• Santefaction
Santefaction

Santefaction

Punëtoria bashkëpunuese me Kaltrina Ajdini, Leunita Syla, Iguana Bucaliu, Gresa Kuleta, Dard Bytyci, Visar Sinani, Sherife Rexhepi, Sanie Kuqi, Dardan Misini, Vlera Serhati, Egzon Desku, Fidan Muji, Avdyl Morina, Altin Ballkan, Arta Ibrahimi, Fitore Shala, Kushtrim Thaqi, Arlinda Gashi, Diana Blakaj, Gresa Morina, Blerina Ahmeti, Emira Haxhikadrija, Vjosa Cakolli.

Hulumtuese:
Donjetë Murati

Tutorët:
Polonca Lovsin, KUD Obrat
Vala Osmani & Albert Heta, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

Hapja: 8 korrik 2015 në 20:00
Lokacioni: Afër kafeterise Pause, te Sante-ja, Dardani, Prishtinë

Santefaction është dizajnuar si një opercion për me njoftë dhe regjistru situatën e tanishme dhe për me nisë komunikimin me banorët e lagjes së njohur si 'te Sante-ja' në Prishtinë, administratën e qytetit, asociacionet dhe bizneset që shfrytëzojnë hapësirën publike në një zonë në qendër të qytetit të Prishtinës që ishte vend i kafiterive të frekuentuara gjatë viteve të 1990-ta. Kafiteria 'Sante' nuk ekziston më, por hulumtimi tregon se një kafiteri me emer të njejtë do të hapet së shpejti në atë zonë, edhe pse lagjja tanime shënjohet me këtë emer dhe është ende një lokacion ku shumë kafiteri tjera kanë zënë vend sot. Njëkohësisht zonë mbetet një kompleks i madh banesor në të cilin jetojnë një numër i madh i banorëve.

Duke u bazuar në një hulumtim dhe qasje ekspertimentale, punëtoria bashkëpunuese Santefaction e cila fillloi me 1 korrik dhe zgjati deri me 8 korrik 2015, ka hulumtuar potencialin e vendit për socializim, interakcion, lojëra të fëmijëve, të rinjëve dhe për një imagjinatë të re.
Të gjeturat fillestare, detyrat me përfundim të hapur të punëtorisë si dhe procesi i punës do të jenë të hapura për publikun me 8 korrik 2015 në 20:00.

Santefaction është pjesë e Prishtina Architecture Week, e realizuar në bashkëpunim me Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Santefaction është mbështetur nga Ordinanca Orhan Kurtolli.