• Çmimi “Artistët e së nesërmes” 2017
Procedura e aplikimit

Aplikimi për Çmimin “Artistët e së nesërmes” 2017 bëhet nëpërmes regjistrimit online, duke e plotësuar Formularin e aplikimit, dhe duke dërguar dokumentacionin e kërkuar nëpërmes Formularit të aplikimit, që gjendet në web faqen e Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë.

Formulari i aplikimit online përmban këto fusha që duhet të plotësohet me infomata dhe dokumentacion të bashkangjitur:

1. Shënimet personale: emri, mbiemri, data e lindjes, adresa, telefoni, e-mail adresa.

2. Curriculum Vitae profesionale (në një gjuhë zyrtare të Kosovës dhe gjuhën angleze), që duhet të përmbajë datën e lindjes.

3. Dokumentacionin e 3-5 projekteve - veprave referencë, të krijuara gjatë viteve 2015, 2016, dhe 2017 të pajisura dhe shënjuara me informata të plota për autorin/ en dhe projektin - veprën (titulli, viti, teknika, dimensionet, përshkrimi, ekspozita ku është shfaqur), apo projektet e veprave ende të parealizuara.

Dokumentacioni mund të përmbajë fotografi digjitale (max. 10 fotografi), në formatin JPEG. Emërtimi i dokumenteve duhet të jetë në këtë format: Numri_Mbiemri_Titulli (p.sh. 01_Lila_Patitull 1, 02_Lila_ Patitull 2, etj.). Fotografitë digjitale duhet të jenë në kualitet të lartë (300 dpi, max. 3MB).

Dokumentacioni mund të përmbajë dy video/audio shembuj, në gjatësi 3-5 minuta, max. 20 MB, në formatin MOV, AVI, MPEG, MP3, MP4 apo FLV për shikim në PC). Emërtimi i dokumenteve digjitale duhet të jetë në këtë format: Numri_Mbiemri_Titulli.ext (p.sh. 01_Lila_Patitull 1.MPEG, 02_Lila_ Patitull 2.MOV, etj.)

4. Projekt - ide për pjesëmarrje në ekspozitën e finalistëve (projekti mund te jetë i ri ose i realizuar gjatë dy viteve të fundit)

5. Një deklaratë e artistit/ es për punën e tij/ saj (max. 1 faqe në një gjuhë zyrtare të Kosovës dhe gjuhën angleze).

Informatat e plota dhe dokumentacioni i kërkuar janë të domosdoshme që aplikimi të pranohet. Veprat origjinale, aplikimet e pa plotësuara, aplikimet jo të plota, aplikimet dhe dokumentacioni i dërguar me vonesë nuk do të mirren parasysh.

Nëse aplikantët kanë nevojë të dërgojnë dokumentacion shtesë, atë mund ta dërgojnë atë në formatin elektronik (.zip, .rar, max 7MB) me email në adresën eketronike info@stacion.org, më së voni deri me 20 Korrik 2017.

Në dokumentcionin shtesë të projekteve dhe veprave, të dorëzuara me postë, përveç CD/DVD, apo materialeve në video (VHS, CD, DVD) mund të përfshihen edhe katalogje, tekstë dhe dokumentacion tjetër.

Dokumentacioni i dërguar nuk kthehet dhe mbetet në arkivin e Çmimit “Artistët e së nesërmes”.

Për informata shtesë ju lutëm na kontaktoni duke dërguar e-mail në info@stacion.org.