• Prezantim i punëve nga Adrian Paci
Prezantim i punëve nga Adrian Paci

nga Adrian Paci
Prezantim i punëve

1 Gusht 2015, në orën 20:00

Vendi: Klubi i Boksit
Rruga Mark Isaku, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Adrian Paci (i lindur në vitin 1969 në Shkodër, Shqipëri) ka studiuar pikturë në Akademinë e Arteve të Tiranës. Në vitin 1997 ai është vendosur në Milano, ku  jeton dhe punon. Gjatë karrierës së tij ai mbajti shumë shfaqje individuale në institucione të ndryshme ndërkombëtare si: Kunstmuseum, Norway (2014); Röda Sten Konsthall, Goteborg (2014); MAC, Musée d'Art Contemporain de Montréal (2014); Padiglione d’Arte Contemporanea – PAC, Milan (2014); Jeu de Paume, Paris (2013); National Gallery of Kosovo, Prishtina (2012); Kunsthaus Zurich, Zurich (2010); Bloomberg Space, London (2010); The Center for Contemporary Art – CCA, Tel Aviv (2009); Museum am Ostwall, Dortmund (2007); MoMA PS1, New York (2006) and Contemporary Arts Museum, Houston (2005).

Ndër shfaqjet e ndryshme grupore, puna e Adrian Pacit është paraqitur poashtu edhe në 14 Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës - La Bienales di Venezia (2014); në 48-dhe në edicionin e 51-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit - La Bienale di Venezia (përkatësisht në vitin 1999 dhe 2005); në Bienalen e 15-të Sidneit (2006); në di 15 Quadriennale rome, ku ai fitoi çmimin e parë (2008); në Bienalen de Lyon (2009); dhe në Bienalen e Selanikut 4 të Artit Bashkëkohor (2013).


Shkolla Verore si Shkollë është e pjesë e programit vjetor të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe mbështetet nga: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Culture for all – faza III, Kosova Foundation for Open Society, Friedrich Ebert Stiftung, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria për Integrim Europian e Republikës së Kosovës, Kanceleria Federale e Autrisë, Ministria Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme e Austrisë, Technomarket, Sindikata, AMM, X-print dhe DZG.