pronë e qytetit.

Reisman do të tregoi se si përkrahen artistët nga ky program, dhe si ata bashkëpunojnë me arkitektët, inxhinierët dhe përfaqësues të komunitetit, duke marrë si shembull veprat e artit të krijuara për shkollat publike, sheshet, institucionet kulturore dhe hapësirat të tjera pulike.

Reisman do të ofroj edhe të dhëna shtesë rreth programit në kontekstin e nismave të tjera të artit publik të New York-ut dhe do të diskutoj për disa nga projektet e saja të fundit, në punën e saj si kuratore e pavarur.