• Preview: Qendrese Deda and Nurhan Qehaja
Preview: Qendrese Deda dhe Nurhan Qehaja

* preview * qendrese deda * nurhan qehaja *
Artistët nga Kosova në Bienalin e XV-të të Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut
Selanik, Romë dhe Kazablankë

20 shtator 2011, ora 20:00.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në kuadër të projektit për pjesëmarrjen e artistëve nga Kosova në Bienalin e XV-të të Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut, me 20 shtator 2011 paraqet * preview *, si një përjetim i shkurtë i punës së artisteve Qëndresë Deda dhe Nuran Qehaja.

Puna e Qëndresë Dedës (artet pamore) dhe Nuran Qehajës (gastronomi) do të shfaqet në ngjarjen e parë të Bienalit që mbahet ne Selanik, Greqi prej 7 tetor deri me 6 nëntor 2011, që është edhe ngjarja inaguruese e këtij edicioni të Bienalit të Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon që përfaqësimi i artit dhe kulturës që krijohet në Kosovë por edhe pjesëmarrja e punëtorëve të rinj në art e kulturë në Bienalin e XV-të i Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu të shënojë një kthesë domëthënëse në përfaqësimin ndërkombëtar të praktikave të reja artistikë të kësaj skene.


Pjesëmarrja e artistëve nga Kosova në Bienalin e XV-të të Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut 2011/2012 është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Punëve te Jashtme, Banka Ekonomike, Koha Group, Klan Kosova, Grafoprint dhe DZG.