• Procesi i përzgjedhjes

Juria ndërkombëtare do të zgjedhë tre finalistët që do të prezantojnë punën e tyre në ekspozitën e finalistëve të Çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017, që do të hapet në muajin tetor 2017.

Finalistët e Çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017 do të përzgjedhen në bazë të shqyrtimit të portfolios së tyre artistike, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme dhe potencialit të demonstruar.

Fituesi/ ja e Çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017 do të përzgjedhet në bazë të shqyrtimit të portfolios së tij/ saj artistike, projekteve dhe veprave të artit të ekspozuara në ekspozitën e finalistëve, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme, bashkëbisedimit me jurinë dhe potencialit të demonstruar.

Juria do të shpallë fituesin/ en në mbylljen e ekspozitës të tre finalistëve të Çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017, që do të hapet në Klubin e Boksit në Prishtinë.