• Preview Shota Bukoshi, Arber Selmani, Liburn Jupolli
Preview: Shota Bukoshi, Arber Selmani, Liburn Jupolli

Preview: Shota Bukoshi, Arber Selmani, Liburn Jupolli.
Artistët nga Kosova në Bienalin e XV-të të Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut
Selanik, Romë dhe Kazablankë

09 dhjetor, 2011, ora 19:00.
Kinematografi: Shota Bukoshi
Letërsi: Arbër Selmani
Vendi: Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor, Prishtinë

09 dhjetor, 2011, ora 21:00.
Muzikë: Liburn Jupolli
Vendi: Teatri Oda

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në kuadër të projektit për pjesëmarrjen e artistëve nga Kosova në Bienalin e XV-të të Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut, me 20 shtator 2011 paraqet * preview *, si një përjetim i shkurtë i punës së artisteve Shota Bukoshi, Arber Selmani dhe Liburn Jupolli.

Puna e Shota Bukoshit (kinematografi), Arbër Selmani (letërsi) dhe Liburn Jupollit (muzikë) do të shfaqet në ngjarjen e dytë të Bienalit që mbahet në Romë, Itali prej 16 dhjetorit deri me 18 dhjetor 2011, në MACRO – Museo d'Arte Contemporanea di Roma - XV Biennale de la Mediterranée.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon që përfaqësimi i artit dhe kulturës që krijohet në Kosovë por edhe pjesëmarrja e punëtorëve të rinj në art e kulturë në Bienalin e XV-të i Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu të shënojë një kthesë domëthënëse në përfaqësimin ndërkombëtar të praktikave të reja artistikë të kësaj skene.

Pjesëmarrja e artistëve nga Kosova në Bienalin e XV-të të Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut 2011/2012 është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Punëve te Jashtme, Komuna e Prishtnës, Banka Ekonomike, Koha Group, Klan Kosova, Teatri Oda dhe DZG.

Shota Bukoshi është skenariste, regjisore, producente dhe menaxhere kulturore, e lindur në Prishtinë. Kreu studimet e regjisë pranë Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës në vitin 2008. Ajo krijoi gjashtë filma të shkurtër dhe një film dokumentar i cili u shfaq në shumë festivale kombëtare dhe botërore dhe me të cilin fitoi gjashtë çmime në festivalet ’Dokufest’ (Prizren), ‘Tirana International Film Festival’ (Tiranë), ‘One World - human rights festival’ (Prishtinë), ‘Young, short & ambitious’ (Vjenë), ‘Skena Up Festival’ (Prishtinë).

Preview do të përfshij dy punët e saja ‘Dy rrefime dashurie’ (25’) dhe ‘Aureola e shthurur’ (15’) do të shfaqen në Bienalin e XV-të të Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut 2011/2012.

Dy rrefime dashurie nga Shota Bukoshi
Një vizitë dy familjeve Rome në Kosove e hap botën paralele të shoqërise kosovare në margjina, si dhe asaj qendrore. Pamje nga rrethi i jetës, dashurisë, punës dhe humbjes, gërshetohen për të treguar rrëfime krejtësisht të ndryshem. Pothuajse pa vërejtur, shikuesi hyn në jetët e këtyre njerëzve, i intriguer të zbulojë sa më shumë rreth tyre. Ngjyra dhe pamjet, në mënyrë shumë të qetë por njëkohesisht shumë të drejtpërdrejtë, e përçojnë një llojllojshmëri emocionesh e disponimesh; prej atyre të hareshme e plot dritë, deri te ato të errëta e të pa shpresë.

Aureola e shthurur nga Shota Bukoshi
një femër e re dhe e shkolluar i përkulet kërkesave të shoqërisë kosovare dhe mundohet ta gjejë një burrë. Gjatë këtij proçesi, ajo i nënshtrohet ndryshimeve të shumta të jashtme dhe të brendshme që herë ngjajnë në mënyrë subtile e herë me dhunë, por sidoqoftë gjithmonë janë të imponuara nga të tjerët.

Arbër Selmani punon si gazetar i kulturës në të përditshmën ‘Zëri’ në
Prishtinë. Jeta e tij është gazetaria edhe pse ai nuk studion gazetarinë. Ka punuar në radio dhe TV stacionet lokale në Prishtinë. Atij i pëlqen të shkruaj dhe nuk e kufizon vetën në tema.
’Cka nuk të vret, të bën më të fortë...!!!’ është titulli i shkrimit të cilin Arbër Selmani e shkruajti për Bienalin e XV-të të Artistëve të Rinj të
Evropës dhe Mesdheut 2011/2012.

Liburn Jupolli kompozon nga mosha 12 vjeqare. Ai aktualisht studion në Fakultetin e Arteve, departamenti i muzikës/ kompozim, në Universitetin e Prishtinës. Ai ka komponuar muzikë për teatër, animacione, dhe instrumentista nga Kosova, dhe Evropa. Ai gjithashtu punon në instrumente, shpikje dhe dizajne të reja.

Liburn Jupolli për Bienalin e XV-të të Artistëve të Rinj të Evropës dhe
Mesdheut 2011/2012 dhe *preview* në teatrin Oda do të prezentoj një pasqyim mbi filmat dhe muzikën ‘horor’, zhvillimin e stilit dhe prezentim muzikor në instrumentin e tij të ri ‘octo’.