• Dan Perjovschi
Rimendimi i programit t'hapësirës (shoqnore)

Projekti "Rimendimi i programit t'hapësirës (shoqnore)" është segmenti kryesor programor i punës së Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për vitin 2013.

'"Rimendimi i programit t'hapësirës (shoqnore)"' bazohet në tejdimenzionimin e modulit të punës 'Programi Hapësinor', modul pune i dizajnuar të krijojë hapësinë edhe brenda strukturës të definuar programore të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

'"Rimendimi i programit t'hapësirës (shoqnore)"' konceptualisht bazohet në tezën e Henri Lefebre që tërë hapësina shoqnore prodhohet. Kjo tezë e parë në analizën e vazhdushme të kontekstit tonë, lehtë shfaqet në kërkesën dhe pritjen që hapësina shoqnore dhe qyteti që dikur 'është prodhuar' për ne, ende të jetë aty, apo edhe në besimin që gjimonë të këtë qenë aty. Edhe pse, që në hapin e parë kur subjekti kërkon ta gjejë dhe shfrytëzojë këtë hapësinë shoqnore, edhe si hapësinë dialogimi, edhe si strehë të pakicës në mendim, ai përballet vetëm me mungesën e hapësirën shoqnore dhe hapësirës për mendim të pavarun. Kjo gjetje rrallë apo asnjëhere nuk e prodhon guximin për ta menduar 'rimendimin' dhe 'riprdhimin e saj.

"Rimendimi i programit t'hapësirës (shoqnore)"' synon të ngritë çëshje për diskutim, dhe të krijojë modele të hapësirës shoqnore, nëpërmes moduleve programore që si tërësi krijojnë një intervenim kompleks në këtë kontëkst shoqëror dhe kohor.

Vetëm ngjarja e parë në kuadër të projektit, (27 shkurt 2013, Programi hapsinor me projektin '7', me Agim Balaj dhe Dritëro Nikqi) do të mbajë strukturën fillestare të modulit 'Programi Hapsinor'. Ngjarjet e tjera pjesë të projektit janë të tejdimenzionuara në raport me këtë modul dhe me tezat fillestare të projektit.

"Rimendimi i programit t'hapësirës (shoqnore)" hapësirën shoqërore e sheh të 'çliruar' edhe nga izolimi i imponuar fizik dhe mendor i shoqnisë tonë. Krjimi i modeleve të reja shkëmbimit ndërkombëtar dhe të transmetimit ndërkombëtar të përmbajtjes që krijohet në Kosovë është pjesë e punës së vazhdueshme të Stacion - Qendra pët Art Bashkëkohor Prishtinë.

Projekti "Rimendimi i programit t'hapësirës (shoqnore)" synon edhe të mbajë në fokus ndërkombëtar skënën e artit bashkëkohor në Kosovë, praktikën e punës të artistëve dhe institucioneneve të pavarura të artit në Kosovës.