• Rudina Xhaferi: I hear nothing, video documentation of a performance (2004-2009)
Rudina Xhaferi: ‘S’po ndij gja’

Rudina Xhaferi: ‘S’po ndij gja’

'Nji ekspozite'
Artistet: Rudina Xhaferi, Merita Koci, Driton Hajredini
Puna kuratoriale: Albert Heta

21.08.2008 – 21.09.2009
Hapja: 21.08.2008, ne ora 20:00.


‘S’po ndij gja’ (2004) nga Rudina Xhaferi, asht mbase nji prej p
ërformancave të para në skenën kosovare, në të cilin artisti e përdore trupin e vet si subjekt dhe medium, dhe njikohesisht i hulumton kufijtë mendor dhe fizik të qeniës së vet, dhe i cili poashtu, përmes përballjes me dhimbjen, lodhjen dhe rrezikun, them se kerkon t’a vëjë në pyetje realitetin përreth qeniës së vet. Pjesë e këtij teksti ma siper, asht  kopja e përvetesume e një pjese të tekstit për Marina Abramovićin – pionierën e shfrytezimit të përformances si formë të artit pamor. Teksti i sipërm në formën e vet të tashme, i përshtatet plotësisht punës që po e prezantojme.

Akti i intervenimi kirurgjik, me anë të të cilit artisti mbyllë veshin e vet me një rrjetë peni kirurgjik, për mua vazhdon të mbetet mesazhi ma i fuqishëm në këtë kontekst, për ata që kane guximin ta lexojne atë.

‘Nji ekspozite’, pjesë e të cilës asht edhe kjo punë, ka të baj gjithashtu me ekspozimin e punëve, të cilat jane ‘nën’ ndikimin e amnezise së vetushtruar të kësaj skene kulturore dhe kesaj shoqnie.

Rudina Xhaferi nuk na e rikujton vetëm faktin se ajo asht e para që performoi nji punë të kësaj forme në skenen tonë artistike. Mungesa e shkrimeve për punet e tilla si dhe punët tjera, asht diçka qe i ka shoqnu artistët kosovare. Ndersa, në rastin e kësaj artisteje, problemi asht në të shkruarit rreth punës së saj dhe krahasimit të saj me punën e një artisti të rëndesishëm të kësaj skene artistike, qe u ba krimi i parë i nji historianje të re të artit dhe dikur një shkrimtareje të zellshme të artit. Them qe, krimi bahet edhe ma i madh, kur mungesa e shkrimeve për këso llojj punesh, ban që sot kjo praktikë arti të jetë e izolume dhe ne pamje jo – ekzistente, jo vetëm për skenën tonë, por në nji mënyre edhe për artisten që e ka performu këtë lloj pune artistike.

‘Nji ekspozite’ asht projekt që ka të baj me punët e zgjedhuna të artistëve si dhe ka të baj me thyerjen e disa kufijve të praktikave kuratoriale në këtë kontekst ku gjendemi. Sot, ne fqinjësinë tonë mund të jemi dëshmitarë të tri hapjeve të nji bienaleje te vetme, shtrohet pyetja, a do të mund të kemi tre hapje të nji ekspozite, qe modifikohet në secilen hapje?

Problemet tjera konceptuale që i dhanë udhë pjesës kuratoriale të punës në këtë ekspozite, krahas atyne që përmenda ma nalt, mund t’i permblidhe në nji fjali te vetme: në çfarë mase do të mund të ndikonte kuratori në nji punë në krijim, po qe se ai/ajo janë të ftuar dhe të pranishem gjatë krijimit të nji pune artistike ose gjatë ekspozimit të punës tashme të kryer. Kjo asht nji pyetje që më ban ta vras mendjen kohë pas kohe. A asht qellim i punes së kuratorit, dhanja e hapësinës, përqendrimi i vemendjes te punët e prezantuara, te artistët dhe çashtjet tjera që kane të bëjne me ta?

Duke qenë vet artist, pyetja e ma sipërme me asht ma shumë se vetëm nji shtyse, dhe shpesh marrëdhania e këtij lloji i gjason ma shumë nji bashkëpunimi mes artistesh sesa nji raporti kurator-artist, të cilin e kam provuar në punën time. Shpeshherë, kur ke nji punë kuratoriale ndër duar, je ma shumë se vetem nji ofrues, krijuës i mundësisë me pa dicka, krijuës i mundësise ose ndërtues i kontekstit. A mund t’i kërkosh artistit të këmbeje pozicionet, të bëj nji editim të dytë të videos, t’i ndrrojë kreditet e punës se tij, dhe në vend se ta quaj punën e tij video, ta quaj video dokumentim të nji performance? Dhe cili asht ndryshimi në mes të ndikimit në ide dhe ndikimit në manifestimin e nji ideje?

Ne fund, projekti ‘nji ekspozitë’ nuk ka të baj me punët e kryera në pranine time. Ma përpara do të mund të quaja projekt te ri-editimit të njënes prej punëve dhe rishfaqjes së dy punimeve të tjera, të cilat kanë ende potencial për t’u ba shtyse e kësaj skene, dhe për më tepër, them se ky potencial, do të duhej me u rivendos dhe me u përcjelle nga këta artiste por edhe nga të tjerët te po kësaj skene.

Albert Heta, Gusht 2009