Renaud Proch në Stacion

Renaud Proch në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
29.11.2013 ora 18:00.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të j’u ftojë në prezentimin e Renaud Proch, drejtor ekzekutiv i Independent Curators International (ICI), New York.

Independent Curators International (ICI) lidhë kuratorët, artistët dhe institucionet në mënyrë që të krijoi rrjete ndërkombëtare dhe të gjenerojë forma të reja të bashkëpunimit. E themeluar me 1975 dhe me seli në New York, ICI siguron ekspozita, ngjarje, bursa të hulumtimit, publikime dhe trajnime kuratoriale, të cilat aktivizohën nga ky rrjet, në partneritet me hapësira dhe organizata të artit rreth botës. 

Me 2013, 10 ekspozita të ICI janë prezantuar në 37 vende të 19 shteteve të botës dhe 13 shtete të SHBA-së. 66 kuratorë dhe artist kanë kontribuar në bisedat e ICI, programet publike dhe inciativa të hulumtimeve; dhe 94 kuratorë nga 33 vende dhe 8 shtete të SHBA-së kanë marrë pjesë në Curatorial Intensive, program profesional trajnimi. 

Renaud Proch në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ICI do të diskutoj për rolin e ICI në nxitjën e rrjeteve dinamike dhe platformave të mbështetjës së praktikës kuratoriale dhe artit bashkëkohor ndërkombëtar. 

Renaud Proch është Drejtori Ekzekutiv i Independent Curators International (ICI). Prej dhjetorit 2009 deri me prill 2013, ai ka qenë Zëvendës Drejtor i ICI. Përpara kësaj ai ka qenë drejtor i lartë në Project në New York, ku ai punoi në zhvillimin e karrierës të një liste prej 21 artistëve, si dhe Drejtori i MC në Los Angeles, një galeri e dedikuar për prodhimin dhe prezantimin e projekteve të reja solo të artistëve të njohur ndërkombëtar. Me origjinë nga Zvicëra, Proch ka studiuar në Londër, dhe u zhvendos në Bregun Perëndimor të SHBA-së me 2001. 
Në vitin 2003 ai bashkëthemeloi 'ART2012' në Los Angeles, një organizatë jo profitabile e cila ka përfshirë ekspozita të vendosura-në-galeri, panel diskutimesh dhe screening, e cila funksionoi si mbështejtje strukturore për projekte të realizuara on- and off-site dhe si vend për reflektime kritike të artistëve, kuratorëve dhe kritikëvë. 
Së bashku me Kate Fowle dhe Magali Arrioula, Proch ka bashkë-themeluar 'the backroom', një arkivë në rritje dhe udhëtuese, projekt që bazohët në hulumtim, i prezantuar në pesë qytete të SHBA-së, Meksikës dhe Francës, e cila sjell qasje për materialet burimore të më shumë se 60 artistëve ndërkombëtar. Së fundmi, ai ka bashkë-kuruar një retrospektivë të artistës së Afrikës Jugore Tracey Rose për Galerinë e artit të Johannesburg, Afrika e Jugut, dhe Umea Bildmuseet, Suedi.

Prezantimi i Renaud Proch në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë organizohet në lidhje me ekspozitën DO IT në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë (15.11.2013 - 14.12.2013). DO IT është ekspozitë që udhëton e konceptuar dhe kuruar nga Hans Ulrich Obrist, dhe e organizaur nga Independent Curators International (ICI), New York. Ekspozita dhe publikimi shoqërues janë bërë të mundshëm, pjesërisht nga grantet prej Fondacionit Elizabeth Firestone Graham, Fondacionit Robert Sterling Clark, dhe me mbështetjën bujare nga Project Perpetual dhe ICI’s International Forum dhe Board of Trustees.

DO IT në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është pjesë e projektit ‘Rimendimi i programit t'hapësirës (shoqnore)’ dhe mbështetet nga Ministria e Integrimit Europian e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Koha Group, Independent Curators International – ICI dhe DZG.